Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Në një intervistë për Top Channel, boksieri Dennis Buzukja, tregon për mjedisin anti-shqiptar në Beograd

TIRANE - Përfytyroni një arenë me 22 mijë njerëz që ulërasin kundër teje. Një atmosferë armiqësore që dridhet si nga tërmeti, një shtet i tërë që nuk të do aty dhe vetë organizatorët e UFC-së që të bëjnë presion të tërhiqesh.
Por asgjë nga këto nuk e ndali luftëtarin shqiptar Dennis Buzukja, që në mes të Beogradit, të ngrinte lart duart për të bërë shqiponjën dhe të futej në kafaz me flamurin kuqezi. Ai nuk e njihte frikën, dhe këtë, serbët e kuptuan shumë shpejt.
“Gjatë peshimit, ia bëra duart kështu… e nxora shqiponjën dhe doli direkt në çdo lajm. Ishte provokim, e pranoj. Por kur erdhi dita e ndeshjes dhe doli fotoja ime në arenë… u çmendën. Ishin 22 mijë serbë brenda, filluan të bërtisnin, bënin zhurmë, dridhej arena si me qenë tërmet. UFC më bëri shumë presion që të mos dilja me flamur, pasi shteti i Serbisë nuk e pranonte.
Por unë kisha flamurin aty në karrige, e pashë dhe thashë: ‘Nuk më intereson, unë e kam ndarë mendjen, do dal me të’. Dhe kur dola… çfarë nuk bënin. Të shanin, të pështynin… por asnjë nga ato nuk më bëri përshtypje”, u shpreh luftëtari i UFC-së Dennis Buzukja.
Të hysh në “strofullën e ujkut” dhe të dalësh me kokën lart kërkon një karakter të hekurt. Por ky mentalitet luftëtari nuk u formua vetëm në ring. Dennisi u kalit mes punëve të rënda të ndërtimit, llaçit, skelave dhe lodhjes ekstreme në rrugët e Amerikës.
Për të arritur majat e arteve marciale mikse, atij i është dashur të bëjë një jetë të dyfishtë. “Kam punuar në ndërtim… me beton, me skela, me rrymë elektrike, me gjithçka. Punë e rëndë.
Mbas punës, pushoja gjysmë ore brenda në makinë dhe ashtu i lodhur i jepja makinës edhe një orë e gjysmë në trafik për të shkuar në stërvitje. Stërvitesha 2-3 orë dhe e bëja këtë gjë çdo ditë, 6 ditë në javë”, tha Buzukja. E gjithë kjo force dhe ky karakter, buron nga rrënjët e tij.
Prindërit lanë gjithçka pas në vitin e errët 1997 për t’i siguruar atij një të ardhme në “Tokën e Premtuar”. Por edhe pse i rritur mijëra kilometra larg, zemra e shtëpisë së tyre mbeti gjithmonë në Shqipëri. “Origjinën e kam prej Shkodrës.
Prindërit kanë ikur në vitin ’97, kanë lënë gjithçka mbrapa dhe kanë shkuar në Amerikë vetëm për mua, për të më dhënë një jetë dhe mundësi më të mirë. Jam rritur duke u mësuar se prindërit janë shqiptarë.
Ata nuk dinin asgjë për Amerikën. Kështu që unë u rrita si shqiptar, me gjuhën, kulturën dhe shtëpinë shqiptare”, shtoi ai. Sot, ai nuk është thjesht një emër premtues në UFC. Ai është simboli i djalit të emigrantëve që me punë, sakrificë dhe krenari për gjakun e tij, ka arritur të detyrojë edhe arenat më armiqësore të heshtin përballë forcës së tij. /Top Channel
ITALI - Paolo Maldini tregon të vërtetën e tij. Pasi dha dorëheqjen nga roli i tij si drejtor teknik i ekipit kombëtar dhe president ...
SPANJE - Asnjë deklaratë publike: sipas gazetës së përditshme AS, Julián Álvarez ka vendosur të ndryshojë...
PORTUGALI - Dasma midis Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez mbetet një mister, pavarësisht fejesës së tyre që ...
HUNGARI - José Mourinho foli për RMTV pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Ferencváros në Budapest, miqësorj...
HOLANDE - PSV, tre herë kampionë të Holandës, zhgënjyen në fillim të sezonit 2026/27, duke barazuar 2-2 me Fortuna Sittard ...
ITALI - Hansi Flick vlerësoi performancën e Barcelonës në dy ndeshjet e luajtura në Kupën Friuli Venezia Giu...
ARGJENTINE - Leo Messi po kalon një nga momentet më të vështira të jetës pas vdekjes së babait të tij, Jorge. Fut...
SHBA - Monterrey mposhti pas një goli të hershëm nga Rodrigo De Paul, Inter Miamin me golat e belgut Hugo Cuypers dhe uruguajanit Diego Ro...
ARGJENTINE - Lionel Messi mbërriti disa orë më parë në qytetin e Rosarios, në provincën argjentinase të Santa Fe-...
FRANCE - Sulmuesi spanjoll Ferran Torres e ka njoftuar FC Barcelonës se dëshiron t'i bashkohet Paris Saint-Germain këtë sezon, me të ...