Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Startojnë ndeshjet e javës së fundit të fazes së dytë: Vllaznia fitoi 5-0 ndaj Skënderbeut, ndërsa blutë e Dinamos fituan 2-1 në transfertë ndaj Teutës

TIRANE - Java e 18-të e Abissnet Superiores dhe e mbylljes së fazes së dytë të kampionatit, startoi me dy takime. Vllaznia nuk ndalet më dhe në “Loro Boriçi” ndaj Skënderbeut koleksionoi triumfin e tretë radhazi të sezonit. Shkodranët i mposhtën bardhekuqtë me shifrat 5-0 teksa e vendosën ndeshjen në “shinat e duhura” që në pjesën e parë. Ildi Gruda zhbllokoi shifrat në minutën e 29-të, me sulmuesin që shfrytëzoi në maksimum një asist perfekt të Ardit Krymit dhe përballë portierit Alia nuk e pati të vështirë për të “përshëndetur” rrjetën.
Në fraksionin e dytë, në të 49-tën, Gruda dyfishoi shifrat. 24-vjeçari përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e korçarëve dhe pasi kaloi edhe portierin Alia, nuk e pati të vështirë për të shënuar me portën e boshatisur. Në vijim, Vllaznia e menaxhoi më së miri avantazhin, madje nuk e hoqi “këmbën nga gazi” dhe gjeti edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës.
Festës iu bashkuan edhe Bekim Balaj që realizoi në minutën e 75-të, Ildi Gruda që kompletoi tregolëshin personal në minutën e 79-të, ndërsa në fund llogarive iu shtua edhe autogoli i Frashërit. Pas këtij suksesi Vllaznia ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vend të tretë. Nga ana tjetër, Skënderbeu mbetet me 22 pikë në vend të gjashtë.
Në ndeshjen tjetër në “Niko Dovana” të Durrësit, Dinamo u rikthye te fitorja pas dy humbjesh, teksa mposhti Teutën me rezultatin 2-1. Protagonist i kësaj ndeshje ishte një “ish”, si Lorenco Vila, i cili në të kaluarën është aktivizuar me durrsakët, por në këtë ndeshje i ndëshkoi me një dygolësh. 23-vjeçari zhbllokoi shifrat në minutën e 13-të falë një goditje të fortë e të saktë brenda zonës. Teuta u mundua të reagonte dhe në fakt barazoi me Klejdi Dacin në minutën e 35-të. Sulmuesi shfrytëzoi një pasim të Peposhit dhe nga fare pranë portës nuk mund të gabonte.
Megjithatë, Dinamo u hodh sërish në sulm dhe kaloi përsëri në avantazh me anë të Lorenco Vilës. Dy minuta para se të mbyllej pjesa e parë, Lorenco Vila lëvizi bukur në hyrje të zonës, dhe i ndihmuar nga një devijim, kaloi në avantazh 2-1 të tijtë. Në pjesën e dytë, vendasit provuan të barazonin, por nuk ia dolën dhe Dinamo merr tre pikë që e ngjisin skuadrën në vend të pestë me 22 pikë, Teuta mbetet e fundit me 16 pikë.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Këtë të premte, José Mourinho prezantoi pritjen ndaj Napolit, në një ndeshje të numëruar për raund...
BRAZIL - Probleme jashtë fushës për Gabriel Barbosa, ose 'Gabigol' në botën e futbollit. Sulmuesi i Flamengos akuzohet kët&...
ITALI - Gjykata e Drejtësisë së BE-së dje 'i tregoi të verdhë' FIFA-s dhe UEFA-s, duke e konsideruar vendimin e dy organeve pë...
AUSTRI - Mbrojtësi i Madridit, David Alaba, u zgjodh këtë të premte për herë të dhjetë si 'Futboll...
TURQI - Futbollisti dhe trajneri veteran Riza Çalimbay, legjenda e futbollit turk në vitet 1980 dhe 1990, largohet nga posti ...
ITALI - Aurelio De Laurentiis, pronari dhe presidenti i Napolit, është rikthyer këtë të premte në një intervistë pë...
SHBA - Nënshkrimi i Luis Suarez për Inter Miami është shumë afër. Sulmuesi 36-vjeçar uruguajan, pa skuadër që...
TIRANE - FSHF pasi është njohur me vendimin e Gjykatës Evropianë të Drejtësisë të dhënë ndaj çësht...
SHBA - Barcelona i thotë lamtumirë vitit me një shije të keqe në gojë dhe me shpresën se pushimet e Krishtli...
HOLANDE - Ajax, në një rikuperim të qartë në kampionat pas një fillimi të zymtë të sezonit, u eliminua dje nga Ku...