LIVE UPDATES
Aktualitet

Stolat inteligjentë të Lungomares së Vlorës, totalisht jashtë çdo funksioni

2 October 2020, 12:27 Nga DOSJA
Stolat inteligjentë të Lungomares së Vlorës, totalisht

Enriko Gabaj

VLORË- 20 stola me një vlerë prej 25 milionë lekësh të vjetra secili, e në total 500 milionë, janë vendosur përgjatë gjithë shëtitores buzë detit në Vlorë. Lungomarja padyshim është një ndër projektet më madhore të bërë nga qeveria e vendit përgjatë këtyre viteve për sa i përket qytetit të Vlorës. Ajo çka mbetet problem është mosfunksionimi i këtyre stolave, të cilët janë amortizuar vetëm pak kohë pas instalimit të tyre. Supozohet se ata duhet të funksionojnë si shpërndarës interneti wifi dhe një tjetër funksion i tyre është karikimi i celularit përmes portës USB, por asnjë nga këto dy funksione nuk përmbushet nga stolat e kësaj shëtitore.

Bashkia e Vlorës u bë qyteti i parë në vend me sistemin smartcity, duke ofruar internet dhe karikim telefoni përgjatë të gjithë zonës së Lungomares. Në prononcimin e tij për mediat, më 25 shtator 2017, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli tha se këto stola do të kenë një sërë funksionesh.

“Përveçse funksionit si një stol për ata që shëtisin dhe duan disa çaste pushimi, ky stol inteligjent mund të ofrojë shërbim wifi interneti, karikim wifi dhe me kabëll, dhe njëkohësisht gjatë natës me elementët fotovoltarik që ka dhe baterinë që zotëron brenda, mund të shërbejë si një mundësi ndriçimi”, tha ai gjatë promovimit të këtij investimi.

Por ndërsa kanë kaluar vetëm 3 vjet nga përfundimi i projektit të Lungomares, shumë pjesë përgjatë saj janë të amortizuara. Për qytetarët vlonjatë kjo është më tepër një vjedhje nga xhepat e tyre sesa një e mirë në shërbim të komunitetit. Stolat inteligjentë, nuk e mbajnë më këtë emër, me “krenarinë” e fillimit. Nga një vëzhgim i bërë vihet re dhe heqja e njërit prej stolave inteligjentë, i cili ishte vendosur i pari në radhë, që në hyrje të shëtitores. Nuk dihet ende arsyeja e ”shpërnguljes” së stolit, por një gjë është e sigurt, që asnjëri prej 19 stolave inteligjentë të mbetur në Lungomare nuk funksionon në mënyrë të plotë. Nga 19 stolat aktualë, 3 prej tyre duket se i kanë shpëtuar amortizimit, duke kryer një rol gjysmak. Ata funksionojnë vetëm për karikimin e celularëve smartphone, ndërsa për sa i përket internetit ëifi nuk funksionon në asnjërin prej tyre. Për shkak edhe të instalimit të tyre në një pozitë aspak të favorshme për shkak edhe të distancës nga deti, 3 vite më vonë nga momenti i inaugurimit, ata janë ndryshkur nga lagështia. Ndërsa banorët më të vjetër të qytetit thonë se për këtë projekt që në dukje ishte tejet interesant duhej të ishte studiuar fillimisht zona në të cilën do të vendosnin stolat, pasi kripa e detit i ka dëmtuar plotësisht, e më pas të hidheshin gjithë ato lekë.

Një prej tyre është dhe gjysh Naimi, i cili del çdo ditë për të peshkuar buzë detit. Ai është vlonjat 24 karatësh, dhe ndaj e njeh dhe e do këtë qytet në çdo pëllëmbë të tij. Ai shprehet se ka qenë kundra vendosjes së stolave, dhe jo se nuk e do teknologjinë dhe projektet moderne për qytetin ku janë lindur brez pas brezi gjyshërit e stërgjyshërit e tij, por ama ai kërkon investime më të qenësishme për qytetin.

“Të hiqen sa më parë ata stola, le të investohet në arsim, në shëndetësi, e në paga apo pensione. Nuk e kuptoj se si mund të marrim ne stola nga 20 milionë lekë, kur ne mezi marrim pensione nga 70 mijë lekë të vjetra”, thotë me të drejtë ai.

Ndërsa për sa i përket dëmtimit të tyre, Naimi bën me faj bashkinë që sipas tij e ka lënë në harresë gjithë Vlorën e jo më shëtitoren e Lungomares. “Kemi shumë probleme, pse patjetër duhet të shkojmë tek gjërat e qejfit, këtë nuk kuptoj”, vijon ai për Portën Vendore.

Shumë nga qytetarët e Vlorës, ndajnë të njëjtin opinion, por po ashtu ka edhe nga ato turistë që vizitojnë qytetin bregdetar gjatë verës e që shprehen kritikë mbi këtë investim të kushtueshëm, i cili në krye të 3 viteve është jofunksional.

Yanita Ankeve, e ardhur vetëm 1 javë më parë nga Ukraina është duke shijuar pushimet në Vlorë, qytetin të cilin shprehet se e pëlqen së tepërmi.

Atë e takojmë gjatë vëzhgimit tonë për stolat inteligjentë, ku kureshtare Yanita afrohet për të marrë informacion rreth tyre. Në momentin kur merr vesh për vlerën e tyre, ajo shprehet se është e habitshme për një vend me ekonomi të ulët, të bëjë shpenzime të tilla.

“Pse nuk investojnë për popullin? Më duket shumë e pavend, e për më tepër është argëtim. Në një vend si Shqipëria ku paguhen me rroga mesatare 150 € në muaj, kjo është e palogjikshme”, shprehet ajo, ndërsa nuk nguron të bëjë me faj edhe qytetarët, të cilët shkatërrojnë gjithçka e madje sipas saj vetëm gjobitja i shpëton këto objekte nga shkatërrimi.

Altini është një tjetër turist në qytetin bregdetar. Ai ka ardhur nga qyteti i Korçës ndërsa nuk mund të mos i bënte foto këtyre stolave për të cilët kishte dëgjuar më parë.

Për Altinin, vendosja e stolave disi ndryshe është diçka e mirë, pasi ofron dhe shërbime ndryshe nga të tjerët, por ajo çka duket e habitshme është vlera marramendëse e tyre. “Kisha dëgjuar për shëtitoren e Lungomares dhe më pëlqen shumë, madje edhe për stolat inteligjentë më kanë folur të afërmit që vijnë shpesh në Vlorë. Më duket diçka interesante, por më vjen keq që nuk funksionojnë. Sipas meje, kur realizohet një projekt, ndërtohet një objekt apo çfarëdo qoftë, duhet të kujdesemi për të. Me sa duket përkujdesja ndaj këtyre stolave ka munguar, ndaj janë në këtë gjendje. Shpresoj të rivendosen në punë dhe t’i shërbejnë qytetarëve, të cilët nuk kanë mundësi për oferta interneti, duke përmbushur kështu edhe objektivin për të cilin këto stola janë vendosur”, thotë ai për Portën Vendore.

Porta Vendore kërkoi informacion pranë Bashkisë Vlorë mbi mosfunksionimin e këtyre stolave, si dhe masat që pritet të ndërmarrë bashkia për vënien në funksion të tyre. Në përmbushje të afatit 10 ditor të kërkesës për informacion, Bashkia Vlorë tha shkuartimisht se është në proces gjyqësor me kompaninë që ka montuar stolat inteligjent. Kompania që ka fituar këtë tender prej 634 milion lekë me tvsh, dhe e cila kreu punimet në një kohë rekord prej 4 muajsh është COMMUNICATION PROGRESS, me seli në Tiranë, e themeluar që në vitin 1998 dhe e specializuar për Shërbime në fushën e teknologjisë se informacionit dhe komunikimit (TIK). Ky është tenderi i parë dhe i vetëm që kjo kompani ka fituar në Bashkinë Vlorë pasi 5 të tjera i ka në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Përgjatë shëtitores janë të instaluar një numër i madh kamerash, të cilat kanë fushëpamje nga stolat, lulishtja apo bregdeti, por sërish ky sistem sigurie nuk e ka ndalur shkatërrimin e tyre nga dora e njeriut, me ndihmën e detit, dhe harresën e institucioneve vendore për mbarëvajtjen e tyre.

Marrë nga Portavendore.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet stolat ne vlore vlore stolat ne vlore vlore


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin