LIVE UPDATES
Aktualitet

Studentët braktisin auditorët, kostot e jetesës dhe vështirësitë e punësimit rëndojnë mbi të rinjtë

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2025 rezultonin 17,800 persona të papunë me arsim të lartë, nga të cilët 9,693, ose rreth 55%, ishin nën moshën 30 vjeç.

15 October 2026, 07:23 Nga E.d
Studentët braktisin auditorët, kostot e jetesës dhe
Pamje

Studentët e disa universiteteve në Tiranë kanë bojkotuar sot, më 14 tetor, procesin mësimor, duke iu bashkuar protestave që nisën një ditë më parë në kryeqytet. Bojkotit i janë bashkuar studentë të Fakultetit të Mjekësisë, Ekonomisë, Drejtësisë dhe Universitetit Politeknik, ndërsa reagimi është shtrirë edhe te gjimnazistët.

Protestat, që kanë në qendër pakënaqësitë me qeverinë dhe kushtet e arsimit, zhvillohen në një periudhë kur të rinjtë po përballen me kosto gjithnjë e më të larta jetese dhe vështirësi për të siguruar punësim të qëndrueshëm pas diplomimit.

Megjithëse ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet vitet e fundit, përballueshmëria e jetesës dhe mundësitë ekonomike për të rinjtë mbeten problematike.

Çmimet e qirave në Tiranë janë rritur në nivele që tejkalojnë mundësitë e një individi me pagë mesatare, ndërsa ushqimet tashmë kushtojnë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian. Këto kushte i kanë vështirësuar dukshëm, mundësitë e studentëve për të ndjekur procesin mësimor.

Qiratë në Tiranë arrijnë sa 97% e pagës neto, e papërballueshme për të rinjtë

Një nga problemet më të mëdha për të rinjtë që studiojnë apo nisin jetën e tyre profesionale në Tiranë është kostoja e strehimit.

Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, të përpunuara nga Monitor, qiraja mesatare e apartamenteve në kryeqytet arriti në 721 euro në muaj në qershor 2026.

Kjo shumë përfaqëson rreth 97% të pagës mesatare neto, të përllogaritur mbi pagën mesatare bruto të tremujorit të parë.

Sipas standardeve ndërkombëtare të përballueshmërisë, shpenzimet për strehimin nuk duhet të tejkalojnë 30% të të ardhurave. Në Tiranë, një individ me pagë mesatare do të duhej të shpenzonte pothuajse të gjithë të ardhurat mujore vetëm për të paguar qiranë, pa përfshirë ushqimin, transportin dhe shpenzimet e tjera.

Kjo situatë po ndikon edhe në zgjedhjet e familjeve të reja, të cilat po kërkojnë alternativa jashtë kryeqytetit. Sipas ekspertëve të tregut imobiliar, qytete si Elbasani, ku qiratë janë rreth 30-40% më të ulëta, po bëhen alternativa për individë dhe familje që punojnë në Tiranë, por nuk përballojnë dot kostot e banimit.

Ushqimet më të shtrenjta se mesatarja europiane, të ardhurat shumë më të ulëta

Përveç strehimit, buxhetet e të rinjve dhe familjeve shqiptare dhe të rinjve sidomos po rëndohen edhe nga shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, indeksi i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri arriti në 102.9% të mesatares së Bashkimit Europian në vitin 2025, duke e kaluar për herë të parë këtë nivel.

Kjo do të thotë se një shportë ushqimore që kushton mesatarisht 100 euro në vendet e BE-së, në Shqipëri kushton rreth 103 euro, e matur sipas standardeve të fuqisë blerëse.

Diferenca është edhe më e madhe kur krahasohen të ardhurat. Ndërsa çmimet e ushqimeve janë rreth 3% mbi mesataren europiane, të ardhurat për frymë në Shqipëri janë vetëm 43% e mesatares së BE-së.

Presioni mbi konsumatorët ka vijuar edhe gjatë vitit 2026. Në korrik, ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 3.2% në bazë vjetore në Shqipëri, ndërsa në Bashkimin Europian rritja ishte vetëm 0.6%. Pra, ushqimet në Shqipëri u shtrenjtuan mbi pesë herë më shpejt se mesatarja europiane.

Kjo e bën gjithnjë e më të vështirë për të rinjtë, veçanërisht studentët që jetojnë larg familjeve, përballimin e shpenzimeve të përditshme.

Diploma universitare nuk po garanton punësim

Vështirësitë ekonomike nuk përfundojnë me diplomimin. Të dhënat e tregut të punës tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e të rinjve me arsim të lartë nuk arrijnë të gjejnë punë, pavarësisht nevojave të bizneseve për punonjës.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2025 rezultonin 17,800 persona të papunë me arsim të lartë, nga të cilët 9,693, ose rreth 55%, ishin nën moshën 30 vjeç.

Këto shifra nxjerrin në pah vështirësitë e kalimit nga universiteti në tregun e punës. Një nga problemet kryesore është mospërputhja mes programeve universitare dhe kërkesave të ekonomisë, e cila po krijon vende pune kryesisht në shërbime, turizëm, ndërtim dhe tregti.

Për shumë të rinj, diploma nuk është më një garanci për punësim në profesion apo për sigurimin e të ardhurave të mjaftueshme për një jetë të pavarur.

Një tjetër tregues shqetësues është pesha e të rinjve që nuk janë as në punë, as në arsim apo trajnim profesional, të njohur si kategoria NEET. Sipas të dhënave për vitin 2023, kjo kategori përbënte 24.6% të të rinjve të moshës 15-29 vjeç në nivel kombëtar, ndërsa në Tiranë arrinte në 27%.

Teksa kostot e jetesës në Tiranë jnaë rritur me shpejtësi vitet e fundit, me iartë më ta larta dhe ushqime më të shtrenjta, nga ana tjetër kushtet në tregun e punës për të rinjtë janë përkeqësuar vitet e fundit në një kohë kur ekonomia e përgjithshme po rritet./Monitor

Studentët

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin