"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
Stuhi kritikash ndaj Van Gaal: në stol kundër Gjermanisë edhe pse ishte me Covid
31 March 2022, 05:15Nga DOSJA
HOLANDE – Stuhi kritikash ndaj Louis Van Gaal. Edhe pse ai vetë e kishte pranuar, trajneri i kombëtares së Holandës ishte në stol në ‘Johan Cruijff Arena’ për ndeshjen miqësoren me Gjermaninë, pavarësisht se ishte pozitiv me Covid.
Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, trajneri Van Gaal, i kishte zhvendosur gazetarët e pranishëm, duke u thënë “mos u afro, unë jam pozitiv me Covid”.
Trajneri i ‘portokallinjve’ kishte kryer testin e fundit anti-Covid të hënën, një ditë para ndeshjes, duke qenë ende pozitiv, sipas medias holandeze.
Por ai u paraqit rregullisht në stadium dhe u ul në stol, duke përqafuar lojtarët e tij dhe ata kundërshtarë, pa përdorur as maskën.
Sjellja e tij megjithatë ka shkaktuar shumë diskutime, veçanërisht në Gjermani ku ‘mediat’ e kanë sulmuar ashpër, por Van Gaal e justifikoi veten kështu: “Mjeku më tha se ato janë vetëm mbetje të virusit, që me molekulat gjenden më gjatë. Por në provën e shpejtë u testova negativ.”
Më pas ai bëri të ditur se nuk do të jetë i pranishëm të premten në Katar në shortin e grupeve të Kupës së Botës.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KOLUMBI – Pas dështimit për t’u kualifikuar në finalet e botërorit “Katar 2022”, pozicihet e të dy palëve janë të qarta. Gjithsesi, akoma mungon vendimi z...
ANGLI– Sulmuesi i Anglisë dhe Manchester United, Marcus Rashford, pasi humbi penalltinë në finalen e Euro 2020 kundër Italisë, ishte objekt ofendimesh për...
IRAN– Irani rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës 2022 në Katar. Arsyeja është se rreth dy mijë gra iraniane, me bileta të rregullta, kanë mbetur jashtë ...