LIVE UPDATES
Politike

VD-Takimi me demokratët e Njësisë 7, Basha: Të sjellim ndryshimin një orë e më parë

19 January 2022, 12:44 Nga DOSJA
VD-Takimi me demokratët e Njësisë 7, Basha: Të sjellim

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me demokratët e degës 7 në Tiranë. Në fjalën e tij në këtë takim, Basha u shpreh se qëllimi është i qartë, atë që nuk u arrit më 25 prill, jo për shkakun e sakrificës tuaj, po për shkak të masakrës zgjedhore, ndryshimin ta sjellim një orë e më parë.

Sipas Bashës, rëndësi ka të përdorim atë që na ka dhënë Zoti për të komunikuar, mendjen dhe gjuhën, ndërsa shtoi se nga njëra anë me të vërtetë janë një pjesë njerëzish, janë më pak se ç’kanë qenë para një muaji apo para dy muajsh, shumë më pak se ç’kanë qenë në 8 janar, një datë që duam ta harrojmë.

Por, në fakt, sipas Bashës, nuk mund ta harrojmë pa nxjerr konkluzionet brenda familjes tonë dhe do jenë edhe më pak kur ta kuptojnë që dora e shtrirë nuk është vetëm e imja, por është e çdo demokrati, se na bashkojnë qëllimet.


Fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha në këtë takim:

“E rëndësishme është një gjë, që ky proces do të ishte një proces i vështirë, për këtë i pari kam qenë i vetëdijshëm unë. Dhe se kam qenë i vetëdijshëm se sa i vështirë do të ishte procesi, kam bërë gjithçka që të mbaja peshën më të madhe të vendimit. Po pa këtë vendim, sot ne nuk do e dinim se ku do të ishte Partia Demokratike, apo a do të ishte Partia Demokratike. Çfarë ka rëndësi? Rëndësi ka të përdorim atë që na ka dhënë Zoti për të komunikuar, mendjen dhe gjuhën. Njerëzit komunikojnë me mendje dhe me gjuhë. Rëndësi ka ta përdorim ashtu siç dinë ta përdorin demokratët, me pastërti, me të vërteta dhe kur nuk biem dakord, edhe kur kemi mendime të ndryshme, edhe kur kemi kritika, edhe kundërshtira. Dhe duhet t’i kemi, se po s’i patëm nga ndryshon nga sistemi që kemi lënë pas. Mendim ndryshe po, kritika po, kundërshti po, të gjitha! Dhe me zë të lartë, garë po, por jo dhunë, jo mashtrime dhe gënjeshtra, jo vese me të cilat kemi 8 vite që përballemi në emër të demokratëve dhe në emër të të gjithë shqiptarëve me qeverinë më të korruptuar të Europës. Nuk mund t’i lejojmë tani këto vese të bëhen pjesë e sjelljes në Partinë Demokratike. Ndaj, nga njëra anë me të vërtetë janë një pjesë njerëzish, janë më pak se ç’kanë qenë para një muaji apo para dy muajsh, shumë më pak se ç’kanë qenë në 8 janar, një datë që duam ta harrojmë, por në fakt nuk mund ta harrojmë pa nxjerr konkluzionet brenda familjes tonë dhe do jenë edhe më pak kur ta kuptojnë që dora e shtrirë nuk është vetëm e imja, por është e çdo demokrati, se na bashkojnë qëllimet. Sepse mund të vëmë në pikëpyetje gjithçka, përveç motiveve dhe qëllimeve tona. Motivi është ky vend. Për këtë vend dhe për këta njerëz është themeluar kjo familje politike. Qëllimi është i qartë, atë që nuk u arrit më 25 prill, jo për shkakun e sakrificës tuaj, po për shkak të masakrës zgjedhore, ndryshimin ta sjellim një orë e më parë. Dhe ndryshimi do të vij, na ra ne barra e peshës të kalojmë përmes një sprove shume të madhe, pas asaj të masakrës zgjedhore. Por e sigurt është që vullneti i shumicës dërrmuese të shqiptarëve, për t’i dhënë fund tranzicionit, për të pasur qarkullimin e elitave, për të pasur një klasë politike e cila hynë në politikë për të shërbyer, vlerësohet me votë dhe ata që janë pjesë e klasës politike, që e abuzojnë pushtetin, ballafaqohen me pasojat e abuzimit me drejtësinë, kjo është aspiratë e shqiptarëve do të bëhet realitet, nuk e ndal dot askush, nuk e ndal dot Edi Rama. Dhe për fat të keq, do të na duhet tani, të paktën deri në shërimin e një plage që padrejtësisht i është mbivendosur Partisë Demokratike, që një pjesë të energjisë ta shpenzojmë edhe brenda familjes. Sepse ata demokratë që janë jashtë aty, ata ndër demokratët që janë jashtë, duhet ditë për ditë e javë për javë t’i kemi kështu, bashkë me ne përpara të keqes. Aty ku ndodh e keqja, nga kryeministria tek ministritë, tek institucionet e tjera të zaptuara që po ua bëjnë jetën ferr shqiptarëve. Sepse sonte që flasim, edhe sonte që flasim, nuk duhet të harrojmë që gjysma e familjeve shqiptare, arrijnë të paguajnë vetëm një vakt në ditë. Edhe sonte që flasim, s’duhet të harrojmë që gjysma e familjeve shqiptare paguajnë vetëm, arrijnë të paguajnë vetëm një vakt në ditë, për tjetrën ose marrin borxh ose aq hanë. Bëjnë sikur hanë 2 apo 3, një hanë. Këtu ka ardhur Shqipëria nga korrupsioni dhe keqqeverisja nga rrëgjimi i Edi Ramës. Nuk bëhemi dhe nuk do të bëhemi kurrë më as alibi, as strehë, as çarçaf për të mbuluar gabimet, të metat e të kaluarës. Sigurisht pa mohuar në asnjë çast ato gjëra të mira që kemi bërë për shqiptarët, që nuk i bëjnë dot kurrë këta. Se këta pushtetin e shohin si një mjet për veten e tyre, kurse për ne ka qenë një obligim për ta çuar Shqipërinë përpara. Prandaj çdo hap që Shqipëria ka hedhur përpara ka ndodhur kur kemi qeverisur ne, por ama nuk mund të fusë poshtë divanit të metat, gabimet dhe korrupsionin që ka ndodhur. Nuk ka palë brenda familjes tonë. Ka një qëndrim të qartë kundër korrupsionit dhe ka një qëllim të qartë për të larguar rrëgjimin e korruptuar të Edi Ramës. Nuk ka asnjë familje tjetër politike, asnjë fuqi tjetër politike në këtë vend që mund ta nxjerrë vendin nga kjo greminë, përveç Partisë Demokratike. Prandaj e kemi marrë këtë përgjegjësi, këtë barrë të dyfishtë mbi supet tona. Në radhë të parë për familjen tonë politike dhe në radhë të dytë për familjet e gjithë shqiptarëve dhe familjen e madhe, për gjithë Shqipërinë. Kjo na jep kurajë, kjo na jep qartësi, kjo na jep qëndresën dhe vendosmërinë për ti shkuar deri në fund. Por të ndahesh me të shkuarën nuk do të thotë të lësh prapa ata që duan me zemër të kontribuojnë për të ardhmen, duan me zemër të kontribuojnë për Shqipërinë. Përkundrazi, detyra jonë e parë, këtë javë, është që ti marrim me vete, t’iu shtrijmë dorën, t’iu themi  nuk ka të tepër, nuk ka demokratë të tepër në familjen tonë. Shqipëria nuk mund të mbetet peng, Partia Demokratike nuk mund të mbetet peng, prandaj këtu jam dhe do të jem si pengu i demokratëve dhe si pengu i shqiptarëve, por si njeri i lirë përballë rrëgjimit dhe përballë atyre që janë bërë njësh me rrëgjimin duke denigruar, përçarë dhe fryrë frymës së përçarjes. Ata do të dështojnë. Ne do të fitojmë, Shqipëria do të fitojë!”, tha Basha në fjalën e tij përpara mbështetësve në Njësinë nr. 7 në kryeqytet.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha me demokratet e njesise 7 lulzim basha basha me demokratet e njesise 7 lulzim basha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin