LIVE UPDATES
Politike

Takimi me Merkel, Rama me ‘krahë të ngrohta’: Ndihmë në procesin e rindërtimit dhe çeljen e negociatave. Në shkurt ni

27 January 2020, 16:00 Nga DOSJA
Takimi me Merkel, Rama me ‘krahë të ngrohta’: Ndihmë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh pozitiv pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel. Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Rama u shpreh se Gjermania do ta ndihmojë Shqipërinë në lidhje me procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe në lidhje me çeljen e negociatave dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama u shpreh pozitiv edhe për bashkëpunimin rajonal. Ndër të tjera kryeministri theksoi se kishte marrë ‘bekimin’ e Merkel në lidhje me ligjin e hartuar kundër krimit të organizuar, të njohur ndryshe si KÇK. Rama shtoi gjithashtu, se në muajin shkurt do të vijë një ekip nga Gjemania për të bërë të mundur kërkesën që kanë të gjithë shqiptarët në lidhje me njohjen e patentave në Gjermani.

“Përshëndetje, duke u kthyer nga Berlini dua t’ju informoj se takimi me kancelaren ishte pozitv. Jo sepse kjo fjalë duhet thënë në këtë rast, por sepse qoftë në temën që ishte shtysa ime kryesore për t’i kërkuar kancelares këtë takim, pra rindërtimi pas katastrofës së 26 nëntorit, qoftë në temën e integrimit europian në funksion të çeljes së negociatave që kancelarja e diskutoi gjerësisht me mua dhe qoftë në temën e saj të preferuar, bashkëpunimi dhe integrimi rajonal në kuadrin e përgjithshëm të krijuar nga procesi i Berlinit, takimi ishte shumë domehtënës. Së pari lidhur me rindërtimin, kancelarja u shpreh se Gjermania  do të marrë patjetër pjesën që i  takon, qoftë për Konferencën e Donatorëve apo edhe më tutje. Kjo sepse e dimë fare mirë që konferenca do të ndihmojë, por nuk mund të përmbushë të gjitha nevojat e rindërtimit. Kancelarja u informua dhe  më dha disa këshilla shumë të vlefshme. U angazhua duke bërë të sajën në mënyrë që konferenca të jetë një sukses, nga ana tjetër duke qenë një person shumë i dhënë, kancelarja mori çdo detaj nga plani ynë i financimit të brendshëm për rindëritmin si dhe dëgjoi çdo gjë.       

Duke qenë një person shumë i dhënë si askush që kam njohur, ndaj shifrave, mori çdo detaj mbi planin e financimit të brendshëm dhe dëgjoi idetë që ne po përpunojmë gjatë kësaj periudhe për t’i lancuar si masa shtesë financimi pas Konferencës së Donatorëve ku do të kemi një pasqyrë më të qartë. U shpreh pozitive për idetë dhe na dha sugjerime të dobishme duke na ofruar ndihmë teknike për strukturimin e tyre. Së dyti, lidhur me integrimin, kancelarja jo vetëm e rikonfirmoi pozicionin e fundvitit të shkuar, por edhe më konfirmoi se Gjermania do të përpiqet për hapjen e negociatave në muajin Mars, gjë që e dëgjuat, e tha edhe në konferencë, qoftë me Shqipërinë apo edhe Mqedoninë e Veriut. Ajo shpjegoi se nuk është e pamundur, por nuk mund të konsiderohet dicka e lehtë, derisa debati i brendshëm për metodologjinë e re nuk ka përfunduar ende dhe njëkohësisht duhet punuar deri në ditën e fundit për të mos ulur ritmin e punës me reformat dhe për të vijuar rezultate domethënënse. Pastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit dhe së fundmi krijimi i SPAK-ut janë rezultate kuptimplota që japin shpresë në Shqipëri. Po ashtu, ajo u shpreh shumë pozitivisht për ligjin special kundër krimit të organizuar dhe amendamentet speciale anti KCK që do të hyjnë në fuqi në ditët e ardhshme pas konsultimeve përfundimtare me ekspertët ndërkombëtarë.

Lidhur me temën e rajonit, kancelarja e përsëriti qëndrimin e saj të nismës sonë për shengenin rajonal dhe u interesua në detaje për ecurinë dhe kundërshtitë e kësaj nisme duke iu referuar hapave të fundit mes Beogradit dhe Prishtinës për linjën ajrore dhe hekurudhore. Ishim plotësisht në një mendje që këto rezultate duhet t’u shërbejnë të gjithëve për të kuptuar se fryma e procesit të Berlinit dhe hedhja e hapave konkretë në përkthimin e kësaj fryme në vendime të ërbashkëta për lehtësimin e lirisë së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve e kapitaleve në rajoninë tonë janë rruga e vetme drejt të ardhmes euroopiane.  BE-ja dhe KE-ja do të mbështesin edhe konkretisht nga pikëpamja financiare këtë bashkëpunim rajonal ç’ka e dëgjuam edhe nga presidenti i Këshillit Europian, Charl Michel.

Dhe së fundmi fare duke qenë se shumë miq këtu në faqe më kërkuan të ngre çështjen e njohjes së patentave në Gjermani, dua t’u jap lajmin e mirë se në shkurt vjen në Tiranë një ekip i Ministrisë së Transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport për Berlinin zyrtar lidhur me këtë proces dhe kërkesë. Kjo është një kërkesë në fakt e kahershme, dhe Shqipëria e ka bërë prej kohësh, por duke qenë se mikun në Berlin e kemi më të fortë se kurrë dhe unë kam besim se këtij halli të shqiptarëve në Gjermani po i vjen fundi. Ju përshëndes që të gjithëve nga Berlini para se të nisemi për në Tiranë duke besuar se askush, asnjëherë nuk do të jetë vetëm në hallin e tij duke nisur edhe ata ndër ne, të hallit të kthimit në shtëpi pas tërmetit,”- u shpreh kryeministri Edi Rama.

 Kjo deklaratë vjen pasi Rama e Merkel  zhvilluan në Berlin, ku shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në kuadër të një vizite zyrtare, për të bërë thirrje për ndihmë nga Gjermania për Konferencën e Donatorëve, që do të zhvillohet në Bruksel më 14 shkurt.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkle edi rama konferenca e donatorëve të europës rama ne gjermani angela merkle edi rama konferenca e donatorëve të europës rama ne gjermani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin