LIVE UPDATES
Aktualitet

Takimi me Sandër Simoni/ Kreu i OSBE: Do ndjekim me vëmendje punën e SPAK dhe GJKKO

15 February 2021, 17:46 Nga DOSJA
Takimi me Sandër Simoni/ Kreu i OSBE: Do ndjekim me vëmendje

TIRANË- Ambasadori i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, ditën e sotme është takuar me kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Sandër Simoni. Në një deklaratë për mediat Simoni i ka treguar në  lidhje me ecurinë e kësaj gjykate, ku dhe e ka informuar për statistikat gjyqësore të çështjeve të krimit të organizuar, korrupsionit, sekuestrimet dhe konfiskimet e pasurive në kuadër të masave parandaluese pasurore. 

Ndërkohë, Ambasadori Del Monaco shprehu kënaqësinë mbi bashkëpunimin e deritanishëm të Prezencës së OSBE më Gjykatën e Posaçme. Po ashtu ai ka ofruar  gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit nga ana e Preznecës së OSBE në Tiranë me Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Ditën e sotme më datën 15.01.2021, Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e vizitoi Ambasadori  i  Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco. Gjatë kësaj vizite Ambasadori Del Monaco u takua me Kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Z. Sandër Simoni. Kryetari, Sandër Simoni e njohu Ambasadorin me veprimtarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar gjatë vitit të parë të funksionimit të saj, rezulatet e arritura si dhe sfidat për të ardhmen. Gjatë këtij takimi Kryetari Simoni shkurtimisht paraqiti ecurinë së proceseve gjyqësore në Gjykatë duke informuar Ambasadorin del Monaco mbi statistikat gjyqësore të çështjeve të krimit të organizuar, korrupsionit, sekuestrimet dhe konfiskimet e pasurive në kuadër të masave parandaluese pasurore, ato të shqyrtimit të ankimeve  mbi rregjimin e posaçëm dhe në tërësi për  punën e gjyqtarëve të kësaj gjykate, në shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (SPAK) gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe gjatë seancës paraprake. Kryetari Sandër Simoni e informoi Ambasadorin Del Monaco mbi përfundimin e gjykimit të disa çështjeve për vepra penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe  ngarkesën e gjyqtarëve me kërkesa gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato për sekuestro e konfiskim në kuadër të Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020 duke theksuar se pas çdo përfundimi me sukes të procedime penale të nisura nga SPAK, janë  vendimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme, qoftë si gjyqtar të hetimeve paraparke, të seancës paraprake apo si gjyqtarë të gjykimit të çështjeve.

Kryetari Sandër Simoni theksoi bashkëpunimin e hershëm e të vazhdueshëm me Prezencën e OSBE në Shqipëri, si organizata ndërkombëtare që ka mbështetur fillimisht veprimtarinë e kësaj gjykate, dhe në mënyrë të veçantë aktivitetet cilësore trajnuese në lidhje meçështje të  terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, alternativave të dënimit, trafikimit të qënieve njerëzore etj duke evidentuar  dhe aspektet  e tjera  ku bashkëpunimi mund të vijojë në të ardhmen.

Ambasadori Del Monaco shprehu kënaqësinë mbi bashkëpunimin e deritanishëm të Prezencës së OSBE më Gjykatën e Posaçme, bëri të qartë qëllimin e tij që gjatë drejtimit të Prezencës  së OSBE në Tiranë, të ketë në vëmendje veprimtarinë e SPAK dhe të Gjykatës së Posacme, duke premtuar vijueshmërinë në ndihmën e bashkëpunimin, kryesisht për plotësimin e nevojave të trajnimit për gjyqtarët dhe administratën.

Në mënyrë të veçantë, Ambasadori Del Monaco shprehu interesimin mbi kompetencat e gjykatës  në mbikqyrjen e mirëadministrimit të pasurive të përftuara nga veprimtaria kriminale e që janë sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme, si dhe objektin e mundshmë të gjykatës lidhur me veprimtarinë kriminale të grupeve kriminale për trafikimin e kontrabandimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme apo atë të rekrutimit të elementëve me prirje ekstremiste apo terroriste. Ambasadori del Monaco së fundmi, ofroi gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit nga ana e Preznecës së OSBE në Tiranë me Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 15 dhjetor 2021. Zyra e Marrëdhënie. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjkko sander simoni spak vincenzo del monaco gjkko sander simoni spak vincenzo del monaco

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin