LIVE UPDATES
Bota

Talebanët akuzohen për shkatërrimin e të drejtave të njeriut në Afganistan

21 September 2021, 05:55 Nga DOSJA
Talebanët akuzohen për shkatërrimin e të drejtave të

AFGANISTAN– Një raport i ri i publikuar të hënën paralajmëroi se progresi për të drejtat e njeriut në Afganistan gjatë dy dekadave të fundit është në rrezik të zhduket pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët më shumë se një muaj më parë.

Lëvizja islamike nuk po humbet kohë për “çmontimin e vazhdueshëm” të progresit, thanë Amnesty International, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH) dhe Organizata Botërore Kundër Torturës (OMCT) në një raport që dokumenton shtypjen në masë të gjerë për të cilën akuzohen talebanët.

Në kundërshtim me premtimet e përsëritura publike të talebanëve se ata do të respektojnë të drejtat e të gjithë afganëve, raporti detajoi abuzime “të panumërta”, duke vënë në dukje se kufizime janë vendosur edhe për gratë, lirinë e shprehjes dhe shoqërinë civile.

“Në pak më shumë se pesë javë që nga marrja e kontrollit mbi Afganistanin, talebanët kanë demonstruar qartë se nuk janë seriozë në mbrojtjen ose respektimin e të drejtave të njeriut. Ne kemi parë tashmë një valë shkeljesh, që nga sulmet hakmarrëse dhe kufizimet ndaj grave, deri në goditjen e protestave, mediave dhe shoqërisë civile”, tha Dinushika Dissanayake, zëvendës drejtore e Amnesty International për Azinë Jugore.

Raporti pretendon se sulmet ndaj mbrojtësve të të drejtave të njeriut janë raportuar “pothuajse çdo ditë” që nga 15 gushti, ditën kur talebanët marshuan në kryeqytetin afgan, Kabul, dhe vendosën kontrollin e tyre mbi pothuajse të gjithë vendin.

“Talebanët po kërkojnë derë më derë për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, duke detyruar shumë të fshihen”, thuhej në raport.

Gjetjet “ka të ngjarë të përfaqësojnë vetëm një moment” të asaj që po ndodh në Afganistan, tha raporti, duke cituar klimën mbizotëruese të frikës, mungesën e lidhjes me celularin në shumë zona dhe ndërprerjet e internetit të zbatuara nga talebanët.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të respektojë angazhimet e tij morale dhe politike dhe të mos i braktisë njerëzit që i kanë kushtuar jetën e tyre mbrojtjes së të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, sundimit të ligjit dhe lirive demokratike në vendin e tyre, por t’i mbrojë ata me çdo kusht”, tha Delphine Reculeau, drejtoreshë programi në OMCT.

Zyrtarët talebanë nuk kanë komentuar menjëherë mbi akuzat.

Të hënën, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid konfirmoi se ata kishin mbyllur Ministrinë e Çështjeve të Grave të qeverisë dhe e zëvendësuan atë me një ministri që synonte promovimin e moralit dhe parandalimin e keqbërjes.

Punonjësit e Programit të Fuqizimit Ekonomik të Grave dhe Zhvillimit Rural, i financuar me 100 milionë dollarë nga Banka Botërore, u shoqëruan jashtë ndërtesës të shtunën si pjesë e ndryshimit, sipas anëtarit të stafit të programit Sharif Akhtar, i cili ishte në mesin e atyre që u dëbuan.

Në Twitter, Agjencia Shtetërore Bakhtar News citoi Mujahidin të ketë thënë se stafi femër i ministrisë do të vendoset në departamente të tjera qeveritare.

“Tani, po bëhen përpjekje për të krijuar një organizatë moderne në të cilën prezantohen dhe arrihen të drejtat islame të grave”, këmbënguli ai.

Mujahid mohoi pretendimet se vajzat do të ndaloheshin nga shkollat e mesme. Ai tha se ndërsa djemtë kanë rifilluar arsimin, po bëhen aranzhime për një sistem të veçantë transporti për nxënëset femra, mes rregullave të tjera, në mënyrë që ato të kthehen në shkolla në një mjedis të sigurt.

Mohimi erdhi vetëm disa ditë pasi Ministria e Arsimit e talebanëve udhëzoi studentët dhe mësuesit meshkuj nga klasa e 6-të deri në shkollën e mesme që të rifillonin mësimin të shtunën e kaluar. Direktiva nuk i përmendi studentet femra, duke nxitur shqetësimin se vajzat sërish nuk do të lejohen të arsimohen.

Talebanët ua kishin ndaluar grave të largoheshin nga shtëpia pa një të afërm mashkull dhe vajzave të shkonin në shkolla, kur ishin në pushtet nga viti 1996 deri në 2001.

Talebanët gjithashtu kanë shpërndarë Komisionin zyrtar të Pavarur të të Drejtave të Njeriut në Afganistan (AIHRC), duke thënë se një hetim ka filluar gjithashtu në lidhje me akuzat për korrupsion kundër anëtarëve të komisionit.

Ky veprim erdhi një ditë pasi AIHRC i kërkoi talebanëve në një deklaratë të respektonin të drejtat e njeriut dhe pavarësinë e këtij institucioni mbikëqyrës, si dhe stafit të tij.

Talebanët u kanë thënë gjithashtu grave punonjëseve në qeverinë e qytetit të Kabulit që të qëndrojnë në shtëpi, me punë të lejuar vetëm për ato që nuk mund të zëvendësohen nga burrat.

“Kritika të njëanshme”

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë kërkuar që kontrolli i vendit nga talebanët të përfshijë një qeveri gjithëpërfshirëse, respektimin e të drejtave të njeriut dhe heqjen dorë nga rikthimi i regjimit të tyre të ashpër islamik, për të shmangur izolimin ndërkombëtar.

Mujahid i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të hënën të njohë qeverinë e re talebane dhe të ndalojë kritikat “e njëanshme” të gjendjes së të drejtave të njeriut në Kabul.

“Përderisa ne nuk na njohin, dhe vazhdojnë kritikat (për shkelje të të drejtave), ne mendojmë se është një qasje e njëanshme. Do të ishte mirë që ata të na trajtojnë me përgjegjësi dhe të njohin qeverinë tonë aktuale si një administratë të përgjegjshme”, tha ai për kanalin privat afgan të lajmeve TOLO.

“Më pas, ata mund t’i ndajnë shqetësimet e tyre në mënyrë të ligjshme me ne, dhe ne do t’i trajtojmë shqetësimet e tyre”, tha zëdhënësi taleban.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet ne afganistan talebanet ne afganistan

Sondazh

Bota 20 September 2021, 07:17

KOSOVË- Ditën e sotme qeveria e Kosovës ka futur në fuqi reciprocitetin ndaj Serbisë përsa u takon targave të automjeteve. Sipas këtij vendimi, të gjitha a...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin