LIVE UPDATES
Bota

Talebanët ndaluan studimet për vajzat, gruaja afgane hap shkollën online

3 November 2021, 11:26 Nga DOSJA
Talebanët ndaluan studimet për vajzat, gruaja afgane hap shkollën

AFGANISTAN– Kur talebanët morën pushtetin në Afganistan, ata udhëzuan vajzat dhe gratë e reja që të qëndronin në shtëpi. Pa asnjë zgjidhje në horizont, një grua afgane vendosi të veprojë. Shkolla online e Angela Ghayur tani ka afro 1000 nxënës dhe më shumë se 400 mësues vullnetarë. Angela ishte vetëm tetë vjeç kur shpërtheu lufta civile në të gjithë Afganistanin, në vitin 1992. Familja e saj u largua nga shtëpia e tyre në Herat në perëndim të vendit në Iran dhe për pesë vitet në vijim Angela nuk ishte në gjendje të shkonte në shkollë.

“Ishte shumë e zakonshme në atë kohë që fëmijët afganë që kishin ikur në Iran nuk mund të shkonin në shkollë, sepse nuk kishin dokumentet e duhura,” kujton Angela.

Pas pesë vjetësh, babai i Angelës më në fund arriti të siguronte dokumentet e duhura dhe ajo mundi të shkonte në shkollë në Iran. Çdo ditë pas shkollës, Angela kthehej në shtëpi dhe mësonte 14 fëmijë të tjerë afganë, të gjithë të paaftë për të shkuar në shkollë. Babai i Angelës ishte një kopshtar në Iran dhe ajo mblidhte klasën e vogël në kopshtin e tij të mirëmbajtur dhe u mësonte atyre gjithçka që mësonte vetë në shkollë, si lexim, shkrim, matematikë. Vite më vonë, pasi talebanët u rrëzuan nga pushteti, Angela u kthye në Afganistan dhe u kualifikua si mësuese e shkollës së mesme, përpara se të transferohej në Holandë dhe më në fund në MB. Ashtu si shumë anëtarë të diasporës afgane, Angela u ndje e paralizuar duke parë ngjarjet që shpaloseshin në vendin e saj gjatë muajve të fundit. Ndërsa SHBA tërhoqi trupat e saj, pas 20 vitesh lufte, talebanët u kthyen në pushtet. Në atë që duket si një çast, dy dekada përparim në arsimimin e grave u vunë në rrezik. Talebanët pretendojnë se kufizimet e tyre për gratë që punojnë dhe vajzat që studiojnë janë “të përkohshme” dhe janë vetëm në fuqi për të siguruar që të gjitha vendet e punës dhe mjediset mësimore të jenë “të sigurta” për to. Por mendimi që vajzat të privoheshin edhe një herë nga arsimi, siç ishte në pesë vitet e para në Iran, e dëshpëroi Angelan. Pas tre muajsh pa asnjë indikacion nga talebanët se kufizimet do të lehtësoheshin, ajo u ndje e detyruar të vepronte.

Kështu Angela themeloi Shkollën Online Herat, një burim arsimor për gratë dhe vajzat afgane. Ajo postoi në Instagram duke kërkuar ndihmë nga çdo mësues me përvojë dhe që nga postimi i parë gati 400 vullnetarë i janë bashkuar programit. Nëpërmjet Telegramit ose Skype-it, ata ofrojnë më shumë se 170 klasa të ndryshme në internet në gjithçka, nga matematika te muzika, te gatimi te piktura. Shumica e mësuesve janë nga Irani dhe punojnë nga dy deri në tetë orë në ditë. Së bashku vullnetarët mbështesin rreth 1000 studentë. Njëra prej tyre është Nasrin, një 13-vjeçare që jeton në Kabul me katër motrat e saj. Që kur talebanët morën pushtetin dhe ndaluan shkollën për vajzat mbi shtatë vjeç, të gjitha motrat humbën shkollën ose universitetin. Vajzat kanë bërë të pamundurën për të vazhduar studimet në shtëpi, por ka qenë veçanërisht e vështirë për dy motrat e saj më të mëdha, të cilat ishin në universitet duke studiuar mjekësi dhe inxhinieri.

“Të gjitha ëndrrat e mia janë shkatërruar. Edhe nëse shkollat rihapen, nuk do të jetë njësoj,” tha Nasrin në një intervistë. “Doja të bëhesha pilote, tani kjo nuk do të ndodhë kurrë pasi talebanët nuk do t’i linin kurrë vajzat të ishin pilote.”

Por vajzat tani kanë një rreze shprese, me shkolën online të Angelas. Nasrin tani po studion turqisht me një nga mësuesit vullnetarë. Ajo do të donte të jetonte në Stamboll një ditë. Mësimet e kanë lejuar atë të ëndërrojë përsëri. Javët e fundit ka pasur disa lajme pozitive për femrat në veri të vendit, ku vajzat janë rikthyer në shkollat e mesme në pesë nga 34 provincat e vendit. Vajzat janë lejuar të studiojnë në shkollat private, por në ato shtetërore nuk lejohen ende. Sipas vlerësimeve të OKB-së, 70% e të gjithë mësuesve të kualifikuar në Kabul janë gra. Pra, edhe për djemtë dhe të rinjtë, shkollimi i të cilëve vazhdon, ka të ngjarë të ketë një mungesë të konsiderueshme të personelit mësimor për t’i mbështetur ata. Shumë kohë përpara ringjalljes së talebanëve si forcë politike, Afganistani tashmë po luftonte me mungesën e rrënjosur të aksesit në arsim. Sipas Ministrisë së Arsimit në vitin 2019, më shumë se një e treta e të rinjve mbi 15 vjeç ishin analfabetë. Me shumicën e madhe të vajzave të mbërthyera në shtëpi, kjo statistikë fatkeqe ka të ngjarë të rritet.

Përshtatur nga BBC

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota angela ghayur shkollimi i vajzave ne afganistan talebanet angela ghayur shkollimi i vajzave ne afganistan talebanet

Sondazh

Bota 3 November 2021, 08:34

Zgjidhet kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut

SHBA– Demokrati Eric Adams do të jetë kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, bashkisë më të madhe në Shtetet e Bashkuara. Alvin Bragg do të jetë avokati i parë ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin