LIVE UPDATES
Politike

Task-Forca kundër korrupsionit/ Gjonaj: 9 masa disiplinore, 11 procedime brenda një jave

10 April 2019, 13:33 Nga DOSJA
Task-Forca kundër korrupsionit/ Gjonaj: 9 masa disiplinore, 11 procedime

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi gjatë raportimit javor të rezultateve të luftës kundër korrupsionit se Task Forca Antikorrupsion ka vijuar me inspektime  dhe kontrolle në institucione e administratës publike dhe zyrat që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve.

Në një deklaratë për mediet, Gjonaj tha se bazuar në rezultatet e kontrollit janë vendosur 9 masa disiplinore për zyrtarë e specilaistë të Sektorit të Akreditimit dhe Sektorit të Cilësisë, Sigurisë, Menaxhimit të Rreziqeve dhe të Drejtave të Pacientit, si dhe  11 procedime për shkelje me detyrën. 

Deklarata e plotë e Etilda Gjonaj

Jam këtu përpara jush në këtë raportim të përjavshëm, lidhur me masat dhe rezultatet e punës së strukturave të luftës kundër korrupsionit në administratën publike. Task Forca Ndërinstitucionale Antikorrupsion ka vijuar me inspektime dhe kontrolle në institucione e administratës publike dhe zyrat që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve. Trupa e inspektorëve të Task Forcës Antikorrupsion ka ushtruar kontroll administrativ dhe ligjor në Qendrën Kombëtare të Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISH), Tiranë, lidhur me respektimin e parashikimeve ligjore në procedurat e akreditimit të institucioneve shëndetësore, si dhe të vlerësimit të standardeve të paracaktuara të cilësisë dhe sigurisë që duhet të sigurohen nga këto institucione.

Nga kontrolli janë evidentuar shkeljet në vijim;

Parregullsi dhe mangësi në mbajtjen dhe evidentimin e dokumentacionit ligjor në mospërputhje me respektimin e parashikimeve ligjore në procedurat e akreditimit të institucioneve shëndetësore;

 Institucioni gjatë kësaj peridhe ka kryer përpjekje minimale për nxitjen dhe ndërgjegjësimin e institucioneve shëndetësore për të filluar dhe finalizuar procedurën ligjore të akreditimit apo arritjen/mbajtjen e standardeve shëndetësore të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë të ofrimit të shërbimit shëndetësor për qytetarët;

Vizitat e mbikëqyrjes së akreditimit, nuk kryhen rregullisht, periodikisht çdo një vit pas akreditimit, sipas parashikimit ligjor të detyrueshëm, qëllimi i të cilit është vlerësimi I vazhdueshmërisë së plotësimit të standardeve për akreditim, në kundërshtim kështu më legjislacionin në fuqi.

Në përfundim të kontrollit janë rekomanduar 9 masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra”  – për Drejtorin e institucionit, – përgjegjësin e sektorit dhe – 7 specialistët e Sektorit të Akreditimit dhe Sektorit të Cilësisë, Sigurisë, Menaxhimit të Rreziqeve dhe të Drejtave të Pacientit.

Janë rekomanduar gjithashtu dhe masa administrative për përmirësimin e veprimtarisë të institucionit dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore. Gjithashtu kontrolle periodike vijojnë të ushtrohen edhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Në këtë javë, janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë materialet procedurale, në ngarkim të 6 punonjësve të IEVP-së Vlorë për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, përfshirë dhe Drejtorin e këtij institucioni.

Nga strukurat kundër korrupsionit, në Policinë e Shtetit, nga java që lamë pas, janë evidentuar 7 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, duke proceduar penalisht 11 autorë. Për të gjitha rastet e evidentuara, nga strukturat për hetimin e korrupsionit janë kryer veprimet hetimore dhe referuar në Prokurori, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Dua ta mbyll deklaratën e sotme me një falenderim dhe një inkurajim për të gjitha institucionet ligjzbatuese të cilat vijojnë të punojnë duke prodhuar rezultate gjithnjë e më konkrete në sfidën e përbashkët të luftës kundër korrupsionit; si dhe të ftoj qytetarët të vijojnë e të na mbështetin me përfshirjen e tyre dhe denoncimet e rasteve korruptive që hasin në marrëdhëniet e përditshme me institucionet shtetërore.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike etilda gjonaj masa disiplinore task-force antikorrupsion etilda gjonaj masa disiplinore task-force antikorrupsion

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin