"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
“Të dal normalisht vëlla, janë hap llafe, më morën në qafë”/PËRGJIMET e Kohilës
2 December 2021, 09:06Nga DOSJA
TIRANË-Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Gjergji Kohila, është dënuar me 8 vite burg.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e shpalli atë fajtor për përfshirjen në trafikun e lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të Habilajve në Vlorë.
SPAK kërkoi më 1 nëntor të këtij viti dënimin me 12 vite burg të Kohilës, por për shkak se përfitoi gjykim të shkurtuar, ky dënim u ul në 8 vite. Nga përgjimet e lexuara gjatë procesit gjyqësor në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, më 10 shtator të vitit 2019, ishte edhe një bisedë telefonike midis Kohilës dhe anëtarëve të grupit të Habilajve. Gjyqi ndaj tij u zhvillua në mungesë, pasi Kohila është ende në arrati.
I pandehuri tjetër i çështjes, Sokol Bode, po gjykohet në një proces të veçuar, për shkak se gjyqi ndaj tij zhvillohet me procedurë të zakonshme.
PËRGJIMET
Mesazhet e shkëmbyera ndërmjet komunikuesve “Agushi” dhe “Fiati” (ky i fundit përdorej nga Gjergj Kohila) tregojnë dhënien e informacioneve nga ky i fundit për hetimet e kryera, konkretisht:
Agushi: “O vëlla si je? Ça bëhet? Po lëviz, vëllai, nëpër Vlorë, po thjesht me familjen, s’bëj asgjë, të dal normalisht vëlla… se janë hap llafe, janë prerë ca urdhër-arreste, për mua, atë kushëririn tim, e ca çuna të tjerë… apo llafe Vlore?”.
Fiati: “Unë s’di gjë vëlla. Por duhet të ketë prova që të priten urdhra arresti. Ju kanë kapur gjë!? Po s’ka prova, s’ka urdhër arresti. Njerëzit ju dinë në burg. Po me këto intriga që bëre ti me atë timin, çuditen kur ju shohin jashtë”.
Agushi: “Ça intrigash bëra unë, o vëlla?! Vetëm unë s’bëj intriga. Të përshëndeta që parë, s’më pe. Mua ma bënë intrigën, më morën në qafë, po varja o vëlla, po të jetë ndonjë gjë, më thuaj të ndërhyj. Në Tiranë kam njerëz. Po çne na dinë në burg ne, ça kemi bërë apo baçja jonë, ne përballë i kishim, dhe është me 100 mijë rrënjë, nuk i shikojnë, kjo jona dukej! Hahhahaha”.
Fiati: “Hahahahaha”.
Agushi: “O vëlla, të rri vëllai i qetë në shtëpi, se vetëm te llafi jot kam besim”.
Fiati: “Rri o vëlla. Unë kam sjellë atë timin në punë. Po nuk është se dukej baçja. Dukeshit ju më shumë se baçja. Sikur kishit 200 mijë”.
Agushi: “Ok, vëlla, ore të pyes ty unë, pa atë se pyes më unë, varja iku ajo, rëndësi ka të jemi të qetë tani, vëlla”./Panorama
Mediat greke kanë publikuar foton e komandantit që iu gjetën 320 mijë euro në një kasafortë pas goditjes së një grupi kriminal që helenizonte shtetas të huaj, p...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka si lajm kryesor në faqe seancën e sotme të Kuvendit, ndërsa Fax...
TIRANË– Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur nga policia duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Disa persona në bashkëpunim me n...
ITALI – Policia italiane ka bërë të mundur ndalimin e një bande të rinjsh shqiptarë, të cilët në bashhkëpunim me njëri-tjetrin kryenin grabitje të ndryshm...
GREQI– Një mjet shpërthyes është vendosur në shkollën fillore të Zakaki-t në Limasol. Shpërthimi ka ndodhur ditën e djeshme nga vëzhgimi është konstatuar ...
Pas rikthimit tashmë nga qeveria Rama VKM që hap driten jeshile për qiratë nje euro, është ndryshuar 6 herë, përgjatë dy viteve. Brenda një viti nga riaktivizim...