"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Art&Argëtim
Të duruar në punë dhe të fituar në dashuri, horoskopi për ditën e sotme
12 December 2021, 06:09Nga DOSJA
Dashi Mos nxitoni në zgjedhjen e personit që do të jetë në krahun tuaj, pasi mund të bëni zgjedhje të gabuar. Në punë përkushtojuni aktivitetit që po bëni sepse do të arrini shumë.
Demi Mundohuni të organizoni diçka interesante për në datën 14, kur Hëna do të jetë në shenjën tuaj. Nga ana financiare, do t’ju duhet të kurseni për disa para të humbura në të kaluarën.
Binjakët Më në fund yjet do t’ju sjellin pak qetësi në historinë tuaj të dashurisë. Për punën, kjo e diel është dita e duhur për të reflektuar me qetësi se çfarë duhet të bëni.
Gaforrja Mos u bëni personi që humbet në dashuri. Afërdita dhe Hëna janë në shenjën tuaj, ndaj mos hezitoni që të takoni personin që pëlqeni. Është një e diel e këndshme që ju të vëzhgoni gjërat në vend që t’i bëni ato.
Luani Në dashuri ju rekomandohet të mos hezitoni të tregoni ndjenjat tuaja pasi kjo e diel lind me një Hënë të favorshme. Diçka e rëndësishme po vjen në punë, ndoshta një ndryshim i papritur.
Virgjëresha Kjo ditë është shumë interesante për dashurinë, do të keni gjithashtu të martën dhe të mërkurën me Hënën në anën tuaj. Në punë jeni gati për të bërë kërkesa, ky është momenti i duhur.
Peshorja Në këtë ditë do të kërkoni një pikë për tu kuptuar me partnerin/partneren tuaj. Në punë, diçka mund të ndryshojë për mirë këto ditë.
Akrepi Ditën e diel, partneri/partnerja ka nevojë për vëmendjen tuaj, por ju duket sikur ju vënë nën presion. Në punë, situata e përgjithshme mund të shkaktojë mundësi të reja dhe të papritura.
Shigjetari Për dashurinë, kjo është një e diel tepër e bukur, ndaj përfitoni për të qenë më shumë pranë partnerit tuaj. Në punë, falë ndikimit të Jupiterit dhe Saturnit, nuk përjashtohen projekte të rëndësishme.
Bricjapi Dita e diele nuk do të nisë shumë bukur, por nuk do të ketë shqetësime. Pengesa mund të keni edhe në punë, ndaj do të ishte e përshtatshme të t me situatat ‘kokë më kokë’.
Ujori Afërdita do të jetë tepër pozitive të dielen, mund të jeni tepër pasionant në dashuri. Në punë do t’ju duhet të mendoni që tani për atë që dëshironi të bëni vitin e ardhshëm.
Peshqit Të dashuruarit mund të përjetojnë emocione të veçanta në këtë periudhë. Jini të durueshëm në punë, e gjithë situata do të sjellë ndryshime në javët në vijim.
TIRANË– Kuvendi ka filluar votimin e fshehtë për shkarkimin e Lulzim Bashës, votim i cili do të ratifikohet me referendum në 18 dhjetor. Demokratët p...
TIRANË – Që kur ka dalë nga shtëpia e Big Brother Vip, Semi Jaupaj nuk është shfaqur me ne publik dhe nuk ka qene fare aktive në rrjetet sociale. Për...
TIRANË – Mbrëmjen e djeshme pati një debat të ashpër në emisionin ‘Big Brother Vip Albania’ mes Einxhelit dhe Ilirit, gjë që u tregua qartë edhe gjat...