"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
‘Të gjithë do vdesim një ditë’, gazetarët rus ‘duan’ Luftën e III Botërore para humbjes
28 April 2022, 11:28Nga DOSJA
RUSI– Në një klimë frike dhe pasigurie të gjeneralizuar të krijuar nga pushtimi rus i Ukrainës dhe armiqësitë e vazhdueshme me mijëra civilë të vdekur, është interesante mënyra se si diskutohen skenarët e “përshkallëzimit” të konfliktit mes dy vendeve në televizionin shtetëror rus mbi luftën dhe përdorimin e armëve bërthamore, të aftë për të shkatërruar mijëra jetë në një çast.
Sipas një videoje të publikuar nga Daily Mail, Margarita Simonian, redaktore e RT-së shtetërore dhe zëdhënëse e Kremlinit, e konsideron më të afërt Luftën e Tretë Botërore ose një sulm bërthamor sesa humbjen e Rusisë në Ukrainë.
Në emisionin e mbrëmshëm në Rossiya 1, Simonian në thelb tha se ideja e Putinit të shtypte “butonin” kishte më shumë gjasa të ndodhte sesa të lejonte Rusinë të humbiste luftën.
“Ose humbim në Ukrainë, ose në botë. Lufta III do të fillojë. Më duket më realist skenari i Luftës së Tretë Botërore duke na njohur ne, duke njohur udhëheqësin tonë, Vladimir Putin. Rezultati më i pabesueshëm, që e gjithë kjo do të përfundojë me një sulm bërthamor, më duket më i mundshëm se versioni tjetër i ngjarjeve.”-tha ajo.
Simonian dhe gazetarë të tjerë të medias shtetërore ruse nuk kanë hezituar të mbulojnë çështjen bërthamore kohët e fundit, ndoshta duke ndjekur “vijën” e Kremlinit që ka përfshirë kërcënime të fshehura mirë në retorikën e tij.
“Nga njëra anë kjo më shkakton tmerr, por nga ana tjetër e kuptoj që situata është kjo që është, të gjithë do të vdesim një ditë ”, tha kryeredaktorja e RT dje në emisionin.
Ndërkohë gazetari dhe zëdhënësi i Putinit, Vladimir Soloviev tha: Ne do të shkojmë në parajsë, ndërsa ata vetëm do t’i qortojnë.
UKRAINË- Më shumë se 300 oficerë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, sipas të dhënave të përpiluara nga uebfaqja e pavarur e lajmeve Mediaz...
SHBA– Disa ditë pasi njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, bleu Twitterin për 44 miliardë dollarë, ai bëri një shaka për planet e tij të ardhshme dhe hapa...
SPANJË– Marijuana është droga ilegale më e konsumuar dhe më e pranuar nga shoqëria, por po shkakton shumë probleme. Pas trafikut të hashashit dhe kok...
MOLDAVI- Incidentet e fundit në Republikën e vetëshpallur Transnistriane të Moldavisë, janë një përpjekje për të tërhequr rajonin në një konflikt më të gjerë në...
BRITANI- Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në dhjetë vjet, tha Sekretarja e Jashtme e Britanisë Liz Truss në një fjalim para diplomatëve dhe biznesmenëve dje...
KOSOVË- Paralamenti i Kosovës është përfshirë në debate të forta ditën e sotme. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shpërthyer në sharj...
UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, po viziton vendet përreth kryeqytetit të Ukrainës që ishin të pushtuara nga tru...
RUSI- Rusia ka paralajmëruar Japoninë se do të hakmerret nëse zgjeron stërvitjet e përbashkëta detare me Shtetet e Bashkuara pranë kufijve lindorë të Rusisë.Sip...