LIVE UPDATES
Bota

Të mbijetuarat rikujtojnë tmerret e Srebrenicës

10 July 2021, 19:02 Nga DOSJA
Të mbijetuarat rikujtojnë tmerret e Srebrenicës

Në korrik 1995, Devla Ajsiç ishte vetëm 21 vjeçe dhe ishte tre muaj shtatzënë. Në prag të 26 vjetorit të masakrës së Srebrenicës që shënohet të dielën, ajo thyen heshtjen për abuzimin seksual ndaj saj nga forcat serbe, të cilat morën dhe ekzekutuan të fejuarin e saj së bashku me mijëra burra dhe djem të tjerë kryesisht myslimanë, në gjenocidin e vetëm të pranuar në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Devla Ajsiç flet mes lotësh, ndërsa ecën përreth ish-kompleksit hollandez të OKB-së, ku u abuzua seksualisht mbi 25 vjet më parë.

Për dekada të tëra, zonja Ajsic nuk foli hapur për tmerret që ajo përjetoi pasi forcat serbe të Bosnjës sulmuan Srebrenicën në korrik 1995, në muajt e fundit të luftës të viteve 1992-95 në këtë vend ballkanik.

“I mbylla të gjitha brenda meje për 26 vjet dhe vuajta në heshtje”, thotë tani 47-vjeçarja Ajsiç për agjencinë Associated Press, duke folur më në fund publikisht për të kaluarën e saj.

Kur forcat serbe të Bosnjës kapën Srebrenicën, e cila ishte shpallur në vitin 1993 një “strehë e sigurt” e OKB-së për civilët, rreth 30’000 banorë të saj myslimanë nxituan të tmerruar drejt kompleksit të OKB-së në hyrje të qytetit me shpresën se paqeruajtësit hollandezë do t’i mbronin.

Sidoqoftë, paqeruajtësit e paktë në numër dhe me armatim të pamjaftueshëm vështronin të pafuqishëm ndërsa forcat serbe morën rreth 2’000 burra dhe djem nga kompleksi për t’i ekzekutuar, përdhunuan gratë dhe vajzat, dhe më pas i dërguan me autobuzë gratë, fëmijët dhe të moshuarit në territorin e kontrolluar nga myslimanët boshnjakë.

Zonja Ajsiç tha se ajo u sulmua dhe u torturua seksualisht për tre ditë përpara se të dërgohej nga Srebrenica me një nga autobuzët e fundit të mbushur me refugjatë.

“Gjërat që ata më bënë… më lidhën në një tavolinë, qafa dhe gjoksi im ishin blu nga mavijosjet; unë qëndroja e zhveshur në atë tryezë”, tregon ajo mes lotëve.

Zonja Ajsic thotë se ushtarët serbë e droguan, dhe se ajo nuk ishte e vetmja grua që mbahej e lidhur dhe që i nënshtrohej abuzimit të tmerrshëm. Ajo dështoi fëmijën në javën që pasoi, gjatë së cilës serbët e Bosnjës vranë mbi 8’000 burra dhe djem kryesisht myslimanë të Srebrenicës.

Shumica e viktimave u ndoqën dhe u ekzekutuan ndërsa përpiqeshin të largoheshin në pyllin aty pranë.

Trupat e tyre u hodhën në varre masive të gërrmuara me nxitim dhe më pas u nxorën me buldozerë dhe u shpërndanë në varreza të tjera për të fshehur provat e krimit.

Deri më tani, eshtrat e më shumë se 6’600 njerëzve janë zhvarrosur nga varret masive, janë identifikuar nga analiza mjekoligjore dhe janë rivarrosur në këtë vend.

Eshtrat e 19 viktimave të tjera do të prehen atje këtë të dielë.

Munira Subasic humbi burrin e saj, djalin dhe 22 të afërm të tjerë meshkuj në këtë masakër.

Ajo, së bashku me dhjetëra të tjerë dëshmuan përpara një gjykate speciale të OKB-së për krimet e luftës në Hagë për të ndjekur penalisht krimet e kryera gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990 që pasuan shpërbërjen e ish Jugosllavisë, duke ndihmuar vendosjen pas hekurave të liderëve politikë dhe ushtarakë serbë të Bosnjës gjatë luftës: Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, të dy të gjetur fajtorë për gjenocid dhe krime lufte dhe të dënuar me burgim të përjetshëm.

“Duhet të luftojmë për të vërtetën dhe drejtësinë në mënyrë që të parandalojmë infektimin nga urrejtja dhe hakmarrja e brezave të ardhshëm (në Ballkan)”, thotë zonja Subasiç.

Megjithëse masakra e Srebrenicës u quajt gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare dhe vendase, zyrtarët serbë dhe serbët e Bosnjës ende i minimizojnë ose i mohojnë krimet.

Për shumë gra të Srebrenicës, qartësimi i të vërtetës historike për atë që ndodhi me burrat e tyre është bërë qëllimi i jetës së tyre.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gjenocidi ne srebrenice gjenocidi ne srebrenice

Sondazh

Bota 10 July 2021, 16:16

BRITANI- Një nënë vrau burrin e saj duke e përvëluar me ujë të nxehë mbi, ndërsa ai flinte, pasi ajo sapo kishte dëgjuar akuzat se ai kishte abuzuar seksualisht...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin