LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Të rrojë populli, të rrojë Partia’, zbardhen arkivat sekrete, çfarë thanë para pushkatimit, gjeneralët Balluku, Dum

2 June 2020, 08:15 Nga DOSJA
‘Të rrojë populli, të rrojë Partia’, zbardhen

TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës Speciale Ushtarake për dënimin e tyre me vdekje, gjeneralët Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako, i drejtohen Presidiumit të Kuvendit Popullor për falje jete. Kërkesat e tyre për falje jete merren në analizë në mbledhjen e 5 nëntorit 1975, që kryesohej nga Haxhi Lleshi. Rreth vendimit të Gjykatës, i paraqitur nga Aranit Çela, pati pak pyetje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Në fund, me vota unanime, u vendos lënia në fuqi e Vendimit të Gjykatës Speciale Ushtarake për pushkatimin e Ballukut, Dumes e Çakos. Ndërsa urdhri administrativ i firmosur nga Kadri Hazbiu, sjell më 5 dhjetor, ekzekutimin me pushkatim të të dënuarve me vdekje… Para pushkatimit, Beqir Balluku nuk foli fare, Petrit Dume tha ‘Të rrojë populli, të rrojë Partia’, ndërsa Hito Çako tha vetëm fjalën ‘Mirë!’ Më poshtë teksti i procesverbaleve, faksimilet e të cilave janë botuar në versionin print nga DITA në rubrikën Histori.

Vendimi i Presidiumit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË –  PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR

Nr 850/1 Prot. Tiranë, më 5.11.1975. “Sekret” Ministrisë së Punëve të Brendshme.(Drejtorisë së Hetuesisë) Prokurorit të Përgjithshëm. Për njoftim: Gjykatës së Lartë, Tiranë. Ju njoftojmë se në mbledhjen e datës së sotme, Presidiumi i Kuvendit Popullor, shqyrtoi dhe vendosi të refuzohen kërkesat për faljen e jetës të dënuarve me vdekje(pushkatim) sipas vendimit nr. 10 datë 5.11.1975 të Gjykatës së Posaçme Ushtarake, si vijon: 1-Beqir Ali Ballukut 2-Petrit Taulla Dumes 3-Hito Shaqo Çakos. Vendimi i gjykatës të zbatohet. Sekretari i Presidiumit Telo Mezini (Vula dhe firma)

Urdhëri i Ekzekutimit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË – MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDËSHME

Nr/52, Tiranë, më 5 nëntor 1975 Lënda: -Mbi ekzekutimin me vdekje(pushkatim) të tre të dënuarve. Ministrisë së Punëve të Brendshme(Drejtorisë së Hetuesisë), Tiranë. Për njoftim: -Prokurorit të Përgjithshëm, Tiranë.

Në bazë të vendimit nr. 10 datë 5 nëntor 1975 të Gjykatës së Posaçme Ushtarake, janë dënuar me vdekje(pushkatim), personat e poshtëshënuar: 1-Beqir Ali Balluku. 2-Petrit Taulla Dume, e 3-Hito Shaqo Çako. Meqenëse Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën nr. 850/1, datë 5 nëntor 1975, njofton refuzimin e kërkesës për faljen e jetës së tyre,

URDHËROJ: Që të dënuarit Beqir Ali Balluku, Petrit Taulla Dume dhe Hito Shaqo Çako, të ekzekutohen me vdekje (pushkatim), në vendin e caktuar, në datën 5 nëntor 1975, ora 16:00. Për ekzekutimin e tyre, ngarkoj grupin e caktuar të Drejtorisë së Hetuesisë. Para se të ekzekutohen, të njoftohen të dënuarit e sipërm se kërkesa për faljen e jetës së tyre, iu është refuzuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Pas ekzekutimit, i ngarkuari me këtë punë, duhet të bëjë proces-verbalin e ekzekutimit të vendimit, që mban edhe fjalën e fundit të të ekzekutuarve.

Ministri i Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu

Procesverbal i Ekzekutimit

Në Tiranë, më 5.11.1975. Në bazë të urdhrit të Ministrit të Punëve të Brendshme datë 5.11.1975, ora 16:00, në vendin e caktuar, në prani të prokurorit Murat Kamani dhe të mjekut Nevzat Vigani, nga unë Nevzat Haznedari, i ngarkuari i Drejtorisë së Hetuesisë, u ekzekutua vendimi me vdekje për armiqtë komplotistë Beqir Ali Balluku, Petrit Taulla Dume, dhe Hito Shaqo Çako.

Para ekzekutimit, secili nga këta armiq, u njoftua nga prokurori se Presidiumi i Kuvendit popullor refuzoi kërkesat e tyre për faljen e jetës. Pas kësaj, ata thanë: 1-Beqir Ali Balluku: -Nuk foli fare. 2-Petrit Taulla Dume: ‘Të rrojë populli, të rrojë Partia!’ 3-Hito Shaqo Çako: ‘Mirë’. Në përfundim, u krye ekzekutimi i tyre nga unë Nevzat Haznedari dhe pasi u kontrolluan, mjeku Nevzat Vigani kontrolloi vdekjen e tyre. I ngarkuari për ekzekutim, / Nevzat Haznedari/(Firma) Prokurori, /Murat Kamani/ (Firma) Mjeku, / Nevzat Vigani/ (Firma)

(Marrë nga Dita)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur beqir balluku hito cako krimet e komunizmit petrit dume beqir balluku hito cako krimet e komunizmit petrit dume

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin