LIVE UPDATES
Bota

Tensionet Greqi-Turqi/ Politologu gjerman: Nuk përjashtohet mundësia e një konflikti ushtarak

30 August 2020, 12:40 Nga DOSJA
Tensionet Greqi-Turqi/ Politologu gjerman: Nuk përjashtohet mundësia e

Deutsche Welle: Në dekadat e kaluara ka pasur gjithmonë tensione mes dy rivalëve të vjetër, Greqi dhe Turqi. Çfarë është këtë herë ndryshe në gjendjen aktuale kaq të tensionuar?

Lazaros Miliopoulos: Konflikti i njohur greko-turk për kufizimet e dyanshme në hapësirën ajrore dhe ujërat territoriale në Egje aktualisht ashpërsohet nga disa faktorë: Së parë ai ekonomik – bëhet fjalë për rezerva konkrete gazi në Mesdhe dhe pyetja e shfrytëzimit konkret të tyre. Me këtë lidhet faktori tjetër: Një konflikt gjeopolitik, ndërkohë i konturuar qartë nën pjesëmarrjen e disa fuqive të mëdha e rajonale, që duan të fiksojnë zonat e influencës në Mesdhe. Konkretisht këtu janë të përfshirë vende bregdetare të Mesdheut, krahas Greqisë e Turqisë, edhe Franca, Italia, Egjipti, Izraeli dhe Libia e ndarë, por edhe fuqi, si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite. Në këtë kontekst erdhi puna tek një memorandum turko-libian, ku vënia në pikëpyetje e së drejtës tradicionale të praktikuar për territoret detare të ishujve grekë u ndërkombëtarizua. Prandaj Athina reagoi me një marrëveshje egjiptiano-greke.

Turqia nga ana e saj është pavarësuar në anën gjeopolitike. Ankaraja e mban aktualisht jo vetëm të pushtuar gjysmën e Qipros, por zhvillon ndërhyrje ushtarake ndërkohë në Sirinë Veriore, Libi dhe Irakun Verior. E sikur këto të mos mjaftojnë, e gjitha komplikohet, përmes presionit të politikës së migracionit, momenteve ideologjike dhe një gjuhe shumë agresive të presidentit Erdogan. Qeveria e AKP-së qëndron momentalisht në një përzierje shumë helmuese mes “neootomanizmit”, autoritarizmit, islamizmit, antikemalizmit, populizmit, militarizmit, nacionalizmit dhe anticionizmit. E në fund, marrëdhëniet turko-ruse në fazën aktuale, megjithëse janë të komplikuara, i ofrojnë Rusisë aktualisht shumë mundësi ndikimi, gjë që i vështirëson edhe më shumë mundësitë e BE. Konflikti i vjetër greko-turk sot është “më ndërkombëtar”, “më ideologjik”,  dhe gjeopolitik me rëndësi.

Besoni me të vërtetë se mund të ketë një përplasje ushtarake mes dy vendeve anëtare të NATO-s?

Kjo varet sidomos nga qeveria turke. Megjithë gjestet kërcënuese, agresivitetin retorik dhe politikën e ashpër të topave, besoj, se qeveria e AKP-së në fund nuk e synon këtë seriozisht, nga interesi i vetë asaj. Greqia nga ana e saj është ushtarakisht e përgatitur dhe në gatishmëri. Por nuk mund të përjashtohet, që nga një gabim i madh apo aksident – një përplasje anijesh, një këmbim zjarri në det të hapur, të krijohet një reaksion zinxhir, që përfundon në konflikt ushtarak. Kjo pastaj zhvillohet shpejt dhe mund të rivihet shumë vështirë në vend. Në këtë rast nuk do ishin vetëm Greqia dhe Turqia të përfshirë. E kam të vështirë të përfytyroj, që kjo do të ishte në interes edhe sikur të një aktori të vetëm ndërkombëtar, madje as në interes të Rusisë, për të cilën mund të pretendohej, se përfiton nga situata.

Gjermania një ndërmjetësuese neutrale?

Aktualisht është Gjermania që përpiqet të ndërmjetësojë. A mundet Berlini të jetë një ndërmjetësues neutral?

Nga njëra anë Gjermania nuk është e përfshirë direkt në politikën e zonave të influencës në Detin Mesdhe. Por Gjermania për arsye politike të brendshme dhe të jashtme nuk është thjesht mos-pjesëmarrëse, po ashtu as komplet e pavarur. Kështu Gjermania vetë ka disa konflikte, pjesërisht serioze me Turqinë. Qeveria turke e ka provokuar disa herë Gjermaninë në kohët e fundit, e ka kërcënuar ose ka bërë presion. Nga ana tjetër – dhe kjo është paradoksale – Gjermania eksporton në Turqi në stil të gjerë armatime. Berlini mund të ketë tendencën të përfshijë në togun e negociiimit interesa kombëtare, si për shembull politika e migracionit, po qe se Turqia do të bënte presion në këtë pikë. Kjo do të shkonte në disfavor të Greqisë. Në Greqi ka një skepticizëm të kuptueshëm në pjesë të gjera të opinionit, kur bëhet fjalë për Gjermaninë si ndërmjetësuese të përshtatshme, kur vetë marrëdhëniet gjermano-greke nuk janë aq të parënduara, për shkak të kërkesave për reparacionet e luftës, që përsëriten rregullisht. Nga ana tjetër Gjermania si anëtare e BE është në anën e Greqisë, integriteti territorial i BE, si edhe forcimi i së drejtës ndërkombëtare janë absolutisht në interes të Gjermanisë. Pra nuk duket se ka shumë paanësi këtu, por shumë, shumë komplikim.

A duhet Berlini të jetë më aktiv dhe të angazhohet për interesat e Greqisë më hapur, siç bën aktualisht presidenti Macron?

Kjo do ishte e dëshirueshme dhe do ndihmonte, për sa kohë që pala turke në mënyrë aktive kërkon shfrytëzimin e zonës së kontestuar si deri më tani, ose siç ka bërë të ditur manovrat ushtarake, thënë shkurt të shkelë pa skrupull të drejtën ndërkombëtare me topa. Kjo nuk do të thotë që Gjermania, si Franca dhe Qipro të marrë pjesë në manovra ushtarake nga ajri. Megjithatë Berlini mund të mbështesë më mirë qëndrimin e qartë francez, por edhe italian e austriak si në formën diplomatike edhe ekonomike. Këtë Berlini nuk e bën aktualisht, sepse fillimisht kancelarja Merkel dhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas duan të ndërmjetësojnë, edhe sepse duket se ata marrëveshjen e arritur së fundmi mes Greqisë dhe Egjiptit e shohin si gabim dhe Merkel në negociatat me Libinë, i ka dhënë më pak peshë Greqisë se sa e pretendon ky vend.

Sanksione apo negociata?

Cili do të ishte skenari realist për një dialog mes palëve si e kërkon Gjermania?

Nëse e gjithë strategjia e ndërmjetësimit e Gjermanisë zë vend, kjo mbetet të pritet. Nëse jo, Gjermania mund të kalojë në një kurs më të ashpër. Nëse Berlini ia del skenari mund të ishte: Qeveria turke pezullon kërkimet marciale, përkundër kësaj Turqia bëhet pjesë e negociatave bilaterale ose multilaterale për kërkime në Mesdhe, në një formë që Turqia të ndjehet e marrë seriozisht dhe ndoshta Greqia bashkëpunon me Turqinë në një formë që të dyja vendet, të shfrytëzojnë rezervat me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve turke dhe të ndajnë ekonominisht përftimin në bazë të një çelësi të caktuar. Çështjet e përkatësisë së territoreve detare mes Turqisë dhe Greqisë, sidomos aspekti kur këto çështje do jenë pjesë e negociatave apo do të vendosen në gjykata ndërkombëtare mund të ndahen nga procesi i përcaktimit të zonave të gazit për shfrytëzim, nëse nuk zgjidhen dot ndryshe.

Dr. Lazaros Miliopoulos është politolog në Institutin për Shkencat e Politikës dhe Sociologjisë në Universitetin e Bonnit. 

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota deti mesdhe lazaros miliopoulos tensionet turqi greqi deti mesdhe lazaros miliopoulos tensionet turqi greqi

Sondazh

Bota 30 August 2020, 10:23

KOSOVË -Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me abuzimet me çmimet e testit për COVID-19.  Ai është shprehur, se Autoriteti i ...

Bota 30 August 2020, 08:30

SHBA-Regjisori i dokumentarëve dhe analisti Michael Moore ka paralajmëruar, se presidenti Donald Trump, rrezikon që të përsërisë suksesin e 2016-ës, në disa pre...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin