"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Ndalet ngrohja për konsumatorët në Prishtinë, opozita revoltohet: Qeveri e paaftë
15 December 2021, 09:54Nga DOSJA
KOOSOVA – Ndërmarrja Publike “Termokos” njoftoi të mërkurën se ka ndërprerë ngrohjen për të gjithë konsumatorët në Prishtinë dhe kjo ka zgjuar reagime të forta nga opozita në vend.
Kjo ndërprerje, sipas “Termokos”-it, është bërë për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se e ngrohja duhet të jetë prioritet dhe se këto politika nuk kanë vend në një vend me 1.7 milion banorë që nuk di si të lursejë pasi gjithë kohës mendon që tjetri s’po bën të njëjtën gjë. Sipas tij ka mënyra të tjera se si qeveria mund t’i shtyjë qytetarët të kursejnë e kjo do ishte nëpërmjet inkurajimeve. Ai jep si shembull pagimin e faturës nga shteti nëse një familje tregon se ka harxhuar 30% më pask energji nga viti i kaluar. Kjo do ndiohmonte ato familje që nuk kanë mundësi aq të mira ekonomike teksa çmimi për kilovat duhej të rritej nëse kalohej një nivel i caktuar.
Për rastin reagoi edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili tha se kjo krizë ka qenë e paralajmëruar, por se këto paralajmërime s’ishin dëgjuar. Abdixhiku e ka quajtur Qeverinë Kurti të paaftë, tallëse dhe të vonuar, dhe ka pyetur se kë do fajësojnë tani për këtë krizë, kur në KEK e në çdo institucion tjetër energjetik kanë të vendosur njerëzit e tyre.
Së fundmi ka qënë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) e cila ka sqaruar se ndërprerja ka ndodhur për shkak të një rrjedhje ne kaldajën e njesinë B1 ndaj janë detyruar të ndalin furnizimin me avull për “Termokos” dhe nesër në mëngjes do të krijohen kushtet për furnizimin e tij me avull. KEK ka kërkuar mirëkuptim dhe thekson se është duke bere përpjekje maksimale për prodhim te qendrueshem me energji.
Edhe në njoftimin nga “Termokos” kërkohet mirqëkuptimi i konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje.Sipas njoftimit, aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). “Termokos” është furnizues lokal për ngrohje qendrore në Prishtinë.
KOSOVË – Njoftimi se ndërmarrja publike “Termokos” në Kosovë ka ndërprerë ngrohjen për të gjithë konsumatorët në Prishtinë ka zgjuar reagime të forta...
KOSOVË – Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea tha në një intervistë ditën e sotme se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe pa...
GJERMANI – Në deklaratën e tij të parë qeveritare, kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi shndërrimin më të madh të ekonomisë dhe të prodhimit në 100 vjet....
SERBI- Zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i është ndaluar hyrja në Serbi. Ajo pati në plan që sot të zhvil...
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të ketë në dispozicion një nga automjetet më të sigurta të prodhuara ndonjëherë. Mediat e huaja shkruajnë se ‘...
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani në takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut ka theksuar se “Open-Ballkani” është në favor të madh të Serbisë, e jo të...
MBRETËRIA E BASHKUAR- Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do një Ballkan Perëndimor të sigurt, me institucione të forta, demokratike dhe me sundim të fortë të...
KOSOVË- Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ditën e sotme pas njoftimit të ndërmarrjes publike “Termokos” se do ndërprisnin furnizimin me n...