LIVE UPDATES
Aktualitet

Theri komshiun me thikë, gjykata dhe mjekët ligjorë shpëtojnë vrasësin

2 December 2021, 20:02 Nga DOSJA
Theri komshiun me thikë, gjykata dhe mjekët ligjorë

KORÇË- Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të enjtes një skandal ku me anë të falsifikimeve të dokumenteve, drejtësia shqiptare dhe mjekësia ligjore kërkon të shpëtojë nga burgu një vrasës. Fiksi zbuloi zinxhirin e falsifikimeve të akteve te ekspertimit për të shpëtuar nga burgu një vrasës. Mjekët ligjorë nxjerrin të papërgjegjshëm para ligjit vrasësin, duke paraqitur si prova receta mjekësore me mjekime për problemet e sistemit tretës.

Fiks fare zbuloi sesi u lëshuan këto raporte mjeko ligjore në kundërshtim me ligjin,duke shpëtuar nga burgu vrasësin. Gazetarët e Fiksit sjellin fakte me zë dhe figurë duke ndjekur gjithë zinxhirin e diagnostikimit, nga kundërshtimi i akteve të mjekëve ligjor me njëri tjetrin, deri te mjekja e burgut që kundërshton të ketë dhënë mjekim për sëmundje psikike për vrasësin , edhe pse prej një viti e gjysmë ai është në burgun e Drenovës.

Dy mjekë ligjor dhe katër neuropsikiatër të kontaktuar nga Fiksi, vrasësin e quajnë të përgjegjshëm, përveç dy mjekëve të mjekësisë ligjore që kanë kërkuar mjekim të detyrueshëm. Si rrjedhojë ata kanë kërkuar që gjykata të marri parasysh në vendimin e saj diagnozën e vrasësit dhe të pushohet çështja penale dhe të jepet mjekim i detyrueshëm.

Në Fiks fare u ankua Blerta Treska , një qytetare nga Korça e cila ngriti zërin se vrasësi i bashkëshortit të saj po del nga burgu si i sëmurë mendorë. Mjekët e mjekësisë ligjore e kanë cilësuar atë me diagnozën- skizofren.

Vrasja e të shoqit të saj ka ndodhur në Prill të vitit 2020 dhe se autorin Blerta thotë e kishin komshi. Familja e Blertës jetonin në kat të parë ndërsa autori Apostol Bozhgolli në kat të dytë i vetëm. Ai i ka vrarë të shoqin brenda në shtëpi, është përpjekur që të fshehë dhe gjurmët dhe më pas është ngjitur në kate të dytë ku jetonte dhe ka bërë sikur flinte. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për motive banale sipas Blertës. I gjithë konflikti sipas denoncueses ka filluar për një llambë ndriçimi të ambientit të jashtëm para dy viteve se të ndodhte vrasja. Por pavarësisht krimit makabër që kishte kryer autori kishte sjellje normale në komunitet. Kjo vërtetohet edhe nga një raport i mëparshëm i mjekësisë ligjore ku thuhet se autori nuk vuan nga asnjë sëmundje psikike dhe është i përgjegjshëm për veprën penale të kryer. Ky raport nuk është pranuar nga avokati mbrojtësit, i cili ka kërkuar riekspertim. Kërkese që i është pranuar nga ana e gjykatës . Në raportin e fundit mjekët dalin me një tjetër qëndrim ku thuhet se autori i krimit duhet të dalë nga burgu me mjekim të detyrueshëm, pasi vuan nga skizofrenia. Ndërkohë bashkëshortja e viktimës thotë se ky raport nuk është i saktë, pasi është marrë vendim bazuar në një kartelë të vitit 1985 dhe një dokument nga spitali Psikiatrik Elbasan në vitin 1974, të cilët nuk përcaktojnë saktë diagnozën. Kartela e vitit 1985 vendos diagnozën Debilitas, ndërsa dokumenti i vitit 1974 diagnozën skizofren. Bashkëshortja e viktimës Blerta Treska kërkon ndihmën e Fiksit për drejtësi.

Gazetarët e Fiksit marrin dokumentat që tregojnë sesi u arrit në përfundimin që vrasësi është skizofren dhe se çështja penale kundër tij duhet të pushohet. Procesverbali i grupit hetimor thotë se njollat e gjakut në banesën e viktimës dhe autorit janë fshirë. Grupi hetimor ka gjetur autorin e krimit në banesën e tij të mbuluar me batanije bën sikur fle.I pyetur nga prokurori i çështjes autori i krimit nuk pranon akuzën dhe deklaron se është i sëmurë mendor. Dosja e tij ndodhet në spitalin Psikiatrik Elbasan duke thënë me saktësi dhe numrin e dosjes, që është me numër 90. Ndërkohë në dosjen e tij në gjykatën e Korçës spitali Psikiatrik Elbasan ka kthyer përgjigje që autori i vrasjes është mjekuar në vitin 1974 për diagnozën Debilitas, por kartela nuk gjendet. Në kartelën e ambulancës së lagjes shkruhet se ky person vuan nga skizofrenia. Ndërkohë që mjekja e burgut e cila e ka ndjekur për më shumë se një vit e gjysmë vrasësin në burgun e Drenovës, tregon se për të janë dhënë tre receta nga specialistët për kurim të sëmundjeve të brendshme dhe asnjë për skizofreni, apo sëmundje të shëndetit mendor.

Skandali qëndron se këto receta kanë qenë provat ku janë bazuar ekspertët e dytë mjeko ligjore. Fiks Fare vërtetoi se medikamentet e recetave sipas mjekëve ekspert shërbejnë për të kuruar probleme të aparatit tretës dhe jo për të kuruar skizofreninë.

Gazetarët e fiksit nisin investigimin duke verifikuar të gjitha qendrat shëndetësore dhe mjekët që janë marrë me autorin e krimit. Mjekja aktuale e familjes thotë se nuk ka dijeni fare se kush është ky person, thjesht ka lexuar në kartelën e tij diagnozën skizofren. Ajo thotë se në vitet 1974 dhe 1985 shkruhet se duhet të shkojë tek neurologu për kemp dhe po në këtë ditë në kartelë është vendosur edhe diagnoza. Mjekja e familjes thotë që ky është skandal, pasi kuptohet si është vënë kjo datë. Gazetarët interesohen edhe në Poliklinikën e Specialiteteve Shëndetësore në Korçë, dhe ky person nuk figuron në regjistrat e tyre, si pasojë as as diagnoza nuk është përcaktuar nga mjekët specialistë.

Pas kësaj Fiksi i drejtohet edhe Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor Korçë. Roland Lalaj drejtori i qendrës dhe mjek psikiatër thotë se personi në fjalë nuk ka qenë asnjëherë pacientë dhe nuk ka marrë kurrë receta nga mjekët specialistë.

Por si është cilësuar ky person nga mjekja e familjes në vitin 1985 skizofren? Sipas dokumentit mjekja familjes në atë kohë e drejtoi të sëmurin për të marrë kemp duke i vënë edhe didiagnon. Por dhe nga Bashkia Korçë Fiksi mori konfirmimin se Bozhgolli nuk është trajtuar asnjëherë me kemp.

Gazetarët verifikojnë edhe recetat e lëshuara në burg për këtë pacient. Mjekja burgut Nikolina Bode është neuripsikiatre. Ajo thotë se përveçse ky pacient është një njeri normal dhe qëndron me të tjerët në burg ilaçet në receta i ka për sëmundje të aparatit tretës, zemrës dhe hollues gjaku, por mohon kategorikisht se autori ka marrë mjekim për sëmundje të shëndetit mendor.

Gazetarët e Fiksit i vënë në dispozicion mjekes Bode vendimin e gjykatës ku mjekët ligjor e kanë diagnostikuar si skizofren. Fakt ky që e habiti mjeken e burgut dhe u shpreh se nuk ishte në dijeni të këtij akti ekspertimi dhe deklaroi se në një vit e gjysmë që ajo e ka ndjekur autorin në burg, nuk ka marrë mjekim për skizofreni dhe se nuk shfaq as edhe një simptomë të kësaj sëmundje në burg. “Ai është në qeli me të burgosur të tjerë dhe nuk ka shfaqur asnjëherë asnjë shenjë agresiviteti në kolektiv” shprehet mjekja neuropsikiatre.

Për një përgjigje më të specializuar Fiksi iu drejtua edhe mjekes psikiatre Arjana Rreli. Ajo shpjegon se një person me skizofreni për shkak të mos mjekimit mund të shkojë në Debilitas, që është prapambetje mendore por jo e kundërta. Ajo thotë se diagnozën e vendos vetëm psikiatri dhe kurrë një mjekje familje. Gjithashtu psikiatria Rreli thotë se këta persona degradojnë nëse nuk mjekohen deri në mos komunikim me askënd dhe janë persona që mund t’i dallojë kushdo. Aq më tepër nëse personi ka qenë skizofren që në vitin 1985. Gazetarët e Fiksit kërkojnë të takojnë mjekët e Institutit të Mjekësisë Ligjore Dorian Skënderaj dhe Ilda Aliko të cilët me aktin e ekspertimit dolën me diagnozën skizofren. Mjekët nuk pranojnë të takohen më gazetarët.

Dorian Skënderaj edhe pse ka hartuar këtë dokument vetëm para një muaji thotë se prej kohësh nuk është pjesë e këtij institucioni.Ndërsa mjekja Ilda Aliko thotë se nuk mund të flasë për rastin, pasi vlerësimi është pjesë e proçesit. Nëse ky person është skizofren si është lënë në një burg të zakonshëm?

Emisioni Fiks Fare për këtë ka nisur email në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve nëse kanë përgjigjen e IML dhe vendimin e gjykatës dhe përse ky person qëndron në burgun e Drenovës? Por deri më sot nuk ka marrë përgjigje.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arjana rreli blerta treska nikolina bode roland lalaj arjana rreli blerta treska nikolina bode roland lalaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin