LIVE UPDATES
Aktualitet

“T’i gjej djemtë për 24 orë e t’i vras”, zbardhen përgjimet e grupit te fajdexhinjve në Shkodër

20 March 2019, 08:49 Nga DOSJA
“T’i gjej djemtë për 24 orë e t’i vras”,

Shkodër- Gjithçka ka nisur kur ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, u detyrua të shkojë në dyert e policisë, atëherë kur çdo ditë borxhdhënësi i vinte në biznesin e tij dhe i kërkonte shumat e dhëna dy djemve të tij, Robertit dhe Eltonit. Mandej, gjithë procesi rrjedh mes përgjimeve dhe vëzhgimeve ambientale.

Përgjimet kanë zgjatur dy muaj dhe, nga janari, Paulin Radovani ka pasur dhjetëra vizita në oborrin e fabrikës, të personave që kërkonin kthimin e borxheve, të cilët shpesh flisnin për përqindje e shpesh e kërcënonin.

Mes të hetuarve është edhe ish-drejtori i Transporteve, Ilir Sokoli, shok me dy djemtë e Paulin Radovanit. 31-vjeçari Sokoli shfaqet në një përgjim ambiental nën shoqërinë e të vëllait dhe kërkon shumat e dhëna me fajde. Të njëjtën gjë bën edhe i vëllai. Prokuroria thotë se disponon filmime, ndërsa në një moment Iliri i thotë ish-prefektit Radovani: “Na ke marrë në qafë, na ke varrosur të gjithëve”.

Përgjimi ambiental vazhdon si më poshtë:

Vladimir Sokoli: “Iliri ka marrë lekët e mia dhe ua ka dhënë. Ato janë kursimet e mia. Ti Paulin ke bërë lëvizje taktike, i ke dërguar fëmijët jashtë, por fol me djalin të të tregojë se ku e ka futur Ilirin”.

Paulin Radovani: “Kam dërguar njerëz për ta shitur fabrikën dhe të laj borxhet, por nuk njoh kush janë borxhlinjtë. Sa kohë ke që u jep lekë fëmijëve të mi, se më keni thënë për një Prek Hoxha që ai rri në Malci të Madhe dhe nuk del. Prokuroria m’i ka bllokuar pronat, nuk i shes dot”.

Ilir Sokoli: “Unë 70.000 ia kam Ed Memcës se nuk ua jepte djemve të tu, as Bertit dhe as Tonit. Hina unë garant. Kemi lekë edhe në Dobrac se kena shku i kena marrë me Tonin, të dy ata e dinë si unë. O prefekt 1000 mijë dollarë a euro me të lujt, qa të thotë Ilir Sokoli e ca përmend me emra e me fiks, domethënë ti mua s’më ke asnjë lekë, unë kam hallin tan me heq njerëzit mar”.

Vladimir Sokoli: “Nëse ti merresh me këto kërcënimet, do futet shteti e do futet kjo, dëgjo se fjalët e tepërta janë fukarallëk. Në qoftë se ti ke plan me ju thanë atyre të tjerëve se janë më trima, zotni në qoftë se këtij i preket një qime floku, si kemi bo muhabet bashkë…im vëlla Iliri ka ndejt më shumë me fëmijët e tu sesa me mu..: gjej lekët e rregulloje këtë punë.. ose çoje edhe Ilirin te djemtë e tu. Ke bërë gabim që i largove djemtë e na le me kaq shumë probleme se vijnë e të vrasin Ramazanët, na vrasin e ti vrasin Memcajt.. i kishe majt mbyllur. Nëse merresh me denoncime unë ti gjej djemtë për 24 orë se njerëzit vrasin aty ku të dhemb më shumë o Paulin”.

Prokuroria thotë se Dragani është përfshirë gjithashtu në skemën e pastrimit të parave përderisa ka sjellë lekë nga Luksenburgu dhe nuk dihet burimi i tyre.

Në një përgjim tjetër zbulohet edhe roli i të dyshuarit Dritan Kalaja, i cili kërkon lekët e tij.

Megjithëse Iliri pretendon se kishte hyrë garant te një person tjetër që ju kishte dhënë lekë me fajde djemve të Radovanit, emri i tij del si fajdexhi gjatë një përgjimi me një person tjetër. Kësaj radhe ish-prefektin e takon në fabrikë Artan Dragani, edhe ky i kërkon lekët borxh, herë 400 që nënkuptohen 400 mijë euro e herë 700. Shuma kërkohet në emër të një personi tjetër, i cili siç del nga biseda i kishte marrë edhe një tokë Radovanit një tokë në Velipojë. Ky person përmendet me emrin “Lilo” dhe prokuroria interpreton se ai është shtetasi Ilir Sokoli. Radovani shfaqet i habitur pasi sipas tij ai ishte shok me dy djemtë e tij, por Artani shton:

“Lilo dhe Astrit Sali ka 12 vjet që ju jep lekë me fajde fëmijëve të tu”.

Radovani shton se Lilo i ka futur fëmijët e tij edhe në një lojë tjetër dhe i kanë marrë 125 mijë euro.

Radovani: “Kujtova se djalin Tonin ma vranë në Malsi. Ata vinin dhe më bënin presion djalit tjetër do ta vrasim, dhe se ai të djeg dhe në një janar i çuam 100 mijë euro”.

Më tej, Radovani e pyet Draganin: “Duke parë letrat zbulova se edhe ty të kam borxh. Sa të kam borxh dhe sa të kam fajde?”

Artan Dragani: “Të sqaron Tani ty, unë Tonit i kam dhënë 110… 10 njëherë tek .. 100 njëherë dhe 15 kam çuar Fatmir Bërricën me ja marrë”.

Paulin Radovani: “Unë di që është bërë muhabet për një 5 -çe…”

Dragani: “15…  jo pesë”.

Radovani: “Stop njëherë… sa janë?”

Dragani: “Borxh janë 175 mijë euro pa fajde… tashti 65 janë marrë në Luksemburg. I kam marrë me duart e mia, ja kam pru Tanit 65 Mijë euro. Dhe 100 mijë euro lekë cash pa fajde. Fajde janë 40 mijë euro”.

Radovani: “E sa është përqindja?”

Dragani: “Me pesë për qind, ja ka vu vetë Toni përqindjen. As më ka dhënë fajde as një ditë. Nëntë muaj janë marrë lekët si kena dhënë fajde kërkujt. Janë 175 mijë euro plus 45 mijë euro që shkojnë në 220 mijë euro”.

Dritan Kalaja: “Kam dy vjet që më ka dalë goja mbrapa. Kam hyrë për t’i bërë nder Bertit dhe lekët m’i ka marrë Berti. Mora kredi për dy vjet. 200 mijë euro në 2015 dhe e kam lenë kolateral ndërtesën teme. Bisedat i kam bërë me dy djemtë e tu. Lashë ndërtesën peng. Veprimet i kanë bërë ata. Lekët si kam parë fare. Kredia dhe lekët janë në emrin tim. Kam marrë borxh për t’i larë”.

Marrë nga Gazeta Si

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 12 të arrestuar grupi i fajdexhive në shkodër ilir sokoli paulin radovani vladimir sokoli zbardhen përgjimet për fajdet 12 të arrestuar grupi i fajdexhive në shkodër ilir sokoli paulin radovani vladimir sokoli zbardhen përgjimet për fajdet

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin