LIVE UPDATES
Aktualitet

"Tirana, skenë e trazirave të rënda"/Bild: Dhuna arriti përmasa alarmante një ditë më parë

Gazeta gjermane Bild i ka dedikuar një artikull tubimeve të sotme që trajton përshkallëzimin e protestave studentore në vend, ku demonstruesit janë përplasur me policinë, kanë dëmtuar godina dhe kanë shkaktuar zjarre, përfshirë atë në Ministrinë e Arsimit.

14 October 2026, 20:45 Nga G.M

 

"Tirana, skenë e trazirave të rënda"/Bild: Dhuna arriti
protesta ne tirane

 

TIRANË- Protesta studentore në Tiranë ka marrë përmasa të dhunshme. Mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme me policinë, studentët vijojnë tubimin me qëllim rrëzimin e qeverisë. Protesta ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta gjermane Bild i ka dedikuar një artikull tubimeve të sotme që trajton përshkallëzimin e protestave studentore në vend, ku demonstruesit janë përplasur me policinë, kanë dëmtuar godina dhe kanë shkaktuar zjarre, përfshirë atë në Ministrinë e Arsimit.

Në artikull përshkruhet përdorimi i gazit lotsjellës dhe topave të ujit nga policia, si dhe hedhjen e gurëve nga protestuesit. Bild rikujton edhe dhunën e një dite më parë në Bashkinë e Tiranës, ku pati arrestime dhe persona të lënduar, mes tyre policë, protestues, gazetarë dhe kalimtarë. Artikulli ndalet edhe te shqetësimi i BE-së, për përshkallëzimin e dhunës dhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia. Ai thekson se protestat lidhen me pakënaqësinë për kushtet e studimit dhe tarifat e larta universitare, ndërsa demonstruesit kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

ARTIKULLI:

Shqipëria nuk po gjen qetësi!

Kryeqyteti, Tirana, është sërish skenë e trazirave të rënda. Gjatë protestave të dhunshme kundër qeverisë, të mërkurën mori flakë Ministria e Arsimit. Protestuesit vandalë thyen xhamat e dritareve, i vunë zjarrin edhe objekteve të tjera dhe u përleshën me policinë. Efektivët përdorën topa uji dhe gaz lotsjellës. Ky është tashmë dita e dytë radhazi me trazira të rënda.

Pas trazirave studentore në Francë, tani edhe në Ballkan: qindra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të qeverisë dolën në rrugë. Protesta e tyre drejtohet kundër kushteve të këqija të studimit dhe tarifave të larta. Përveç kësaj, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama (61 vjeç).

Gurë, kokteje Molotov dhe ndërtesa në flakë

Situata u përshkallëzua: protestuesit ngritën barrikada me barriera metalike, hodhën gurë dhe kokteje Molotov. Dy protestues u ngjitën mbi murin e Ministrisë së Arsimit dhe hodhën flakadanë brenda territorit të saj. Pak më vonë, nga një dritare doli tym i dendur dhe i zi. Zjarrfikësit arritën ta shuanin zjarrin pas një kohe të shkurtër.

Edhe një filial banke u bë shënjestër e vandalëve. Disa burra thyen xhamat dhe u vunë zjarrin dokumenteve. Gjithashtu, mori flakë një ndërtesë që dukej se ishte e pabanuar.

Që të martën kishte rënë zjarr në bashki

Dhuna kishte arritur një përmasë alarmante që një ditë më parë. Protestuesit kishin hyrë me forcë në godinën e Bashkisë së Tiranës, i kishin vënë zjarrin dhe kishin dëmtuar ndërtesa të tjera. Sipas policisë, 16 persona u arrestuan.

Ministria e Shëndetësisë raportoi për shumë të plagosur: gjashtë policë, tetë protestues, tre gazetarë dhe dy kalimtarë patën nevojë për trajtim mjekësor.

BE-ja jep alarmin- shqetësim për dhunën policore

Delegacioni i BE-s në Tiranë shprehu shqetësimin për “përshkallëzimin e dhunshëm” dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të ulin tensionet. Njëkohësisht, kërkoi që pretendimet për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve të hetohen sa më shpejt.

Është e qartë se situata është politikisht delikate për Shqipërinë. Vendi është kandidat për anëtarësim në BE. Vetëm në fillim të kësaj jave, një kapitull tjetër i negociatave për anëtarësimin në BE ishte mbyllur përkohësisht.

Projekti i hotelit luksoz nxit valën e protestave

Që nga fundi i majit, në Shqipëri zhvillohen vazhdimisht protesta kundër qeverisë. Shkak është plani për ndërtimin e një hoteli luksoz në një zonë bregdetare të mbrojtur natyrore. Për shkak të një lloji shpendi që gjendet në këtë zonë, demonstratat u bënë të njohura si “Protestat e Flamingove”.

Projekti i resortit lidhet me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan Donald Trump, dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner.

Planet kanë nxitur një debat mbi dyshimet për korrupsion dhe mungesën e transparencës. Në të njëjtën kohë, po rritet pakënaqësia mes studentëve, të cilët ankohen për tarifat e larta të studimit dhe kushtet e këqija në universitete

protesta ne tirane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin