"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
Tjetër lajm i hidhur për Barcelonën, konfirmohet edhe dëmtimi i Pique…
31 October 2021, 14:50Nga DOSJA
SPANJE – Pas kryerjes së testeve mjekësore, klubi i Barcelonës ka njoftuar, se mbrojtësi i qendrës Gerard Pique është dëmtuar, duke humbur ndeshjen e radhës ndaj Dinamo Kiev për Champions League.
“Testet e kryera mëngjesin e sotëm kanë treguar se mbrojtësi Gerard Pique ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë. Teste të mëtejshme janë në pritje për të zbuluar shkallën e saktë të tërheqjes muskulore”,- thuhej në komunikatë që klubi katalan ka shpërndarë për median.
Në ndeshjen e së shtunës ndaj Alaves në “Camp Nou”, e cila përfundoi në barazim 1-1, në minutën e 70-të, mbrojtësi Pique u largua nga fusha për t’u zëvendësuar nga Lenglet, për shkak se ndjeu dhembje në këmbën e tij të djathtë.
Nga ajo që raportohet nga klubi katalan, e sigurtë është që mbrojtësi Gerard Pique nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Sergi për takimin e së martës së 2 nëntorit në transfertën ndaj Dinamo Kiev për Champions League. Me shumë gjasa ai mund të rikthehet në fushë, pas ndeshjeve të muajit nëntor të kombëtareve.
ITALI – Sirenat e Paris Saint Germain, për momentin kanë shtyrë Marcelo Brozovic, të mos shpejtojë negociatat me Interin, për rinovimin e kontratës, që i ...
TIRANE – Sot, në orën 16:45 do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Kategorisë Superiore. Në stadiumin “AIR Albania” do të luhet Parti...
SHBA – Sërish bashkë, pas viteve te Real Sociedad. Kjo është ëndrra e Carlos Vela, i cili shpreson të luajë edhe një herë me Antoine Griezmann, por këtë h...
SPANJE – Ankth te Barcelona për gjendjen fizike të Sergio Agueros. Sulmuesi argjentinas ishte viktimë e një problemi shëndetësor, gjatë ndeshjes të së sht...
MONTEKARLO – Charles Leclerc në fakt ka katër emra në zyrën e gjendjes civile, në fakt, Marc Hervé Perceval, i shtohet atij që të gjithë e njohim. Ai prak...
GJERMANI – Bayern Munich i rikthehet fitores, pas humbjes së bujshme 5-0 në Kupën e Gjermanisë kundër Gladbach. Bavarezët mundën 5-2 në ndeshjen e javës s...
SPANJË-Vuajtjet e Barcelonës nuk kanë fund. Largimi i Koeman nga stoli i skuadrës katalanase nuk i ka sheshuar problemet, përkundrazi, sot ndaj Alaves Barc...
HUNGARI-Myrto Uzuni po kalon një moment fantastik tek skuadra hungareze Ferencvaros.Skuadra e sulmuesit shqiptar ka fituar sot me shifrat 2-0 në fushën e Gyirmo...