LIVE UPDATES
Bota

Tragjedia e 26 nëntorit/ VV: Vdekjet dhe vuajtjet s’janë vetëm faj i tërmetit

5 December 2019, 12:17 Nga DOSJA
Tragjedia e 26 nëntorit/ VV: Vdekjet dhe vuajtjet s’janë

TIRANË- Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Lëvizja Vetëvendosja ka reguar për 51 jetët e humbura dhe mbi  900 të tjerët që humbën jetën.

VV-ja përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri kanë qenë në ndihmë të banorëve të zonave të prekura nga tërmeti  q që në momentet e para.

Në njoftimin e VV-së thuhet se të gjithë vullnetarët kosovarë po ashtu edhe aktivistët e qendrës  së VV-së kanë ndihmuar përgjatë këtyre ditëve, në zonat ku njerëzit  kishin nevojë.

Ndër të tjera në njoftim shkruhet se këto 51 viktima dhe të gjithë të  plagosurit, qartazi duket se nuk janë vetëm si  shkak i tërmetit.

Postimi i plotë:

Solidaritet dhe angazhim për drejtësi e ndryshim

Kombi shqiptar ka humbur 51 qytetarë nga tërmeti i 26 nëntorit. Dhimbja është e madhe. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri shpreh edhe një herë ngushëllimet më të thella për të gjithë familjarët e viktimave e për krejt kombin që ka bashkëndjerë me familjarët shuarjen e beftë të këtyre jetëve. Njëkohësisht urojmë për shërimin sa më të shpejtë të të gjithë atyre që janë ende duke marrë trajtim mjekësor. E vetmja gjë që e ka lehtësuar sadopak dhimbjen ka qenë solidariteti i qytetarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut e më gjerë në trevat shqiptare dhe në mërgatë, që nuk janë kursyer për të ndihmuar të mbijetuarit në të gjitha mënyrat e mundshme. Në këto ditë tejet të vështira dhimbjen e kemi përballuar bashkë si komb, dhe jemi falenderues edhe për gjithë ndihmën që kanë dhënë e po japin shtetet e tjera në këtë situatë.

Raportimet e rregullta ditore për totalin e dëmeve dhe të njerëzve të prekur kanë nisur vetëm disa ditë pas tërmetit, dhe shifrat kanë ardhur duke u rritur nga dita në ditë. Në ditën e 8-të pas tërmetit, autoritetet kanë raportuar se në territorin e Republikës së Shqipërisë ka rreth 13,000 qytetarë të zhvendosur nga banesat e tyre që po jetojnë në hotele, palestra, çadra dhe banesa sociale. Ky numër është sigurisht më i madh kur merret parasysh se shumë të tjerë janë transferuar për të banuar përkohësisht tek të afërmit e tyre, ose në familje që kanë hapur dyert në Shqipëri e Kosovë për të mbijetuarit, si edhe në kampe si ai i Prizrenit. Shifra totale zyrtare e atyre që janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre mbetet ende e panjohur, megjithatë këto fakte mjaftojnë për të dëshmuar se Shqipëria është ende në mesin e një krize humanitare.

Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri janë angazhuar që në orët e para pas tërmetit në vizita në zonat e dëmtuara për të evidentuar dëmet dhe nevojat humanitare. Jemi përpjekur t’u japim qytetareve dhe autoriteteve gjithë ndihmën tonë, qoftë përmes informacionit publik mbi nevojat, qoftë përmes bashkërendimit, grumbullimit dhe transportit të ndihmave nga Shqipëria dhe Kosova. Pas këtij reagimi të parë, mbetemi të bindur se nderimi më i madh që mund t’i bëjmë të vdekurve dhe kontributin që mund të japim për të mbijetuarit, krahas solidaritetit, është shpalosja e së vërtetës mbi ngjarjen.

Nga angazhimi ynë, kemi konstatuar se autoritetet kanë qenë tejet të papërgatitura për nevojat e një emergjence të tillë, dhe se në fillimet e përgjigjes shtetërore ndaj kësaj emergjence ka mbizotëruar kaosi. Të njëjtën gjendje kaosi e kanë konstatuar edhe organizata të tjera të shoqërisë civile, gazetarë dhe personalitete të ndryshme, si dhe në mënyrë diplomatike këtë konstatim e ka shprehur publikisht edhe Drejtuesi i Ekipit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Peter Glerum, në konferencën e datës 2 dhjetor në Tiranë, ku deklaroi se “Sigurisht në një katastrofë të tillë pati një situatë pak kaotike në fillim”.

E vërteta është se pa asnjë arsye, u desh të kalonin më shumë se 24 orë që Qeveria të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme si gjendje e fatkeqësisë natyrore për zonat e prekura nga tërmeti. Vullneti për të ndihmuar njerëzit në nevojë nuk u ka munguar aspak forcave të ndryshme të policisë, zjarrfikësve dhe pjesëtarëve të ushtrisë, që vunë dhe veten në rrezik për të shpëtuar njerëzit nën rrënoja. Atyre u kanë munguar mjetet bazë dhe aparaturat e domosdoshme për t’u përballur me një situatë të tillë, u ka munguar ushqimi i përshtatshëm për përballimin e turneve të tejzgjatura të shërbimit dhe u mungoi koordinimi i mirë nga lart, nga vendimmarrësit që në këto raste mbajnë përgjegjësinë kryesore.

Që prej vitit 2016, buxheti për emergjencat civile kishte rënë në 144.9 milionë lekë nga 779 milionë lekë. Financimet për emergjencat civile kanë ardhur në ulje nga viti në vit, bashkë me fondin e kontingjencës që përdoret për dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara. Në vitin 2019, buxheti kishte rënë në rreth 130 milionë lekë. Pas tërmetit në shtator 2019, qeveria e rriti këtë fond përmes një akti normativ që e çoi deri në 643 milionë lekë. Por para tërmetit të 26 nëntorit, Qeveria kishte projektuar për vitin 2020 sërish shkurtime deri në përgjysmimin e këtij fondi. Pas tërmetit të fundit, Qeveria po e ndryshon sërish këtë fond duke e rritur në kurriz të shkurtimit të shërbimeve dhe investimeve të tjera publike. Është e dukshme se vëmendja nuk ka qenë aspak e përqendruar te parandalimi dhe përgatitja paraprake, që është jetike në rastet të tilla, por te reagimi i vonuar pas dëmeve.

Gjithë kjo situatë nuk është thjesht çështje keq-menaxhimi, por produkt i sistemit neoliberal ekonomiko-politik të instaluar prej kohësh në Shqipëri. Nga njëra anë, ky sistem ka funksionuar përmes privatizimeve të egra dhe PPP-ve, që i kanë dobësuar shërbimet publike dhe kanë rritur skajshmërisht pabarazinë dhe varfërinë në një Shqipëri që vuante shumë edhe para tërmetit. Nga ana tjetër, ky sistem e ka dërrmuar shtetin e mirëqenies sociale në Shqipëri, i ka rrënuar kapacitetet e shtetit për t’i dhënë qytetarëve siguri dhe për të realizuar mbrotjen e duhur sociale ndaj atyre që janë më në nevojë. Kujtojmë se sot e kësaj dite 9 familje ende jetojnë në çadra në zonën e Belshit, pas tërmetit të shtatorit. Ndërsa në Thumanë, familjet e viktimave kanë dëshmuar publikisht se në disa objekte që ishin konstatuar si të pabanueshme pas tërmetit të shtatorit, autoritetet lejuan megjithatë rikthimin e qytetarëve, duke i çuar drejt vdekjes në tërmetin e fundit. I njëjti sistem është përgjegjës për mungesën e kontrollit të kushteve teknike dhe statike të ndërtimeve në Shqipëri.

Ajo çka e përkeqëson situatën është fakti se organet e shtetit kanë abuzuar me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për të shënjestruar disa media dhe qytetarë që kanë qenë kritikë ndaj qeverisë dhe kaosit të krijuar. Mediat mbajnë përgjegjësi për të bërë një raportim të saktë bazuar mbi informacionin e verifikuar, por ato nuk mund të akuzohen “en block”, pasi një qasje e tillë e dëmton demokracinë dhe bie ndesh me të drejtat e njeriut, duke rritur autoritarizmin në një shtet të konsideruar si të kapur edhe në raporte ndërkombëtare, si ato të BE-së. Gjendja e emergjencës nuk mund të përdoret për të shuar kritikën dhe elementet bazë të demokracisë.

Është e qartë se vdekjet dhe vuajtjet nuk janë faj vetëm i tërmetit. Për to mbajnë përgjegjësi direkte dhe indirekte, penale dhe politike, zyrtarë të shtetit dhe bashkëpunëtorë të tyre nga sektori i ndërtimit. Drejtësia është po aq e rëndësishme sa solidariteti për mijëra qytetarë që ende vuajnë. Duhet domosdoshmërisht të nxjerrim mësime nga këto vuajtje të përbashkëta. Na nevojitet sot më shumë se kurrë të vazhdojmë të jemi solidarë me njerëzit në nevojë, të kërkojmë me ngulm drejtësi dhe të angazhohemi drejt ndryshimeve rrënjësore të modelit ekonomiko-politik në Shqipëri, për një shtet të së drejtës dhe të mirëqenies sociale.

Tiranë, 5 dhjetor 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni qendra e lëvizjes vetëvendosje termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 qendra e lëvizjes vetëvendosje termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Bota 5 December 2019, 09:11

SHBA- Një marinar i Shteteve të Bashkuara hapi zjarr në Anijen Detare Pearl Harbor ditën e djeshme , duke qëlluar për vdekje dy punonjës të kantierit dhe duke p...

Bota 4 December 2019, 13:47

Hajdutët grabisin muzeun Stasit në Berlin

BERLIN- Hajdutët kanë grabitur medalje dhe stoli të epokës komuniste me vlerë mijëra euro, në Muzeun i Stasit, në Berlin, kanë shkruar  mediat e huaja.Bazuar në...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin