"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Tragjike në Has/ Humb kontrollin e mjetit, 35-vjeçari hidhet nga kamioni, humb jetën
9 May 2022, 08:45Nga DOSJA
KUKËS-35-vjeçari, Sabah Jupa ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Has. I riu, humbi kontrollin e kamionit në Qafë-Barak. 35-vjeçari hapi derën e mjetit e duke parë si mundësi shpëtimi u hodh jashtë. Mirëpo kjo rezultoi fatale pasi humbi jetën. Shkak për humbjen e kontrollit të mjetit dyshohet se mund të jetë bërë mosfunksionimi i sistemit të frenimit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
ITALI- Oficerët e Guardia di Finanza të Sassuolo-s, së bashku me njësinë e qenve të Grupit të Modenas në Itali, arrestuan një shtetas me origjinë shqiptare, i c...
TIRANË– Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, këta janë dy kandidatët e vetëm të cilët garojnë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Në një njoftim ...
POGRADEC– Pesë peshkatarë në Pogradec janë vënë në hetim pasi janë kapur në liqenin e Ohrit, në Pogradec, duke peshkuar në kundërshtim me ligjin. Ata pesh...