LIVE UPDATES
Sport

Trajneri i kuqezinjve Rolando Maran, rrëfen për Gazzetta dello Sport: "Jemi krenaria e popullit shqiptar. Nëse përplasemi me Italinë..."

Në numrin e sotëm të gazetës më të madhe italiane “La Gazzetta dello Sport” trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran ka bërë një intervistë të gjatë, ku ka treguar gjithçka për kuqezinjtë dhe jetën e tij shqiptare

19 November 2026, 11:45 Nga DOSJA

Trajneri i kuqezinjve Rolando Maran, rrëfen për Gazzetta dello Sport:

ITALI - Ai është gjithmonë njeri fushe. Dhe fakti. Fjalë të pakta, kur duhen, dhe mundësisht në darkë, në atë atmosferë shoqërore që e do aq shumë. Por disa ditë më parë Rolando Maran bëri një përjashtim.

Pas fitores së Shqipërisë së tij kundër Bjellorusisë, e cila vulosi fitoren e grupit dhe ngjitjen në Ligën B të Nations League, tekniku italian mblodhi skuadrën në mesfushë dhe foli (ia doli!) me emocion duke mbajtur një fjalim të shkurtër dhe të papërgatitur: “Kush e vesh këtë fanellë mund të jetë vetëm krenar për ju. Ne e nisëm këtë aventurë në shkallë të lartë. Jua thashë para ndeshjes, ishte një përgjegjësi e madhe sepse e meritonim këtë ngjitje. U dhatë një gëzim tifozëve tanë”.   

Rolando, na e latë pak gojën hapur: na befasuat…

“Keni të drejtë, edhe sepse pastaj zakonisht këto gjëra mbeten në dhomën e zhveshjes. Nuk e di kush e ka bërë atë video, por ka qenë një gjë pozitive sepse kemi mundur ta ndajmë me tifozët gëzimin tonë. Luanim kundër Bjellorusisë, në fushë asnjanëse në Budapest dhe me dyer të mbyllura. Ka qenë bukur të arrijmë t'i përcjellim krenarinë popullit shqiptar, i cili vërtet e do kombëtaren në një mënyrë të pabesueshme”.   

A e ndjeni kaq të fortë këtë lidhje?

“Shumë. Në Shqipëri kombëtarja është skuadra e parë e të gjithëve, sikur të ishte një klub. Kur luajmë në shtëpi, në Tiranë, në stadiumin ku Roma fitoi Conferencen, nuk ka asnjë vend bosh dhe tifozëria është shumë e zjarrtë. Edhe në transfertë na ndjekin gjithmonë shumë njerëz. E ndiejmë përgjegjësinë për t'i dhuruar ndonjë kënaqësi një populli të tërë”.   

Pas gjashtë muajsh prej atëherë, cili është bilanci i parë?

“Pozitiv, sepse më kishte munguar të fitoja një grup të Nations League me ngjitjen nga Liga C në Ligën B. Përveç suksesit, erdhën rekorde: pikët më të larta ndonjëherë, numri i golave të shënuar dhe të pësuar”.   

Cila është kënaqësia më e madhe?

“Vetëdija se kemi rikthyer entuziazmin. Shqipëria vinte nga një periudhë negative, ne u përpoqëm të ndryshonim mentalitetin dhe të merrnim rezultate të kërkuara nëpërmjet një qëndrimi që tërhoqi jo vetëm lojtarët, por edhe tifozët. Ka funksionuar”.   

Objektivi i radhës është pjesëmarrja në Europian. Italia në grupin kualifikues të Shqipërisë: po apo jo?

“Nuk di t'i përgjigjem, vërtet. Do të ishte sigurisht një emocion i madh dhe do të kishte një shije të çuditshme. Pavarësisht kundërshtarëve, shpresojmë të arrijmë të kualifikohemi. Skuadra është konkurruese, ka cilësi teknike e morale dhe madje mundësinë për të programuar një rifreskim fiziologjik. Federata prej kohësh ka ngritur një punë shumë të mirë në kombëtaret e moshave”.   

Si zhvillohet rutina juaj e re çdo ditë?

“E jetoj federatën përditë, kam një zyrë ku analizoj video dhe programoj punën. Dhe udhëtoj shumë sepse mbi 90% e djemve të mi luajnë jashtë vendit. Më ka ndodhur të lëviz në katër shtete të ndryshme brenda pesë ditësh. Jemi duke u përpjekur të kuptojmë edhe nëse ndonjë lojtar me dyshtetësi është i interesuar të qëndrojë me ne”.   

Për shembull, portieri i Cagliarit Elia Caprile do të luajë për Shqipërinë?

“Elia e ka marrë pasaportën shqiptare për arsye familjare, ende nuk e ka përfunduar procedurën dhe prandaj nuk kemi folur. Megjithatë, nëse do të ishte i disponueshëm, sigurisht që do të na bënte punë”.   

A ju pëlqeu pushimi i gjatë mes shtatorit dhe tetorit?

“Më shërbeu shumë. Kam qëndruar mjaft në kontakt me lojtarët dhe kam mundur ta çoj përpara punën duke fituar kohë. Me skuadrën flas kryesisht italisht, sepse e kuptojnë pothuajse të gjithë. Pastaj përdor pak anglisht dhe kam një përkthyes”.   

Pse zgjodhët mbrojtjen me tre?

“Sepse më lejonte të zhvilloja lojën me gjerësi, me përfshirjen sulmuese të dy anësorëve, si për kundërsulme duke vendosur dy mesfushorë ofensivë pas Manajt. Pastaj duhet të jesh i vendosur në zgjedhje dhe i shpejtë në shpjegime. Konceptet duhet të transmetohen shpejt dhe me qartësi”.   

Në listën tuaj ka pak "italianë", por më pak se më parë

“Po, vitet e fundit shumë janë larguar nga Serie A: Berisha, Strakosha, Djimsiti, Asllani, Ramadani. Por ka edhe të tjerë dhe gjithsesi kampionati italian mbetet një nga modelet më të ndjekura. Manaj është rritur tek Interi, tani është në kulmin e pjekurisë dhe ka një qasje shumë profesionale. Po shënon shumë”.   

Dhe kështu e "detyron" të qëndrojë në stol Cristian Shpendin, golashënuesin më të mirë në Serie B me Cesenën.

“Ndonjëherë të duhet të përjashtosh një lojtar që do ta meritonte hapësirë. Shpendi është i zoti dhe në stërvitje e tregon gjithmonë. Do t'i ketë rastet e tij”.   

Hysaj është i palidhur me klub dhe luan vetëm në kombëtare

“E çmendur. Stërvitet me Empolin dhe pastaj e monitorojmë. Kur vjen në kombëtare duket një lojtar i angazhuar rregullisht në klub. Ka moshën e duhur për të qenë ende në nivele të larta, nuk e kuptoj pse nuk i jepet besim”.   

Si po rritet Ernest Muçi, mesfushori ofensiv dhe autor i një goli të mrekullueshëm kundër Finlandës?

“Ernesti ka goditje fantastike dhe fatin të luajë te Trabzonspor, duke u stërvitur me Salah-un, të cilit i ngjan në disa detaje. Nga pikëpamja teknike ka cilësi të mëdha”.   

Si jetohet në Tiranë?

“Shumë mirë: qytet mikpritës dhe në zgjerim të plotë. Unë banoj pak hapa larg federatës, që është e strukturuar dhe e organizuar në mënyrë të shkëlqyer. Njerëzit më njohin dhe pasioni i popullit shqiptar është shumë i këndshëm: më mbush me krenari dhe përgjegjësi”.   

“Një jetë në Itali, pastaj hapja drejt një Kombëtareje”

Rolando Maran ka lindur në Trento më 14 korrik 1963. Pas një karriere të mirë si mbrojtës, nis në vitin 1999 atë të trajnerit që e çon në stolat e Cittadellës, Brescias, Barit, Triestinës, Vicenzës, Vareses, Catanias, Chievos, Cagliarit, Genoas, Pisës dhe sërish Brescias. Nga maji 2026 është trajneri i ri i Shqipërisë.

Trajneri i kuqezinjve Rolando Maran, rrëfen për Gazzetta dello Sport:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin