Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Po ashtu, është filluar hetimi edhe për rastin kur gjatë protestës së 16 tetorit të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, një punonjës policie shtyu me forcë të riun M.S. teksa ai po qëndronte në këmbë pa kryer asnjë lloj veprimi. Efektivi që po vraponte e shtyu me mburojën e tij të riun duke e përplasur në trotuar, nga për pasojë ju shkaktuan dëmtime shëndetësore serioze.

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por ende nuk ka asnjë punonjës policie nën hetim. Sipas të dhënave që Prokuroria e Tiranës i dërgoi BIRN, bazuar në një kërkesë për informacion, është filluar hetimi për plagosjen e shtetasit L.B. në protestën e 13 tetorit, kur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij prej policisë ju thye kocka e njërës këmbë dhe të nesërmen iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.
Po ashtu, është filluar hetimi edhe për rastin kur gjatë protestës së 16 tetorit të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, një punonjës policie shtyu me forcë të riun M.S. teksa ai po qëndronte në këmbë pa kryer asnjë lloj veprimi. Efektivi që po vraponte e shtyu me mburojën e tij të riun duke e përplasur në trotuar, nga për pasojë ju shkaktuan dëmtime shëndetësore serioze.
Procedimet penale për këto ngjarje janë regjistruar për veprën penale “kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal. Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.
Në të dy këto raste, nuk është regjistruar emri i asnjë punonjësi policie si person nën hetim, ndërkohë që prokurorët kanë deleguar në policinë gjyqësore veprime hetimore për të mundësuar identifikimin e efektivëve që kanë kryer veprimet, si dhe sigurimin e provave.
Po ashtu, prokuroria bënë me dije se ka regjistruar kryesisht procedim penal, bazuar në pamjet e publikuara në media dhe rrjetet sociale, që sipas prokurorisë pasqyrojnë episode të mundshme të përdorimit jo proporcional të forcës nga ana e punonjësve të policisë gjatë protestës. “Nga ana Prokurorisë po kryhen veprime në Spitalin Universitar të Traumës lidhur me personat e dëmtuar gjatë protestës, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital, me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e çdo rasti”, informon prokuroria dhe shton se kanë mbërritur edhe referime edhe prej Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, për veprime të tjera të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, gjatë protestave në Tiranë dhe në disa qarqe të vendit janë arrestuar 300 persona, përfshirë 33 të mitur. Ndërkohë, 559 persona janë proceduar penalisht, mes tyre 171 të mitur. Nga 859 të proceduar në total, një e katërta janë të mitur. Avokati i Popullit dhe organizatat e të drejtave të njeriut kanë dokumentuar pretendime për dhunë policore, dëmtime fizike dhe shkelje të garancive ligjore për mbrojtjen e fëmijëve.
Protestat, të nisura nga studentët dhe të mbështetura më pas nga gjimnazistët, janë nxitur nga pakënaqësia ndaj korrupsionit, mungesës së perspektivës dhe kostos së lartë të jetesës. Demonstratat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes palëve dhe dëmtime të pronës./BIRN
TIRANË- Protestuesit janë vendosur në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria. Një prej protestueseve bë...
pamje TIRANË- Protesta në Tiranë ka nisur që në orët e para të paradites, dhe vijon ende edhe në këto momente. Ja...
pamje TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar prej disa ditësh me tone të ashpra, ku nuk ka munguar dhuna dhe përplasjet m...
pamje TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar prej disa ditësh me tone të ashpra, ku nuk ka munguar dhuna dhe përplasjet midis ...
pamje TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar prej disa ditësh me tone të ashpra, ku nuk ka munguar dhuna dhe përplasjet m...
TIRANË - Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë v&e...
pamje TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar prej disa ditësh me tone të ashpra, ku nuk ka munguar dhuna dhe përplasjet m...
TIRANË- Abonentë të kompanisë "One Albania" kanë raportuar probleme me aksesin në internet. Përdoruesit kanë njoftuar...
TIRANË- Ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog me protestuesit ka "ndezur" rrjetet sociale me meme dhe ironi. Ditën e djeshme, Kryeminis...
pamjet TIRANË- Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, nj&eu...