LIVE UPDATES
Bota

Trumpi çimenton kontrollin e Partisë Republikane me betejën e lidershipit të tyre në Kongres

13 May 2021, 06:19 Nga DOSJA
Trumpi çimenton kontrollin e Partisë Republikane me betejën e

UASHINGTON – Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve pritet të zgjedhin ligjvënësen Elise Stefanik në një post të lartë drejtues të premten, duke dërguar një mesazh të fuqishëm në lidhje me drejtimin e partisë ndërsa ligjvënësja nga Nju Jorku u ngrit në këtë pozitë pasi u dallua për mbështetjen e saj ndaj ish Presidentit Donald Trump.

Zonja Stefanik, 36 vjeç, do të marr postin e kryetares së Konferencës Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, post që mbahej nga ligjvënësja Liz Cheney, e cila u shkarkua të mërkurën pasi i quajti pretendimet e Trumpit për mashtrim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, “një gënjeshtër të madhe”.

Zgjedhja e zonjës Stefanik për pozicionin e tretë më të fuqishëm në grupin parlamentar republikan të Dhomës së Përfaqësuesve kulmon një ndryshim të madh për ligjvënësen dikur kryesisht të panjohur që përfaqësonte distriktin e 21-të dikur demokrat të Nju Jorkut, e që tani është në fokusin e mediave pasi fitoi vëmendjen e Trumpit gjatë procesit për shkarkimin e tij herën e parë në Kongres.

‘Më mirë për shfaqje’

“Ish Presidenti Donald Trump nuk mendon se ideologjia, problematikat apo politikat janë në të vërtetë ato që përcaktojnë zgjedhjet; ai beson se gjithçka ka të bëjë me paraqitjen, me shfaqjen. Dhe ai beson se ligjvënësja Stefanik është më e mirë për shfaqje sesa ligjvënësja Cheney”, thotë Lara Brown, drejtoreshë e Shkollës së Lartë të Menaxhimit të Politikave në Universitetin George Washington në Uashington.

Trumpi mbështeti ligjvënësen Stefanik, duke shkruar në blogun e tij të hënën se, “Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë një mundësi të mirë për të përmirësuar udhëheqjen këtë javë nga luftënxitësja Liz Cheney tek komunikuesja e talentuar Elise Stefanik “. Ai vazhdoi më tej, “Ndërsa afrohen zgjedhjet e mes mandatit të 2022 për në Kongres, ne kemi nevojë për dikë që ka përvojë në kthimin e shteteve nga blu (demokratë) në të kuqe (republikanë), dhe kjo është Elise! Ajo di si të fitojë, është ajo që na duhet”.

Në intervistën e saj të parë që kur njoftoi se do të kandidonte për postin drejtues të konferencës, ligjvënësja Stefanik i tha ish këshilltarit të Trumpit Stephen Bannon javën e kaluar se ajo e shikon këtë pozitë si një mundësi “për të përfaqësuar shumicën e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe se shumica dërrmuese e republikanëve të kësaj dhome mbështesin presidentin Trump, dhe fokusin e tij tek integriteti i zgjedhjeve dhe siguria e tyre”.

Deklaratat e ligjvënëses Cheney mbi votimin presidencial rindezën debatin brenda Partisë Republikane mbi pretendimet e pabazuara të Trumpit se ai fitoi zgjedhjet e nëntorit ndaj demokratit Joe Biden. Këto pretendime arritën kulmin me përkrahësit e tij që sulmuan Kapitolin më 6 janar në përpjekje për të ndalur numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor për presidentin Biden. Shkelja më e rëndë e sigurisë në Kapitol në më shumë se dy shekuj, la pesë persona të vrarë

‘Lufta me Kushtetutën’

“Zgjedhjet kanë mbaruar. Ky është ligji dhe procesi ynë kushtetues. Ata që refuzojnë të pranojnë vendimet e gjykatave tona janë në luftë me kushtetutën. Detyra jonë është e qartë. Secili prej nesh që ka bërë betimin duhet të veprojë për të parandaluar shpërbërjen e demokracisë sonë. Kjo nuk ka të bëjë me politikën apo partinë. Ka të bëjë me detyrën tonë si amerikanë. Heshtja dhe injorimi i gënjeshtrës e trimëron gënjeshtrarin. Unë nuk do të marr pjesë në të. Nuk do të heshtë ndërsa të tjerët e çojnë partinë tonë në një shteg që braktis shtetin ligjor dhe i bashkohet kryqëzatës së ish-presidentit për të minuar demokracinë tonë.”

Në një letër të hënën përpara votimit, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy tha, “Këto konflikte të brendshme duhet të zgjidhen për të mos penguar përpjekjet tona kolektive. Duke dëgjuar nga kaq shumë prej jush ditët e fundit, është e qartë se duhet të bëjmë një ndryshim”.

Në shkurt, zonja Cheney ishte republikania më e lartë që votoi për të fajësuar Donald Trumpin nën akuzën për nxitjen e trazirës së 6 janarit. McCarthy nuk votoi për fajësimin e tij, por tha në Dhomën e Përfaqësuesve se, “Presidenti mban përgjegjësi për sulmin e së mërkurës në Kongres nga protestuesit rebelë”.

Por zoti McCarthy mbështeti ligjvënësen Stefanik për vendin drejtues në fillim të kësaj jave, duke thënë se republikanët “duhet të jenë të bashkuar”.

Një ligjvënëse në mandatin e saj të katërt në Kongres, Stefanik ka një rekord votimi shumë më të moderuar nga zonja Cheney, vajza e ish-nënpresidentit Dick Cheney.

Stefanik u rrit në shtetin e Nju Jorkut dhe sipas biografisë së saj zyrtare, ishte e para në familjen e saj që fitoi një diplomë universiteti. Distrikti 21 në Nju Jork që përfaqëson zonja Stefanik votoi për ish-Presidentin Barack Obama dy herë përpara se të votonte për Trumpin në zgjedhjet e vitit 2016.

Grumbulluese e rëndësishme fondesh

Stefanik është gjithashtu një grumbulluese kryesore e fondeve për partinë republikane. Ajo arriti të grumbullojë 15 milionë dollarë në zgjedhjet e fundit ndërsa po bën shumë fushatë për të zgjedhur më shumë gra republikane në poste publike.

Ligjvënësja e Nju Jorkut ishte gjithashtu një nga 138 republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve që kundërshtuan rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, duke thënë, “dhjetëra miliona amerikanë janë të shqetësuar se në zgjedhjet e vitit 2020 pati shkelje nga zyrtarët shtetërorë dhe gjyqtarë të pazgjedhur që injoruan ligjet shtetërore të zgjedhjeve. Ne mund dhe duhet t’i diskutojmë në mënyrë paqësore dhe me respekt këto shqetësime”.

Por Lara Brown e Universitetit George Washinton thotë se ligjvënësja Stefanik do të duhet të jetë e kujdesshme për të mos u bërë objektivi kryesor i sulmeve të demokratëve gjatë zgjedhjeve të 2022-shit.

“Ajo është ende në një distrikt shumë konkurrues. Dhe ndërsa mund të jetë duke fituar pikë me bazën republikane, tani po distancohet nga të pavarurit dhe të moderuarit që ishin në distriktin e saj dhe që e ndihmuan atë të fitonte zgjedhjet, “tha zonja Brown.

VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota elise stefanik partia republikane ne shba trump elise stefanik partia republikane ne shba trump

Sondazh

Bota 13 May 2021, 06:15

Myslimanët festojnë Fitër Bajramin

Besimtarët myslimanë në Kosovë kanë falur të enjten Fitër Bajramin në xhami, ndonëse duke respektuar distancën fizike, si masë për luftim të koronavirusit. Myft...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin