LIVE UPDATES
Aktualitet

U dënua për trafik droge në Itali, Dritan Shoraj lirohet nga burgu: Më shkatërruan jetën

5 May 2022, 10:54 Nga DOSJA
U dënua për trafik droge në Itali, Dritan Shoraj lirohet nga

ITALI-Një mëngjes nëntori të vitit 2018, Dritan Shoraj ishte shndërruar nga një profesor i vlerësuar në Universitetin Shqiptar të Tiranës në një trafikant droge të kartelit shqiptar përgjegjës për shitjen e një kilogrami kokaine mes Milanos dhe Venedikut.

Sipas mediave italiane, pothuajse katër vjet e 20 ditë burg më vonë ajo akuzë për të cilën ai ishte arrestuar me urdhër të burgimit evropian ra në Gjykatën e Apelit të Trentos, e cila e liroi atë “për mos kryerjen e veprës”. Se çfarë ka ndodhur do të dihet pas shtatëdhjetë ditësh, kur gjyqtarët e Trentino-s do të depozitojnë arsyet e dënimit të shqiptuar dje.

“Më shkatërruan. Po hyja në klasën time të universitetit dhe e gjeta veten në burg”,-tha Shoraj.

Një kilogram kokainë e blerë dhe shitur në zonën Sandonatese më 2 maj 2000: kjo ishte akuza që e çoi profesorin në një dënim përfundimtar prej 4 vjet e 20 ditë burg. Sipas dosjes së operacioni “Pineta” i policisë italiane që në vitin 2000 arriti të kapë  drejtuesit e një organizate të degëzuar italo-shqiptare që përfundoi me mbi 128 dënime, mes viteve 1998 dhe 2000, profesor Shoraj dyshohej se ishte pjesë e tij dhe gjente drogën në Shqipëri si dhe organizonte transportin me rrugë detare drejt Italisë. Në fillim të viteve 2000, Shoraj ishte kthyer në vendlindje ku kishte ndërtuar një karrierë të dyshimtë. Kështu mbërritën njëra pas tjetrës një diplomë, një master dhe një doktoraturë në Administrim biznesi dhe hapi i fundit prestigjioz, katedra e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Papritur Dritan Shoraj bëhet i rregullt në transmetimet televizive si ekspert dhe konsulent, nis një karrierë politike në Partinë Demokratike. Më 22 shkurt 2016, gjatë një demonstrate të Partisë Demokratike në Tiranë, ai u bë i famshëm në të gjithë vendin për një video të një sherri me një qytetar që përfundoi me filmimin e profesorit teksa e shkelmonte burrin. Në Shqipëri, për më tepër, dualizmi i tij me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri kishte mbushur prej muajsh faqet e gazetave lokale.

E gjithë kjo ndërsa në Itali tre gjykata (shkalla e parë dhe e dytë në Venecia dhe Kasacioni në Romë) po vulosnin dënimin e tij si trafikant droge. Një akuzë për të cilën profesori është deklaruar gjithmonë i pafajshëm ​​dhe që e kishte ndaluar një mëngjes nëntori 2018 në oborrin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, pak minuta nga mësimi.

Në burg, profesori kontakton avokatin paduan, Pietro Someda, i cili merr një rishikim të gjyqit duke paraqitur dokumente me të cilat vërteton se në të njëjtat ditë në të cilat prokuroria faktoi pazarin e drogës, profesori ishte në një shtrat spitali për shkak të një aksidenti. Një polic rrugor në Tiranë, një infermiere nga spitali i kryeqytetit shqiptar dhe një profesor me poste diplomatike në Shqipëri dëshmuan para apelit të Trentos. Të gjithë për të konfirmuar versionin e mbrojtjes.

“Më përmendën emrin për të shpëtuar një person tjetër që më pas u arrestua dhe ai. Kështu që unë shkova në burg për 40 ditë pa bërë asgjë. Sot kam rilindur dhe dua të shijoj lirinë time”.-tha Shoraj.

Hapi i parë do të jetë marrja e karriges që iu hoq me dënim dhe arrest.

“Unë jam ende në shok, e gjithë jeta ime u trondit, por tani do t’i rikthehem mësimdhënies”.- shtoi ai.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali dritan shoraj pietro someda arrestohet shqiptari ne itali dritan shoraj pietro someda

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin