"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
U kap me armë, lirohet në këmbim të 50 mln lekëve Renato Çaushi
1 December 2021, 15:45Nga DOSJA
GJIROKASTËR– Renato Çaushi alias Andrea Çaushi është liruar sot nga qelia vetëm disa ditë pasi u prangos me armë zjarri pa leje. Vendimi është marrë mesditën e sotme nga gjyqtari i çështjes Sokol Pine, i cili është deleguar nga Saranda në Gjirokastër, për të gjykuar çështje penale dhe civile. OraNeës shkruan se akuza që parashikon një dënim nga 3 deri në 7 vite burgim është rrëzuar në këmbim të 50 milionë lekëve garanci pasurore.
Kërkesa për pagimin e kësaj shume në formën e garancisë pasurore, është bërë nga Çaushi dhe avokatja e tij, duke bindur gjyqtarin Sokol Pine, që t’i ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në detyrimin për tu paraqitur dy herë në javë pranë policisë gjyqësore. Kundër vendimit ka qenë prokurori i çështjes, i cili ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së Sarandës, e cila kishte vendosur për Çaushin masën e “arrestit në burg”.
Çaushi u prangos nga agjentët e policisë së Vlorës, teksa lëvizte në qytet me armë pa leje.
Ndalimi i Çaushit është bërë në ambientet e një lokali në qytetin e Sarandës, i cili në momentin që i janë vënë prangat nuk ka bërë asnjë rezistencë, ndërsa ka pretenduar se pistoletën e mbante për vetëmbrojtje dhe jo për të qëlluar ndaj ndokujt.
TIRANË– Një masiv i madh shkëmbor ka rënë në fshatin Plan i Bardhë duke e bllokuar totalisht rrugën. Kur kanë kaluar vetëm dy ditë nga inagurimi i Rr...
LUSHNJE– Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka sekuestruar disa pasuri të një personi të dënuar për prostitucion e grup kriminal. Në nj...
ELBASAN – Dalja nga shtrati e lumit Shkumbin në fshatin Shushicë ka dëmtuar disa fermerë. Ndërkohë, Ismail Rrapi tregon se vërshimi i lumit dëmtoi jo vet...
BRITANI E MADHE- Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë britanike pasi akuzohet se punonte në një shtëpi bari në një lavazh në Canvey Island. Policia e Esse...
DURRËS– 4 persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar 50...
Për çdo helenizim ata merrnin 30 mijë euro. Ata ia dolën të “pastronin” kriminelët mizorë, kryesisht shqiptarë, duke i bërë grekë, duke u dhënë ID të rej...