LIVE UPDATES
Art&Argëtim

U ndanë me bujë/ Pas prishjes së marrëdhënies treshe, partneri i Egla Harxhit kapet mat me Alessian

27 October 2019, 18:59 Nga DOSJA

Kanë kaluar më shumë se dy vite nga buja që bëri deklarata e ish-Missit shqiptar, Egla Harxhi, lidhur me statusin e saj për një lidhje treshe. Mirëpo, tashmë gjithçka ka ndryshuar. Mediat kanë shkruar vazhdimisht për lidhjen treshe që modelja kishte së bashku me partnerin francez, fotografin e njohur Jarl de Basserville dhe modelen Alessia.

egla-cover

Por, pavarësisht bujës dhe zhurmës së madhe që ajo bëri në median rozë dhe në mbarë opinionin shqiptar, duke qenë se nuk është mësuar me statuse të tilla, kjo lidhje treshe nuk zgjati shumë. Vetëm pas dy vitesh erdhi në jetë fryti i dashurisë së modeles shqiptare me francezin Jarl.

Në momentin kur Egla ngeli shtatzënë, Alessia shfaqi kriza xhelozie, por me kalimin e kohës Egla e qetësoi duke i thënë se ajo është pjesë e familjes dhe se fëmijën do e rrisnin bashkë. Në fillim dukej sikur Alessia u qetësua, por sa më shumë kalonin muajt, aq më shumë shtohej xhelozia. Alessia u përpoq disa herë ta ndante çiftin”, thoshte burimi për “Gazeta Shqiptare”, duke krijuar probleme midis tyre, por pa rezultat sepse mbas gjithë dashurisë që u dha dhe dëshirës së madhe për ta ndihmuar që Alessia të zhvillohej në një ambient pozitiv, mosmirënjohja e Alessias arriti kulmin duke i kërkuar Ales që të lërë Eglën dhe fëmijën për të. Kjo bëri që Egla dhe Ale të vendosnin ta largonin përfundimisht nga jeta e tyre. Por mos ndoshta ajo tashmë ia ka arritur qëllimit?

“Panorama Plus” ju sjell disa foto, ku Alessia shihet pranë Ales në një aktivitet të organizuar në Tiranë, 10- vjetori i një lokali ku këndonin live Redon Makashi, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka. Nuk dihet nëse kjo mund të quhet tradhti e Alles kundrejt Eglës, apo nëse marrëdhënia e tyre treshe është kthyer si më parë dhe ajo e lë Allen në duart e sigurta të Alessias. Le të shohim se si do t’i argumentojnë këto foto në vazhdim.

egla-burri-2

EGLA HARXHI NUK DO T’IA DIJË, PLAZH NË VJESHTË KU TREGON LINJAT PAS LINDJES

Si ka vijuar ndërkohë jeta e Eglës dhe Alexandrit? Në Shqipëri u rikthye së fundi, pasi thotë se në kryeqytetin francez, Paris, bëri jetë të ngjashme si në filmin “Mesnatë në Paris” të Woody Allen.

Ish-Miss Albania, Egla Harxhi, thotë se në Paris arriti të takonte e të shoqërohej me personazhe që i kishte lexuar në libra e parë vetëm në filma. Protagonistin kryesor të asaj tabloje mes milionerësh e ka me vete, partnerin Alexandre de Basseville, fotografin me famë botërore, nga lidhja me të cilin erdhi në jetë Luxifer.

Por këtë periudhë Eglës i duhet të jetojë dhe punojë larg djalit, pasi është vendosur në Kalabri për një projekt. “Jam vendosur në Kalabri për të punuar rreth një projekti, që lidhet me agroturizmin dhe ekologjinë. Është një super vend këtu dhe pranova të vij, pasi shoku im i ngushtë arkitekt që punon në Francë, Boris Cindric, më bëri ftesë.

Këtu jam pa djalin, jam vetëm për të punuar dhe po bëj disa pushime të vonuara”, tregoi ajo për “Panorama Plus. Në fotot me bikini të shkrepura në Taormina, Egla ka marrë komplimente për linjat e tonifikuara dhe trupin super në formë pas lindjes. Kujtojmë që pak kohë më parë, ajo zbuloi në media planin për ta shndërruar Libofshën në një Ibiza, detajet e projektit dhe miqtë miliarderë që do i ndihmojnë me para.

Për jetën në Paris dhe kthimin në Tiranë tashmë si nënë, Egla foli për “Panorama Plus” edhe për njohjen e parë me partnerin e saj, një personazh kontrovers. Pyetjes si ka ndikuar partneri yt, të ka ndihmuar apo ta ka bërë më të vështirë, ajo i është përgjigjur: “Alexander më ka ndihmuar shumë në këtë aspekt duke më transmetuar njohuritë e referencat e tij, me dëshirën e madhe për të më dhënë mjetet që të zhvillohesha më tej në kërkimin tim.

egla-burri-3

Momenti kur çdo gjë ndryshoi dhe rrjedha e ngjarjeve mori rrugën e saj, ishte kur Alexander më pyeti në takimin e parë se nga vija. Në mendje, e lodhur nga paragjykimi i fshehtë dhe i ftohtë i perëndimorëve kur thua se vjen nga Shqipëria, i thashë nga Shqipëria me vendosmëri, për të ngjarë sa me bindëse (qesh).

Dhe reagimi direkt ishte: ‘So you are from Illyria, you are from the country of Mother Theresa of Skanderbeg? (Kështu ti je nga Iliria, nga vendi i Nënë Terezës dhe Skënderbeut?’ Në atë moment thashë me vete: ‘Ky është një njeri i çuditshëm!’ Njohuria që ai kishte për Shqipërinë tejkalonte dhe atë që unë dija për vendin tim”. Ndër të tjera ajo është shprehur se ata jetojnë shpesh larg për shkak të angazhimeve që kanë, por kjo nuk e cenon marrëdhënien e tyre. Për Eglën, Alexander nuk është një burrë i thjeshtë për t’u menaxhuar, pasi është rritur me rregulla strikte, por ajo ia ka dalë.

egla-burri-4

Sa për formën fizike, tregon se nuk ka bërë asgjë për ta arritur këtë formë pas lindjes, thjesht është me fat që ka gjenet e mira prej Miss-i gjithë jetën. “Sa për faktin që lashë jetën në Paris, njerëzit mendojnë se vendimin e mora brenda ditës dhe projekti, studimi, analiza e situatës janë bërë me të kërciturat e gishtave, por jeta nuk është e tillë asnjëherë. Çdo gjë në fakt kërkon kohën e saj, mundin dhe lodhjen. Por kur e bën diçka se e beson, motorët e energjisë ndizen dhe nuk të lënë të flesh më as natën”, tha ish-Miss Albania për “Panorama Plus.”

Marrë nga Panorama

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elga harxhi jarl de basserville elga harxhi jarl de basserville

Sondazh

Art&Argëtim 27 October 2019, 18:03

TIRANË- Të  gjithë dëshirojnë të duken bukur, çdo ditë të javës. Por shumica prej jush nuk e dinë se duke veshur shpesh disa gjëra, ju dëmtoni shënd...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin