LIVE UPDATES
Ekonomi

U njohën në plazh, rrëfimi i trishtë i 26-vjeçares: E dua ende. Burri nga Kosova e ndan live me SMS: S’ka shanse

14 October 2019, 12:55 Nga DOSJA
U njohën në plazh, rrëfimi i trishtë i 26-vjeçares: E

TIRANË– Pasi e dhunoi ish-bashkëjetuesi e dëboi nga shtëpia, sot 26-vjeçarja së bashku me vajzën e saj 13 muajshe ndodhet në mes të katër rrugëve. Ajo ka ardhur sot të rrëfejë historinë e jetës në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të kërkojë ballafaqim me ish-bashkëjetuesin si dhe ndihmë nga instancat shtetërore. Dy vjet më parë vajza u njoh rastësisht me djalin nga Kosova, pasi ky i fundit së bashku me familjen e tij kishte zgjedhur bregdetin e Durrësit të pushonte me familjen e tij.

Të rinjtë u njohën në plazh dhe vendosën të fejoheshin pas dy muajsh. Sipas vajzës, familja e djalit ishte dakord që ajo të shkonte në Kosovë e të jetonte me ta. Vajza la të ëmën në Shqipëri dhe vendosi të niste jetën me djalin. Por pas një periudhe shumë të shkurtër bashkëjetesa filloi të nxirrte një sërë problemesh në raportin e të rinjve.

Vajza rrëfen se filluan grindjet të cilat sipas saj shkaktoheshin nga familja e djalit. Situata arriti deri në dhunë, ndërsa në jetë kish ardhur edhe një fëmijë, një vajzë e cila aktualisht është 13 muajshe.

Ndodhur në një situatë të tillë 29-vjeçaria kuptoi se rrezikohej në atë familje, pasi ajo rrëfen se ish-bashkëjetuesi kishte filluar ta dhunonte madje kishte tentuar edhe ta vriste. Por kjo e fundit menjëherë kishte lajmëruar të ëmën e cila e solli vajzën në Shqipëri.

Sot kjo familje gjendet në mëshirë të fatit, e ëma nuk ka asnjë të ardhur, ndërsa 29- vjeçarja së bashku me fëmijën e saj 13 muajshe nuk ka asnjë mbështetje. Sot ajo do të bëj apel për ndihmë si dhe do të ballafaqohet me ish-bashkëjetuesin i cili i ka dhënë atësinë vajzës por nuk jep asnjë të ardhur për të.

“Isha 23 vjeçe kur u njoha me bashkëshortin, kur ndodhesha në plazh me mamin. Prindërit e tij më pëlqyen shumë, më thanë që kishin një djalë. Ai ndodhej në Kosovë nuk ishte me ta. Më kërkuan të shkëmbeja numrat e telefonit. Pasi ata kanë shkuar në shtëpi në Kosovë, djali i tyre më mori në telefon. Më tha ‘prindërit e mi të kanë parë të kanë pëlqyer, do vij të takohemi nga afër dhe të të shoh’. Pas 2 javësh erdhi nga Kosova i shoqëruar nga disa familjarë të tij. Babai i tij ka ngulmuar të më bënte nuse në atë familje. Folëm, mami më la të flisja vetë nëse do pëlqeheshim apo jo. Ndenjëm bashkë, në fillim mu duk shumë djalë i mirë, nuk di çfarë ndodhi më vonë. Unë i tregova që se kam babain, ai më tregoi jetën e tij, por më ka fshehur shumë gjëra. S’më ka thënë që ka qenë 2 herë i martuar dhe unë isha gruaja e tretë e tij. Këto i zbulova kur shkova atje tek ai”, tregoi 26-vjeçarja.

Ajo rrëfeu se dhuna nisi pas lindjes së vajzës.

“Nuk i premtova se do bëhesha gruaja e tij, në fillim i kërkova të dija kush ishte, ku jetonte, me çfarë jetonte. Atëherë më ftoi dhe pas 2 javësh kam shkuar atje me mamin, dajën dhe tezen. U takuam me njerëzit e shtëpisë. Ai jetonte në një fshat të Kosovës. Po ndërtonte një shtëpi të re, u futëm tek njerëzit, u takuam dhe folëm. Mami i tha që kemi ardhur t’ju njohim e të shohim se ku jeton djali. Babai i atij tha ‘ju e dini nëse bini dakord nëse jo e dini ju’. Atë ditë bëmë takimin përfundimtar dhe u fejuam. Mu duk djalë shumë i mirë. Veçmas nuk dolëm ne bashkë të dy. Vitin e parë ka qenë djalë shumë i mirë, më pas se di çfarë i ndodhi, fliste fjalë shumë të rënda dhe sillej ftohtë.

Vitin e parë më respektonte dhe sillej shumë mirë. Që kur kam hyrë në atë shtëpi ka qenë kunata që ishte beqare në shtëpi që filloi konfliktin. Ajo bëntë gjithçka, unë nuk i flisja nuk ia ktheja. Ajo bënte ligjin në shtëpi, çfarëdolloj gjëje që duhej të bënim duhet të pyesnim atë. Ajo çfarë nuk i fliste burrit tim, kur shkoja në shtëpi ai bëhej agresiv, ishte tjetër njeri”, tregoja gruaja e re.

Ajo tha më tej se bashkëshorti kishte një sjellje krejtësisht tjetër kur ishte larg nga familjarët e tij. Ndërsa e akuzoi se i ka futur thonjtë në fyt.

‘Kur kthehesha nga mami im më dukej i ndryshuar komplet. Edhe telefonata nuk më merrte të më pyeste. Kunata kishte karakter shumë të ndryshëm me mua. Ajo punonte. Unë rrija më kunatën e vogël që është një vajzë e mrekullueshme. Në fillim vjehrri sillej mirë me mua pastaj dhe ai ndryshoi, vjehrra kishte debate gjithmonë me mua. Kunata fuste zjarrin në familje, fjala e saj dëgjohej. Ato nuk më respektonin fare si nuse shtëpie që isha. Situata ndryshoi që kur dolëm me shtëpi të re. Ngaqë ata rrinin shumë njerëz në një shtëpi. Aty filluan çarjet me burrin. Ai dëgjonte nënën e tij për mua, i mohonte punët që bëja unë. Vjehrra kur ishte vetëm me mua në shtëpi sillej shumë ndryshe, kur vinte burri në shtëpi sillej shumë më mirë.

Fëmija ishte me dëshirë, kur isha shtatzënë nuk isha e qetë. Kur kisha lindur vajzën, kur ajo ishte 7 muajshe ai më dhunoi. Kur ka lindur, gocës i kanë tërhequr këmbën dhe ia thosha atij që vajza nuk ishte mirë. Ai më thoshte ‘vajza nuk ka asgjë’. E çuam tek mjeku, e vizituam. Mjeku tha që e kishte këmbën e nxjerrë. Ai më dhunoi mua se pse insistoja se vajza e kishte këmbën e sëmurë.
Unë mendova ta çonim fëmijën në Shqipëri. Ai nuk pranonte. Atë natë se di se si e ka bërë, më futi thonjtë në grykë. Unë ia largova vetë dorën dhe mora policinë 2 herë në telefon dhe denoncova që burri më kishte dhunuar. Ky iku direkt nga shtëpia dhe nuk erdhi fare atë natë. Unë isha shumë e stresuar. Të nesërmen telefonova nënën time e cila erdhi dhe më mori”, tha 26-vjeçarja.

Pas kësaj, partneri i ka kërkuar falje dhe ajo është rikthyer, por me sa duket situata ka vijuar njësoj. Ajo kërkoi të bashkohet me partnerin e saj por duke i kërkuar të vijë të jetojë me të dhe vajzën në Shqipëri.

“Ai më tha ‘hajde në shtëpi, kam bërë gabim, më fal’. U riktheva në shtëpi atëherë. Nuk më kanë mbaruar ndjenjat për të. Nëse ai ka ndryshuar unë rikthehem për vajzën dhe akoma e dua atë. Nga ai dua jo të rikthehemi atje po ai të vijë dhe të jetojë me mua dhe vajzën.
Ai më ka shkruar dhe më ka kërkuar foto të vajzës, unë s’ia kam çuar sepse ai nuk interesohet fare për të, nuk telefonon të pyesë dhe as nuk dërgon asgjë”, tregoi 26-vjeçarja.

Pas fjalëve të saj, partneri i gruas së re dërgoi një mesazh në redaksinë e emisionit ku nuk pranonte të kthehej me Majlindën por nëse donte mund ta çonte vajzën tek i ati.

Marrë nga Ballkan web 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale buuri nga kosova me zemer te hapur ndarja e ciftit buuri nga kosova me zemer te hapur ndarja e ciftit


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin