"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
U vra bashkë me dy nxënës në Deçan, miqtë e ish-shoferit: Nuk kishte konflikte
29 November 2021, 20:09Nga DOSJA
KOSOVË – Miqtë e ish-shoferit Gani Gjokaj, i cili u vra të premten e kaluar në Gllogjan të Deçanit tregojnë se i ndjeri nuk ka pasur konflikte. ç
Për emisionin “Shqipëria Live” në “Top Channel”, kolegët e Gjokajt treguan se ai nuk njihej si person problematik dhe se kurrë nuk ka patur konflikte. Gjithashtu, ata refuzuan se nuk ka ekzistuar konkurrencë mes tyre si shoferë.
“Jam shofer i autobusit. Ai nuk ka pasur asnjë konkurrencë. E njoh se e kam pasur koleg. Ka qenë djalë i mirë shumë. Kurrë nuk kam dëgjuar që ka pasur konflikt me dikë”, deklaroi njëri prej shoferëve”, shprehet njëri prej kolegëve të Gani Gjokajt.
“Rast tragjik, rast si ky nuk duhet të ndodhë askund. Kjo ka prekur gjithë popullin shqiptar. Ai që ka bërë këtë krim nuk e di çfarë ka menduar, të dalë e të sulmojë një njeri të pafajshëm. E kam pasur koleg dhe kemi punuar shumë bashkë dhe nuk ka pasur asnjëherë diçka të keqe. Rast tragjik, fëmija duke iu rritur. Një tmerr që nuk duhet të ndodhë kurrë. Këtu nuk ka konkurrencë. Nuk i ka thënë asnjë nxënësi diçka. Ka qenë në gjendje që edhe paratë e veta t’ia japë. Kjo është tmerr”, thanë disa kolegë të tjerë të viktimës.
Të premten e kaluar, një person i armatosur me kallashnikov në fshatin Gllogjan të Deçanit goditi autobusin e shkollës. Nga atentati, mbetën të vrarë shoferi Gani Gjokaj, ndërsa bashkë me të humbën jetën nxënësit Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj. Policia ka vendosur shpërblim 20 mijë euro për vendodhjen e vrasësit.
SHBA- Për mijëra amerikanë, dhurimi i plazmës është një rrugë shpëtimi. BuissnesInsider shkruan se në 90 minutat që duhen për të dhuruar, ata fitojnë pesëfishin...
KOSOVË- Përparim Avdili, shqiptari nga Maqedonia e Veriut, i cili është kandidat për deputet edhe për një mandat në parlamentin e Cyrihut ka folur në lidh...
MOSKË – Rusia njoftoi të hënën se ka zhvilluar një tjetër provë të suksesshme me raketën e saj hipersonike Zircon, ndërsa fuqitë botërore janë duke k...
HUNGARI- Nga dyqanet e pajisjeve shtëpiake në Shtetet e Bashkuara tek tregjet ushqimore në Hungari, rritja e çmimeve të konsumit, shkaktuar nga kostot e ...
GJERMANI- Kancelarja në largim e Gjermanisë Angela Merkel do të zhvillojë bisedime të martën me udhëheqësit e 16 rajoneve të Gjermanisë pas shqetësimeve për rri...
FINLANDË- Në shtëpinë e saj, në kryeqytetin finlandez, Ilona Taimela rishikon qindra shkëmbime në WhatsApp me ish-nxënësit e saj – fotografi kafshësh, dety...
SLLOVENI- Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha të hënën se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë të rëndësishme jo vetëm për të dy palët por edhe tër...
RUSI – Rusia testoi me sukses raketën supersonike “Zirkon”. Fregata “Admirali Gorshkov” testoi me sukses raketën në fjalë duke goditur me saktësi një obje...