LIVE UPDATES
Bota

Ukraina përgatitet për takime kyç me aleatët, ndërsa sulmet ruse vazhdojnë

Këto takime do të mbahen në një kohë kur Rusia nuk po jep asnjë shenjë gatishmërie për t'i dhënë fund luftës.

16 November 2026, 08:42 Nga G.M
Ukraina përgatitet për takime kyç me aleatët, ndërsa
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky (në qendër), i cili mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Dublin të Irlandës, më 12 nëntor, pritet të zhvillojë sërish takime me aleatët perëndimorë gjatë kësaj jave.

Derisa bisedimet për paqe po hasin në vështirësi dhe sulmet ajrore ruse po vazhdojnë, Qeveria e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po përgatitet për dy takime të rëndësishme me aleatët këtë javë: takimin e të ashtuquajturit Grupi i Ramsteinit, i cili do të pasohet nga një takim i Koalicionit të Vullnetit. Këto takime do të mbahen në një kohë kur Rusia nuk po jep asnjë shenjë gatishmërie për t'i dhënë fund luftës.

"Do të mbahet një takim i Ramsteinit, i cili duhet të sjellë rezultate", tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes, të publikuar me video më 15 nëntor, duke iu referuar takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili është planifikuar të mbahet më 17 nëntor në Bruksel.

"Ky takim do të dërgojë mesazh të fortë për Rusinë, se Ukraina nuk do të mbetet pa mbështetje", shtoi Zelensky.

I njohur jozyrtarisht si Grupi i Ramsteinit, ky grup bashkërendon mbështetjen ushtarake për Ukrainën nga aleatët perëndimorë. Takimin e ardhshëm do ta udhëheqin ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Lideri ukrainas tha se synimet kryesore të Kievit janë forcimi i mbrojtjes ajrore të vendit, përfshirë sigurimin e raketave dhe sistemeve shtesë Patriot, si dhe të sistemeve kombëtare të avancuara të raketave kundërajrore, NASAMS.

"Kërcënimi nga raketat balistike ruse mbetet shumë serioz dhe ne kemi të dhënat të inteligjencës që tregojnë se po përgatiten sulme të reja", tha Zelensky.

Ukraina po përballet me vështirësi për t’i mbrojtur qytetet nga dronët rusë me motorë reaktivë, të cilët mund të fluturojnë pothuajse dy herë më shpejt se modelet e vjetra. Për këtë arsye, Kievi ka kërkuar përshpejtimin e dërgesave të armëve më të avancuara mbrojtëse nga Perëndimi.

Takimi i Koalicionit të Vullnetit "mund të jetë historik"

Zelensky tha se Ukraina po përgatitet gjithashtu për një takim në Berlin të Koalicionit të Vullnetit, të cilin e cilësoi si "një takim të rëndësishëm që mund të jetë historik".

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri britanik, Andy Burnham, do ta udhëheqin takimin e këtij koalicioni. Ky është një grupim joformal, i krijuar në fillim të vitit 2025 nga shtetet që janë zotuar ta ndihmojnë Kievin dhe që mund të marrin pjesë në një forcë shumëkombëshe paqeruajtëse, në rast se arrihet marrëveshje për armëpushim. Merz tha se në takim pritet të marrin pjesë më shumë se 20 krerë shtetesh dhe qeverish.

"Qëllimi ynë është të arrijmë dy gjëra: së pari, të sigurojmë financimin për mbrojtjen e Ukrainës për vitin 2027 dhe, së dyti, të arrijmë një qëndrim të përbashkët lidhur me bisedimet e ardhshme për paqe", tha ai.

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion. Zelensky tha se "e kemi mundësinë të krijojmë një qëndrim vërtet të fortë dhe të unifikuar evropian për negociatat".

"Po përgatitim gjithashtu një vlerësim të punës së koalicioneve ekzistuese që mbështesin Ukrainën, cilat prej tyre po i përmbushin vërtet detyrat dhe, cilat, për të qenë të sinqertë, kanë mbetur vetëm struktura boshe. Do të punojmë për t'u dhënë përmbajtje", tha ai.

Më 9 nëntor, Koalicioni i Vullnetit nisi stërvitjen e parë ushtarake, e cila synon të mbështesë periudhën e mundshme të pasluftës në Ukrainë.

Rreth 3.000 ushtarë nga 11 shtete po marrin pjesë në këto manovra, të cilat kanë për qëllim testimin e mënyrave për të ruajtur paqen pas arritjes së një armëpushimi që do t'i jepte fund luftës.

Stërvitja, e udhëhequr nga Franca dhe Britania e Madhe, po zhvillohet në Poloni, në hapësirën ajrore mbi Rumaninë dhe në pjesën perëndimore të Detit të Zi. Ajo pritet të zgjasë deri më 22 nëntor. Moska e kritikoi ashpër këtë stërvitje, duke e akuzuar koalicionin se po përgatitet për luftë me Rusinë.

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet

Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina vazhduan shkëmbimin e sulmeve ajrore, disa ditë pasi një sërë aktivitetesh diplomatike, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, nuk sollën përparim në përpjekjet për t'iu afruar një marrëveshjeje për paqe.

Zelensky tha në rrjetin social X se forcat ruse sulmuan të paktën nëntë rajone më 15 nëntor. Në disa prej tyre, cak ishin infrastruktura energjetike, ajo civile dhe hekurudhore. Nga sulmet u plagosën të paktën 16 persona.

 Ndërkohë, princi britanik Harry u takua me ushtarë të plagosur gjatë luftimeve, në kuadër të një vizite dyditore në Ukrainë, e cila nuk ishte njoftuar paraprakisht. Kjo ishte vizita e tij e katërt në vend që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022.

"Ju do ta fitoni luftën dhe më pas do të krijohen kushtet që ju të keni sukses", tha ai gjatë një konference për personelin mjekësor, të organizuar nga Superhumans, një klinikë e specializuar për personat e plagosur në luftë.

Harry mori pjesë në aktivitete më 14 dhe 15 nëntor në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Deklaratat e tij u bënë publike vetëm më 15 nëntor, pasi ai ishte larguar nga Ukraina, për arsye sigurie./REL

rusi-ukraine

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin