"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Konflikti në Ukrainë/ Kievi shpall gjendjen e jashtëzakonshme, anulohet takimi Biden-Putin
23 February 2022, 06:22Nga DOSJA
UKRAINË/RUSI – Presidenti amerikan Joe Biden anuloi takimin e planifikuar me homologun rus Vladimir Putin. Shkak u bë autorizimi i Putin për të dërguar forca në lindje të Ukrainës, veprim që konsiderohet nga Uashingtoni si sulm ushtarak. Po ashtu është anuluar edhe takimi mes kryediplomatëve të dy shteteve, Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Papa Françesku reagoi për herë të parë për çështjen e Ukrainës. Ai u kërkoi udhëheqësve politikë që të mendohen mirë përpara se të rrezikojnë jetët e qytetarëve të tyre.
Ukraina ditën e sotme ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila do të hyjë në fuqi mesnatën e sotme dhe do të qëndrojë për 30 ditë. Biden po sot ka mbajtur premtimin e tij për të sanksionuar Rusinë duke dhënë urdhërin për paketën e parë të sanksioneve ndaj Nord Stream 2. Ndërkohë që BE-ja i ka kërkuar Serbisë që të mbajë një anë në këtë konflikt, përgjigje, të cilën Presidenti Aleksandër Vuçiç pritet ta japë brenda 48 orëve.
Këshilli i Lartë i Federatës së Rusisë autorizoi dje kërkesën e presidentit të vendit Vladimir Putin për të përdorur forcat e armatosura jashtë kufirit. Vendimi i Dhomës së Lartë të parlamentit rus u kalua me votë unanime. Sipas Kremlinit, këto forca do të përdoren për mision paqeruajtës në lindje të Ukrainës, konkretisht në zonat Donbas dhe Luhansk, të cilat tashmë njihen si të pavarura.
Pas vendimit të parlamentit rus, Ministria e Jashtme e Ukrainës u kërkoi qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë drejt Rusisë, ndërsa nga shtetasit e saj në Rusi u bëhet me dije që të largohen menjëherë nga shteti rus. Zëdhënësi i BE Peter Stano theksoi se Europa e Bashkuar pret që Serbia të bashkohet për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës pasi është vend kandidat për në këtë organizëm.
Forcat ruse vazhdojnë të grumbullohen në kufi me Ukrainën. Sateliti amerikan “Maxar” publikoi sot pamjet shtimit të forcave dhe pajisjeve ushtarake ruse në perëndim të saj. Po ashtu në jug të Bjellorusisë, zonë kufitare me Ukrainën janë zhvendosur rreth 100 automjete ushtarake.
Sot, presidenti Vladimir Putin tha se Moska është ende e gatshme të kërkojë “zgjidhje diplomatike” me Perëndimin për Ukrainën. Mirëpo ai shton se interesat e Rusisë dhe siguria e qytetarëve ishin të panegociueshme. Në një fjalim video për të shënuar Ditën e Mbrojtësit të Atdheut të Rusisë, ai këmbënguli se ishte gjithmonë i hapur për “dialog të ndershëm”.
Çfarë ka ndodhur? Britania e Madhe vendosi dje sanksionet e reja ndaj 5 bankave dhe 3 biznesmenëve rusë. Edhe Bashkimi Europian hartoi një listë me propozimet me sanksionet financiare ndaj Moskës pas mbledhjes së ministrave të jashtëm në Bruksel. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov theksoi se vendi i tij është mësuar me kërcënimet dhe presionet e Perëndimit.
Dje, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski theksoi se kufijtë e vendit të tij janë të panegociueshëm. Ai mori dhe kërkesën e ministrit të tij të jashtmë Dmitri Koleba për prishtje të marrëdhënieve me Rusinë.
Para dy ditësh, presidenti i Rusisë firmosi njohjen e pavarësisë së Luhanskut dhe Donbasit dhe autorizoi disa forca tëë armatosura për të kryer mision paqeruajtës në këto rajone separatiste. Sekretari Amerikan Antony Blinken e konsideroi të turpshme vendimin e Rusisë. Prej 10 ditësh, SHBA dhe aleatët e saj pretendojnë se Moska po planifikon dhe ka nisur sulmin ndaj Ukrainës.
Nga dita e shtunë, mëse 40 mijë qytetarë janë evakuar drejt Rusisë nga zonat Luhansk dhe Donbas.
Thelbi i konfliktit Perëndim-Rusi u bë përpjekja e Ukrainës për tu anëtarësuar në NATO. Rusia i frikësohet kësaj lëvizjeje me pretendimin se cënohet sovraniteti dhe integriteti i saj territorial.
GJERMANI- Kryeqytetet e Gjermanisë dhe Francës kanë treguar solidaritet me Kievin sonte duke ndezur një monument historik në blu dhe të verdhë, ngjyrat kombëtar...
TIRANË- Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar në lidhje me njohjen e pavarësisë së dy rajoneve separatiste në Ukrainë nga ana e Rusisë. Me anë të një postim...
UKRAINË- Ukraina ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë, nga mesnata e natës së sotme. BBC shkruan se projektligji u miratua nga parlamenti i U...
KOSOVË- 83.5 kilogram heroinë është gjetur ditën e sotme të Han të Elezit në Kosovë. Telegrafi shkruan se zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në n...
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka njoftuar sanksione ndaj prodhuesve të gazsjellësit Nord Stream 2 që lidh Rusinë dhe Gjermaninë. BBC shkruan se sipas Presidentit Joe B...
ITALI- Vullkani Etna është riaktivizuar përsëri. Shpërthimi i fundit është edhe më spektakolar pasi tymi arrin në 12 mijë metra lartësi.Në videot e publikuara n...
GREQI- Një tjetër trup u gjet të mërkurën gjatë kontrolleve të kryera nga anëtarët e Njësisë Speciale të Fatkeqësive të Shërbimit Zjarrfikës Helen (EMAK) në bor...
SHBA- Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sean Murphy, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është i qëndrueshëm krahasimi ...