"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Vaksina AstraZeneca ‘shkel kushtet e kontratës’, BE fillon veprimet ligjore
26 April 2021, 14:39Nga DOSJA
EUROPA– Krahu legjislativ i Bashkimit Evropian ka ndërmarrë veprime ligjore kundër AstraZeneca për vonesat në shpërndarjen e vaksinave të saj Covid-19 në bllok.
Në padinë e tij të ngritur të premten,Stefan De Keersmaecker zëdhënësi i Shëndetësisë i Komisionit Evropian pretendon se prodhuesi i ilaçeve ka shkelur “kushtet e kontratës ose disa kushte të kontratës nuk janë respektuar dhe kompania nuk ka qenë në gjendje të dalë me një strategji të besueshme për të siguruar shpërndarja në kohë e dozave, raporton CNN.
Një deklaratë nga AstraZeneca të hënën tha se prodhuesi i ilaçeve “pendohet” për vendimin e BE-së për të ndërmarrë veprime ligjore dhe beson se “çdo proces gjyqësor është pa meritë”. AstraZeneca pranoi vështirësitë e paraqitura nga “negociatat shumë komplekse dhe sfidat e prodhimit” por pohoi se ato “kanë qenë plotësisht në përputhje me Marrëveshjen e Blerjes së Advance me Komisionin Evropian”.
Ministri Irlandez i Shëndetësisë Stephen Donnelly i tha parlamentit Irlandez se Irlanda ishte bashkuar me një veprim ligjor të Komisionit Evropian kundër AstraZeneca për “dështimin e plotë të saj për të përmbushur marrëveshjet e dorëzimit dhe kontratës për Prill, Maj dhe Qershor”.
De Keersmaecker, tha për CNN se “vendimi për të ndërmarrë veprime ligjore nuk është marrë në këtë moment në kohë”.
Duke folur të hënën, De Keersmaecker e ka ndryshuar fjalën, duke thënë se BE dëshiron “të sigurohet që të ketë një shpërndarje të shpejtë të një numri të mjaftueshëm të dozave që kanë të drejtë qytetarët evropianë dhe të cilat janë premtuar në bazë të kontratës”.
“Të 27 vendet anëtare janë në linjë “në mbështetje të kësaj procedure,“- shtoi ai.
(f.i/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian Eric Mamer, ka thënë të hënën në një konferencë për media se qëndrimi i Bashkimit Evropian rreth ideve për ndryshimin e ...
KOSOVË– Këngëtarja e njohur Rona Nishliu, ka komentuar me anë të një postimi në Facebook votimin e kosovarëve me pasaporta shqiptare. Ajo gjithashtu ka hed...
SHBA- 20 modele të zhveshura ishin pjesë e një video që qarkulloi në një faqe interneti nga Izraeli. Playboy amerikan që realizoi setin fotografik ka reaguar pë...
AUSTRI– Dy shqiptarë raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Austri. Ndërkohë po dy shqiptarë të tjerë dhe një rumun dyshohet se janë...
KOSOVË– Një shtetas kosovar i quajtur Bedri Rexhepi është zhdukur që nga mbrëmja e 8 prillit rreth orës 21:00 në rrethana të paditura.Një person me inicial...