"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
VD/ Barça merr masa, pas gjermanizimit të “Camp Nou” ndaj Eintrachtit
16 April 2022, 09:46Nga DOSJA
SPANJE – I mundur (2-3) të enjten në shtëpi nga Eintracht Frankfurt, në çerekfinalen e kthimit dhe i eliminuar nga Europa League, Barcelona mbivendosi një polemikë mbi eliminimin e saj të befasishëm.
Prania masive dhe joproporcionale e tifozëve gjermanë në stadiumin katalanas nuk kaloi pa u vënë re.
Si rezultat, Barcelona ka vendosur të shesë vetëm bileta të patransferueshme dhe “nominative” për ndeshjet e ardhshme europiane. Një njoftim i bërë nga Joan Laporta në faqen e klubit dhe rrjetet sociale.
Presidenti i Barçës, i ftuar për të folur për anomalitë e vërejtura të enjten, dha disa detaje, pasi përmendi një situatë “të turpshme”.
“Për këtë ndeshje janë shitur 34.440 bileta. Ato ishin të disponueshme, sepse mbajtësit e këtyre biletave kishin kërkuar një pezullim të përkohshëm të abonimit të tyre. Këto bileta dolën në shitje me disa kufizime: ato nuk mund të bliheshin me karta krediti gjermane ose nëpërmjet një adrese IP gjermane.
Klubi nuk u shiste bileta tifozëve gjermanë dhe miratoi kufizimet në dispozicion, siç kishte ndodhur në gjashtë sezonet e mëparshme. Ata që blenë biletat ua shitën gjermanëve”,- shpjegoi Laporta, para se të kujtonte se biletat e disponueshme për ekipin vizitor ishin 5.000, “në përputhje me rregullat e UEFA-s”.
ANGLI – “Unë thjesht po qaj”,- tha mbrojtësi ukrainas i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko për “BBC” në ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës.Ai ka...
SPANJE – Nata kundër Chelseas e bëri Eduardo Camavingan një nga fituesit e mëdhenj. Paraqitja e tij në ndeshje, duke zëvendësuar Toni Kroos, shënoi një ha...
GJERMANI – Bayern Munich kërcen vetëm në dasmë, kampionatin në Bundesligë. Ndërsa në Kupën DFB, si edhe në Champions League, bavarezëve u duhet të dorëzo...
BRAZIL – Historia e Neymar nuk filloi në një fushë. Ashtu si i shumë fëmijëve të tjerë brazilianë, ai e bëri atë në rrugët e një lagjeje modeste në Glória...
ITALI – Prokuroria e FIGC akuzoi disa skuadra nga Seritë A, B dhe C të martën e kaluar për rritjen e vlerës së lojtarëve në treg, për të gjeneruar më shum...
ITALI– Milan mundi Genoan 2-0 në javën e 33-të të Serie A dhe kuqezinjtë do të jenë në krye për pashkët. Kuqezinjtë e Piolit e zhbllokuan ndeshjen në minu...