"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
VD- Pak çaste para vrasjes së Xhulio Prelës, pamjet e fundit të Brilant Martinajt
29 December 2021, 20:16Nga DOSJA
MILOT– Gazetarja Klodiana Lala publikon pamjet e momentin kur Brilant Martinaj mbush me karburant makinën e tij, disa çaste para vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Xhulio Prela. 26-vjeçari Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor të 2020 me tre plumba teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. Në videot e siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’, autori i dyshuar, është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, para se të kryhej vrasja e efektivit të Policisë. Nga videoja e parë duket se Brilant Martinaj ka qëndruar afro 5 minuta në një pikë karburanti, ndërkohë që udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile.
Ndonëse mjeti nuk ishte në pronësi të tij, autori i dyshuar e përdorte atë natë. Pasi furnizon automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gaujsh, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin. Pas një debati verbal, ai ka shkrepur armën, duke lënë të pajetë efektivin e policisë me 3 plumba.
Në videon tjetër të siguruar, shihet se si mjeti i drejtuar nga Brilant Martinaj, e konfirmuar kjo nga policia për gazetaren Klodiana Lala, afrohet në një rrugicë dhe parkon. Më pas, mendohet se ka qëlluar mbi ish-efektivin Prela, duke e lënë atë të vdekur. Më pas, pamja e plotë bllokohet nga një mjet tip “Trajler”, por ekspertët e policisë, thonë se kanë pasur pamje më të qartë dhe janë të bindur se autori është Brilant Martinaj, aktualisht, ende i shpallur në kërkim nga policia.
(k.m.dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
BERAT- Nertila Toska ankohet në emisionin Fiks Fare se ka humbur vendin e punës për shkak të një padrejtësie. Në profesion është mësuese dhe jepte mësim lëndën ...
TIRANË- Po afron nata e ndërrimit të viteve, një ngjarje që shërben më shumë se kurrë, për t’u bërë të gjithë bashkë në familje, veçanërisht pas gat...
LEZHË- Çështja e tjetërsimi të pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin do të rishqyrtohet sërish nga Gjykata e Apelit në Shkodër. Vendimi ësh...
TIRANË- Ekspertë të huaj pritet të vijnë gjatë muajit janar në vendin tonë për të nisur hetimet mbi skandalin e rrjedhjes së pagave. Balkanweb shkruan se e...
FIER- Prokuroria e Fierit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar 5 efektivë policie në Fier me akuzat e shpërdorimit të detyrës s...
TIRANË-Energjia që do i jepet Kosovës, do të jetë nga rezervat e shtetit shqiptar dhe se do të jenë vetëm dy ditë ndihmë. Kjo u tha ditën e sotme nga minis...
FIER- Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar 5 efektivë policie në Fier me akuzat e shpërdorimit të detyrës si dhe të lejimit të kult...
KRUJË – Kryeministri Edi Rama përuroi 122 banesat e reja për familjet që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Bubq. I shoqëruar nga zv/kryemini...
FIER- Efektivët e Policisë së arrestuar në Fier dhe Mallakastër janë Elvin Karaj, Endrit Vika, Ermal Beharaj, Erlind Likaj dhe Ornel Kuqari. Këta akuzohen për v...