"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
VD/ Skandal: Argjentina dhe Brazili U-17 përfundon me grushte…
19 April 2022, 05:07Nga DOSJA
FRANCE – Skuadra e drejtuar e Argjentinës U-17 që drejtohet nga Diego Placente humbi 2-1 ndaj bashkëmoshtarëve të tyre të Brazilit, pas golave të Endrick dhe Ghuilerme për brazilianët dhe të riut Agustín Ruperto për argjentinasit.
Pas përfundimit të ndeshjes dhe pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, disa lojtarë brazilianë u tallën me argjentinasit, gjë që shkaktoi reagimin e tyre. Në mesin e fushës së lojës, të rinjtë e të dyja skuadrave u përleshën me grushte, madje edhe shkelma, ndërsa trajnerët e të dyja skuadrave tentuan të ndajnë më të ekzaltuarit.
Argjentina arriti në finalen e turneut përgatitor, pasi eliminoi rrugës Belgjikën (2-1), Portugalinë (3-0) dhe Francën (2-0), në një garë në të cilën, përveç Brazilit, ishin edhe Anglia, Holanda dhe Meksika.
“Mondial Football Montaigú” është një turne tradicional që mbahet në Francë, që nga viti 1973. Ky ishte edicioni i katërt në të cilin mori pjesë Argjentina: 2000 (vendi i tretë), 2002 (kampion) dhe 2019 (kampion).
Skuadra argjentinase do të vazhdojë përgatitjen për turneun amerikano-jugor që do të zhvillohet vitin e ardhshëm për t’u kualifikuar në Botërorin e Perusë.
SE PICÓ EN MONTAIGU: un triste cierre para una gran final entre Argentina y Brasil en la definición del torneo Sub 17. La Verdeamarela ganó 2-1 y gritó campeón. pic.twitter.com/r2JApMn4RF
SPANJE – Barcelona humbet bujshëm në shtëpi nga Cadiz. Mbrëmje historike e hëna për andaluzianët, të cilët fitojnë për herë të parë në historinë e tyre në...
ITALI- Atalanta nuk sheh dritë në fund të tunelit. Skuadra e Gasperinit, eleminuar nga Europa League këtë javë, humbet në shtëpi në kampionat ndaj Veronës me sh...
KORE E JUGUT– Leonard Pllana, futbollisti me origjinë nga Mitrovica aktivizohet me skuadrën jug-koreane Jeonnam Dragons. Në takimin e fundit, zhvilluar në...
ITALI– Përfundon me rezultatin 1-1 takimi mes Napolit dhe Romës e vlefshme për javën e 33-të të Serie A. Penalltia e Insignes në minutën e 11′ u për...
ITALI– Fondi Investcorp synon të blejë Milanin. Këto nuk janë më thashetheme, është një realitet që konfirmohet në Twitter nga ambasada e Bahreinit në Mbr...
ANGLI– Chelsea fitoi 2-0 ndaj Crystal Palace dhe arriti në finalen e FA Cup, por ka pasur momente tensioni në radhët e bluve. Thomas Tuchel, për shembull,...
ANGLI– Të paktën 15 lojtarë të Premier League kanë dështuar në testet e drogës në vitet e fundit pa marrë skualifikim apo sanksion. Kjo është raportuar ng...