"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
Vdekja e Maradonës: stafi mjekësor akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”
14 April 2022, 09:59Nga DOSJA
ARGJENTINE – Një vit e gjysmë pas vdekjes së Diego Maradonës, prokurorët e ngarkuar me hetimin për vdekjen e “Pibe d’Oro” kanë kërkuar që stafi infermieror të ndiqet penalisht për “vrasje nga pakujdesia”.
Kjo kërkesë është bërë të mërkurën nga prokuroria, duke konsideruar se “shkarkimi” dhe manipulimet e këqija të tetë profesionistëve të shëndetësisë në krye të Maradonës, e çuan atë në “situatën e pafuqisë”, duke e braktisur “në fatin e tij gjatë një shtrimi skandaloz” në shtëpi, sipas dosjes gjyqësore të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve “Telam”.
Të pandehurit “ishin protagonistë të një shtrimi në shtëpi të paprecedentë, totalisht të mangët dhe të pamatur”, si dhe do të kishin kryer një “seri improvizimesh, keqmenaxhimi dhe mangësish”.
Neurokirurgu dhe mjeku i familjes Leopoldo Luque, psikiatri Agustina Cosachov, psikologu Carlos Díaz, koordinatorja mjekësore Nancy Forlini dhe koordinatori i infermierisë Mariano Perroni, infermierët Ricardo Almirón dhe Dahiana Madrid, si dhe mjeku klinik Pedro Pablo Di Spagna, akuzohen për një vepër tipike, kur një person kryen neglizhencë dhe me vetëdije se mund të shkaktojë vdekjen e dikujt. Ata përballen me dënime me burg nga 8 deri në 25 vjet.
Pas kësaj aktakuze, mbrojtja e të pandehurit duhet të paraqesë argumentet e saj dhe mund të kërkojë pushimin e çështjes. Çështja më pas mund të çohej në gjykatë në San Isidro, në periferi veriore të Buenos Aires.
Maradona vdiq më 25 nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare, në shtratin e tij mjekësor në një rezidencë në veri të kryeqytetit argjentinas, teksa po shërohej nga një operacion.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FRANCE – “Është e vështirë të hysh në garë, duke e ditur se nuk do të luftosh për fitore dhe duke e ditur pse”. Kështu i përmbledh Fabio Quartararo j...
ITALI – Ndoshta askush si ai nuk mund ta kuptojë atë kaq plotësisht. Francesco Totti dhe Zlatan Ibrahimovic, rivalë për një jetë, megjithatë të dy kampion...
SPANJE – Pas shkëlqimit në mbrëmjen e së martës, Luka Modric ‘pushtoi’ kopertinat e futbollit ndërkombëtar, si njeriu i asistit vendimtar në Champions Lea...
UKRAINE – Trajneri i Sherif Tiraspol, Yuriy Vernydub, i cili iu bashkua ushtrisë ukrainase pas pushtimit nga Rusia, ka drejtuar gishtin nga dy të mëdhenjt...
ANGLI – Me përjashtim të një kthese të papritur, Mauricio Pochettinos i kanë mbetur vetëm disa javë si trajner i PSG-së. Lamtumira e parakohshme në Champi...
KOLUMBI – Freddy Rincon, ish-lojtar i Napolit dhe Real Madrid nuk ia ka dalë t’i mbijetojë aksidentit të frikshëm të tri ditëve më parë duke ndërruar jetë...