LIVE UPDATES
Politike

Veliaj: Godina e vjetër me tallash dhe fije shkrepëses, teatri i ri do jetë sa 6-fishi i atij që ishte

18 May 2020, 11:23 Nga DOSJA
Veliaj: Godina e vjetër me tallash dhe fije shkrepëses, teatri i ri do

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në një monolog në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, u shpreh godina e Teatrit nuk mund të rikonstruktohej si teatër bashkëkohor. Veliaj sqaroi se ndërtesa ekzistuese nuk ka përmasat e duhura për të patur aneskena dhe prapaskene të standardeve te nevojshme, ndërsa shtoi se për shkak të ndërtimit  prej tallashi dhe fijesh shkrepëse nuk ofronte as edhe një kusht sigurie.

“Teatri i vjetër nuk mund të rikonstruktohej si një teatër bashkëkohor. Ndërtesa ekzistuese nuk I ka përmasat, ajo që kishim deri dje nuk I kishte përmasat e duhura për të pasur anë skene, xhepat e skenës që quhen në zhargonin e teatrit apo prapaskenë të standardeve të nevojshme. Pra, aty kishte pasur shtesa, siç e patë edhe në materialet që u prishën, aty kishte pupulit, tallash, shkrepëse të presuara me alga, tavani ishte i gjithi një teneqe e llamarinë, pra me shtesat dhe me arnat që kishte pasur ndër vite nuk kishte më hapësirë ku mund të shkohej më pas apo ku mund të zgjerohej më anash për xhepat e skenës ku futen të gjithë ato rekuizitat e skenografi. Nuk mund të rikosntruktohej edhe nëse dëshira e shumicës do ishte kjo, nuk ekziston më sot ajo teknologji e tallashit të presuar. A po, ekziston në disa vende të Afrikës ku tallashi përzihet me baltë por këtu nuk po flasim për të ndërtuar kasolle për artistët, po flasim a mund të rikonstruktohej me teknologjinë e sotme diçka aq primitive dhe e degraduar siç dukej përditë faqja midis ndërtesës së Asiçurazione Generale që sot është ndërtesa e Ministrisë së Transportit e Energjisë, totalisht e rikonstruktuar sepse që në fillim ishte me material solide, beton dhe çelik dhe siç e patë nga skena e djeshme , nuk gjetëm një gram beton , nuk gjetëm një shufër çeliku që të mund të përballonte më shumë ngarkesa apo shtesa të kësaj natyre”, deklaroi Veliaj.

Më tej Veliaj u shpreh Teatri i Ri do të ketë edhe skenën më të madhe në Shqipëri si dhe e shoqëruar me ambiente ndihmëse të bollshme. “Bëhet fjalë për një Teatër 8 mijë e 930 metra katrorë. Në hipotekë i vjetri kishte vetëm 1250 m2. 3 fish krahasuar me ekzistuesin, por 6-fish nga ai që ishte. Për pjesën e zonës artistike do keimi 4 auditorë, një i madh sallë qëndrore 650 vende, 750 m2 vetëm auditore. Black- box, me shfaqje intimitet me shije të rafinuar me 15o vende. 250 vende një black-box tjetër. Një auditor në tarracë që do e shfrytëzojmë tarracën si teatër veror me 380.

630 m2 skena më e madhja në Shqipëri. Kurse pjesa e qëndrimit të aktorëve, 520 m2. Në një vend ku do të kenë komoditet por dhe hapësirë për ndërrim kostumesh. Ambiente ndihmëse vetëm për skenën. 1750 m2. Një shesh i mbuluar, këndi që krijon papioni në pjesën e poshtme do të jetë shesh dhe do të përdoret për koncerte. Përdor ngrehinën e re të Teatrit si strehë. Do ketë zonë publike 450 m2. Ambient pritje dhe ambient ndihmëse 180 m2. Funksionet e kateringut. Teatri aktual kishte 8 lokale dhe përdornin për kafe dhe raki. Do ketë një recepsion, ndihmës, pritje për ambasadorët etj. Do ketë ambiente të përbashkëta, shkallë, korridore 855 m2. Depo 300 m2. Do ketë hapësirë për administratën 400 m2, sipërfaqje zgjerimi nëse do të duhen më shumë zyra 520 m2. Kjo është skeda teknik”, u shpreh Veliaj.

Këto deklarata Veliaj i bëri gjatë prezantimit të projektit të Teatrit Kombëtar. Kreu i Bashkisë Tiranë u shpreh se teatri i ri do jetë 6 herë me i madh se i vjetri. Ai u shpreh se vendimi që mori ishte i vështirë, por i drejtë dhe do bënte të njëjtën gjë 100 herë. Sërish Veliaj kërkoi dialog me artistët dhe tha se Tirana do ecë përpara.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj kreu i bashkise tirane protekti i teatrit kombetar protesta tek teatri kombetar erion veliaj kreu i bashkise tirane protekti i teatrit kombetar protesta tek teatri kombetar

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin