"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Veliaj nxjerr VKM-në: Nga sot, ‘Sarajet’ janë pronë e Bashkisë së Tiranës!
28 October 2021, 08:39Nga DOSJA
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka shpërndarë vendimin e qeverisë shqiptare duke thënë se nga dita e sotme, ndërtesa e Sarajeve të Toptanëve është pronë e Bashkisë së Tiranës. Veliaj ka ndarë VKM-të, duke thënë se Bashkia e Tiranës i paguan 2.5 mln dollarë pronarëve për ndërtesën monument kulture.
‘Me vendim të qeverisë shqiptare, nga sot, ndërtesa e ‘Sarajeve’ është pronë e Bashkisë së Tiranës si muze i qytetit që do evokojë traditën, si edhe historinë diplomatike. Bashkia Tiranë i paguan 2.5 mln USD pronarëve për ndërtesën monument kulture – një precedent historik!’- shkruan Veliaj.
Ditën e djeshme, Bashkia e Tiranës mori nën kontroll Sarajet e Toptanëve pa pasur një Vendim të Këshillit të Ministrave për shpronësimin e pronarëve. Efektivët e Policisë Bashkiake rrethuan godinën duke mos lejuar kalimin e qytetarëve në këtë zonë dhe as të pronarëve të godinës së shpallur monument kulture. Pronarët e godinës u mblodhën ditën e djeshme përballë ‘Sarajeve’ mirëpo nuk krijuan konflikt me efektivët.
Çfarë përfaqësojnë Sarajet?
Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme. Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse.
Sarajet janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës. Sarajet janë shpallur monument kulture i kategorisë së parë shpallur me nr vendimi v. 1883 datë 10/06/1973, i mbrojtur nga shteti dhe u shndërrua pikërisht edhe në zyra për Insitutin e Monumenteve të Kulturës.
GJIROKASTËR-Policia e Gjirokastrës ka ngritur postblloqe në aksin nacional Kakavijë-Gjirokastër dhe çdo makinë që kalon po kontrollohet. Shkak është...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qëndruar vetëm pak minuta brenda sallës së Kuvendit. Pasi është miratuar rendi i ditës, Rama ka nxituar që të largoh...
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit kanë rinisur sërish protestat ditën e sotme. Pas 1 viti, naftëtarët kanë dalë sërish përballë uzinës, pasi kërkojnë që të ri...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik lajmin se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, Balkanweb, Syritv kanë në faqe të parë mbledhjen e Kuvendit të Sh...