LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Vendbanimet prehistorike hedhin dritë mbi ‘fërmerët e parë’ të Europës

2 May 2022, 13:00 Nga DOSJA
Vendbanimet prehistorike hedhin dritë mbi ‘fërmerët e

Zbulimeve të shtëpive prej druri – palafite në fushën e Korçës, vitet e fundit u janë shtuar edhe tre site të tjera me palafite në bregun e liqenit të Ohrit. Mosha e dy prej tyre, sipas analizave të fundit arrin në rreth 5200 vjet para Krishtit, ndërsa siti i tretë në pjesën bregliqenore ka një moshë që shkon deri në rreth 1400 vjet para Krishtit. Arkeologët shqiptarë dhe zviceranë, që punojnë në terren prej disa vitesh në këto site mendojnë se po konfirmohen të dhënat që provojnë elementet e agrikulturës së hershme në fushën pranë liqenit. Zbulimet kanë ngjallur interesin e botës shkencore, ndërsa shqiptarët me banim në Zvicër do të organizojnë javën e ardhshme një veprimtari njohëse me një nga specialistët më të njohur të arkeologjisë në rang europian. Prof. dr. Albert Hafner i Universitetit të Bernës, bashkëdrejtor i misionit shqiptaro-zviceran në zonën e Pogradecit, në një intervistë për BIRN tregoi disa nga rezultatet e arritura, si dhe synimet e misionit për vitet e ardhshme.

“Të gjitha sitet nën ujë janë mjaft të rëndësishme, po ashtu edhe Lin 3, – tha prof Hafner, duke folur për ekspeditën disavjeçare pranë fshatit Buqezë.

Sipas tij, “në ujë kemi konservim më të mirë të mbetjeve, shumë më të mirë se në tokë”. Arkeologu zviceran shton se në ujë janë ruajtur më mirë druri, si dhe mbetjet e vegjetacionit, pemëve apo edhe ushqimit, elemente që po i nënshtrohen datimit laboratorik. Që nga viti 1980 në Zvicër po punojmë me një sistem modern datimi për objektet e zbuluara, të cilin po e shfrytëzojmë edhe gjatë zbulimeve në liqenin e Ohrit – shprehet prof. Hafner. Nga analizat me Karbon 14 arrihen përfundime shumë të sakta, ndërsa kronologjia e të dhënave ka një saktësi mjaft të lartë.

Dr. Adrian Anastasi, i cili këto ditë ka paraqitur në Institutin e Arkeologjisë përfundimet e ekspeditës vjetore, tha për BIRN se misioni dypalësh ka nisur në verën e vitit 2019, ndërsa projekti përfundon në vitin 2025.

“Tashmë kemi zbuluar tre site me palafite në breg të liqenit, një prej të cilëve Lin 1, sapo zbret Qafë Thanën; një i dytë pranë fshatit Hudënisht, ndërsa te i treti, Lin 3, jemi ndalur më së shumti me misionin e përbashkët – tha dr. Anastasi. Vendbanimet Lin 1 dhe Lin 3 mendojmë të kenë të njejtën moshë, rreth 5200 vjet para Krishtit, të cilën e kanë përcaktuar analizat e para me radiokarbon dhe tipologjia e materialit arkeologjik. Gjithashtu, këto analiza vërtetojnë hipotezat tona si palë shqiptare. Në mungesë të laboratorëve në vendin tonë, analizat jemi të detyruar ti bëjmë në bashkëpunim me universitete dhe institucione të huaja – shton dr. Anastasi. Ai thotë se vendbanimet e zbuluara pranë liqenit i përkasin periudhës kur popullsitë nisën të shfrytëzojnë bujqësinë si përparësi për jetesën e tyre. Tashmë po studiojmë materialin arkeologjik i cili e mbështet këtë tezë, ndërsa presim të realizojmë së shpejti edhe studime plotësuese në fushat e Stalecit dhe Livagjes me gjatësi prej disa kilometra mes dy vendbanimeve Lin-1 dhe Lin-3 – tha dr. Anastasi.

Më tej arkeologu nënujor e zgjeron gjeografinë e bisedës dhe flet mbi kërkimet arkeologjike pranë liqeneve të Shqipërisë jug-lindore. Dr. Adriani tha se “veç zbulimeve pranë Pogradecit, tashmë kemi përcaktuar edhe një sit tjetër në liqenin e Prespës, që i takon periudhës së fundit të bronzit dhe fillimit të periudhës së hekurit. Dy site të tjerë me palafite janë zbuluar para viteve ’70 në Liqenin e Maliqit nga arkeologët e Institutit të Arkeologjisë. Sitet e njohura me shtëpitë prej druri – palafite në Maliq dhe Dunavec kanë pranë tyre edhe një sit tjetër, mjaft të rëndësishëm, në Sovjan, të datuar 2300 vjet para Krishtit. “Ne po shohim mundësinë e një sërë analizash për të tre këto site mjaft të rëndësishme, me synim që të kuptojmë lidhjen mes vendbanimeve të zbuluar deri tani,” – shton dr. Adriani.

Nga të dhënat e deritanishme arkeologët kanë kuptuar lidhjet kronologjike mes vendbanimeve të Dunavecit me atë të Lin 3, si dhe sitit të Maliqit me atë të Plloçës në Maqedoninë e Veriut Projekti i përbashkët shqiptaro-zviceran parashikon edhe hartimin e platformës për një ekspozitë e cila do të fokusohet mbi gjetjet e zbuluara gjatë ekspeditave bregliqenore. “Gjatë punës tonë, ne do të rindërtojmë edhe paleomjedisin e kësaj zone në periudhën kur datohet vendbanimi Lin – 3 – tha prof Albert Hafner. Ai shtoi se “ngritja më tej e një muzeu kërkon specialistë të fushave të ndryshme, ndërsa grupi i ynë i arkeologëve do të merret thelbësisht me metodologjitë dhe elementët shkencore”.

Prof. Hafner, i cili flet për përvojën 150-vjeçare që ka vendi i tij në arkeologji, ndalet veçmas në zbulimet mjaft interesante gjatë kërkimeve të fundit që janë zhvilluar pranë liqeneve alpine në Zvicër, paralelisht edhe në Gjermani dhe në Francë. Projekti që nisëm me UNESCO-n në vitin 2004 na mundësoi studime krahasuese në Shangai – Kinë dhe në rajonin ballkanik (Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni e Veriut) – tha më tej prof. Hafner. Zbulimet pranë liqenit të Ohrit në Shqipëri, si dhe ato të fushës së Korçës dëshmojnë për lidhjet mes siteve të ndryshme, si dhe për lëvizjet e popullsive nga njëri vend në tjetrin. Zbulimet arkeologjike të realizuara nga grupi kërkimor shqiptar, nën drejtimin e Dr. Adrian Anastasi përcaktuan tre vjet më parë vendimin për shpalljen e pjesës shqiptare të liqenit të Ohrit si pasuri e UNESCO-s, gjë që mundëson vijimin e kërkimeve dhe gërmimeve arkeologjike në pjesën nënujore, sipas standarteve të këtij organizmi ndërkombëtar. Albert Hafner është i kënaqur me kërkimet e deritanishme pranë liqenit të Ohrit, po ashtu dhe për bashkëpunimin e ngushtë me Dr. Anastasin dhe kolegët e tjerë shqiptarë.

“Këtë verë në Lin – 3 do të kemi një fazë përgatitore për vitin 2023 – tregon ai planet e afërta, ndërsa shton se më 6 maj me kërkesë të Shoqatës Shqipëri – Zvicër ai do të referojë temën “Fermerët e parë të Europës”. Në programin që është shpërndarë prej disa ditësh shkruhet se prof Albert Hafner do të paraqesë në Zyrih gërmimet arkeologjike në liqenin e Ohrit. Më tej në ftesë nuk janë harruar as ata që populluan territorin pranë Pogradecit 7600 vjet më parë: “Vendbanimet prehistorike pranë Linit janë dëshmitare të aktivitetit të parë bujqësor në Europë”.

Marrë nga Reporter.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kulture kulture


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin