LIVE UPDATES
Bota

Vendet balltike të shqetësuara, a janë ato të radhës në ‘menunë’ e Rusisë

13 January 2022, 12:58 Nga DOSJA
Vendet balltike të shqetësuara, a janë ato të radhës

Nga Kristaps Andrejsons

RUSI – Muajt e fundit kanë qenë shumë të trazuar në 3 vendet e vogla të rajonit të Detit Baltik. Në rast se e dini sadopak historinë, nuk është aspak për t’u habitur pse qytetarët e këtij rajoni janë shumë të shqetësuar nga kërcënimi që vjen nga Rusia, si dhe nga trazirat në rajonin post-sovjetik.

Baltiku – Estonia, Letonia dhe Lituania – u pushtuan fillimisht nga Perandoria Ruse. Më tej, pas një periudhe të shkurtër pavarësie midis 2 luftërave botërore, ato u pushtuan nga Bashkimi Sovjetik. Revanshistët në Moskë këmbëngulin se kanë të drejtë të aneksojnë sërish shtetet baltike, edhe pas më shumë se 30 vitesh pavarësi.

Kriza e emigrantëve e nxitura artificialisht nga diktatori i mbështetur nga Rusia Aleksandër Lukashenko në kufijtë e Bjellorusisë (sidomos me Poloninë, por edhe me Lituaninë dhe Letoninë), potenciali i përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë, por edhe kaosi që po përfshin tani Kazakistan, shërbejnë si një kujtesë e zymtë se “biznesi si zakonisht” nuk është një strategji e vlefshme mbijetese për shtetet baltike.

Fokusimi tek siguria kolektive në rajon, marrja seriozisht e kërcënimeve dhe kujdesi për buxhetet ushtarake janë një domosdoshmëri për to. Në nivel shtetëror ky shqetësim vihet re shumë qartë. Në raportin e tij vjetor, Shërbimi i Sigurisë Shtetërore në Letoni arriti në përfundimin se kërcënimi nr.1 i sigurisë për Letoninë në vitin 2021 ishin shërbimet sekrete ruse, teksa agjencitë kineze dhe bjelloruse zinin përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë.

Ndërkohë, më 21 dhjetor 2021, Ministrat e Mbrojtjes të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë – përkatësisht Kalle Laanet, Artis Pabriks dhe Arvydas Anusauskas – lëshuan një deklaratë të përbashkët pas një takimi në Kaunas të Lituanisë. Ata bënë thirrje për një qasje të përbashkët “për t’iu kundërvënë përpjekjeve ruse dhe bjelloruse për të destabilizuar sigurinë e Evropës”.

Ministrat baltikë ishin po ashtu kritikë ndaj përpjekjeve të Rusisë për të “krijuar sfera ndikimi në Evropë, dhe për t’u mohuar vendeve sovrane të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e tyre. Ata e përfunduan deklaratën e tyre duke thënë se vendet baltike qëndrojnë në krah të Ukrainës.

Deklarata të tilla nuk janë asgjë e re. Shtetet baltike kanë qenë gjithnjë të shqetësuara për marrëdhëniet me fqinjin e tyre lindor, dhe njëherazi ish-pushtuesin e tyre. Të vetmet shtete në kufi me Rusinë, me të cilat kjo e fundit ka marrëdhënie të ngrohta, janë ato që kanë vetë probleme të mëdha me korrupsionin dhe demokracinë.

Dhe as kjo nuk është për t’u habitur. Shtypja e Pranverës së Pragës në vitin 1968 dhe e Revolucioni Hungarez të vitit 1956, peshon ende shumë në kujtesën e fqinjëve të Rusisë. Në rajonin e Baltikut, vuajtjet e epokës sovjetike kujtohen ende:dëbimet masive drejt gulagëve, goditjet brutale ndaj lëvizjeve të rezistencës së pasluftës, dhe kërcënimi gjithnjë i pranishëm për t’u rrëmbyer në rrugë nga një furgon i KGB-së.

Janë pikërisht këto kujtime të dhimbshme të së kaluarës, ato që i shqetësojnë qytetarët baltikë, pasi ata e dinë se në politikën ruse nuk kanë ndryshuar shumë gjëra që nga epoka sovjetike. Vladimir Putin ia ka kaluar tashmë Brezhnev-it si udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë që nga koha e Stalinit.

Ajo që ndodhi në Gjeorgji në vitin 2008, me të ashtuquajturat konflikte kufitare, kishte shumë ngjashmëri me Luftën e Dimrit, kur sovjetikët pushtuan Finlandën. Edhe aneksimi i Krimesë në vitin 2014, ndoqi të njëjtin skenar si pushtimi i shteteve baltike nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1940.

Edhe trupat ruse që janë dërguar aktualisht në Kazakistan për të shtypur kryengritjen popullore, të kujtojnë shtypjen e revoltës në Hungari dhe Çekosllovaki. Siç e thotë dhe një batutë e vjetër, ashtu si Traktati i Varshavës, edhe Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive është një aleancë mbrojtëse, pasi pushton vetëm anëtarët e saj. Për shkak të kësaj të kaluare të përbashkët, vendet baltike janë të gatshme të ndihmojnë Ukrainën dhe ta mbështesin atë me aq sa kanë në dorë. Shtetet baltike kanë mësuar nga gabimet e së kaluarës, dhe e kuptojnë shumë mirë se siguria kolektive është shpresa e vetme e mbijetesës.

Anëtarësimi në NATO merret shumë seriozisht nga këto shtete, dhe ky akt u shoqërua me një psherëtimë të madhe lehtësimi. Në vendet baltike, edhe populistët më euroskeptikë ndaj Brukselit dhe Shteteve të Bashkuara mbi çështje të tjera, nuk thonë kurrë asgjë kritike për aleancën. Dhe për shkak të veprimeve të fundit ruse, mbështetja për anëtarësimin në aleancë është rritur edhe më shumë.

Por ndryshimi i rëndësishëm midis vendeve baltike dhe partnerëve të tyre perëndimorë është qëndrimi. Ka shumë më pak njerëz që besojnë se “Rusia nuk do t’i pushtojë shtetet baltike sepse ne jemi në NATO”. Përkundrazi, ekziston më shumë një bindje se “kur të vijë sërish Rusia, ne mund të mbrohemi, dhe nuk do të ketë një 1940 tjetër”.

Kjo është një ide veçanërisht e përhapur midis të rinjve dhe atyre që militojnë në ushtri. Normat e anëtarësimit në milicitë e organizuara baltike – ekuivalenti i Gardës Kombëtare në Shtetet e Bashkuara – janë rritur me 11.5 për qind vetëm vitin e kaluar.

Udhëheqja ushtarake ka qenë gjithmonë e kujdesshme ndaj Rusisë. Kur intervistova në vitin 2018, një oficer të Gardës Kombëtare Letoneze, që kishte shërbyer në Afganistan si një ushtar sovjetik, ai më tha troç:“Do të ketë një luftë tjetër. Nuk e di kur dhe si, por ajo po afrohet. Derisa në Rusi të ndodhë diçka vërtet spektakolare, do të ketë gjithmonë luftë”.

Një arsye tjetër e frikës së vendeve baltike, është se shumica e njerëzve në këto shtete flet rusisht. Rusishtja ishte gjuha shtetërore e Bashkimit Sovjetik. Për shembull, në Letoni 37 për qind e njerëzve flasin rusisht dhe ndjekin rregullisht mediat shtetërore ruse.

Dhe ndërsa populistët si Vladimir Zhirinovsky, lideri i Partisë Liberal Demokratike, dhe një figurë e njohur e“opozitës së kontrolluar” të Rusisë, që ka bërë thirrje për bombardimin e menjëhershëm të Kievit, mund të injorohen në mediat perëndimore, në Baltik, deklaratat e tij ndiqen me kujdes.

Siç e pranoi kohët e fundit një nga gazetarët më të shquar rusë, Alexander Nevzorov, prezantues në stacionin radiofonik “Echo of Moscow”:“Mediat ruse janë plot me informacione se si fqinjët tanë duhet të kenë frikë nga ne, se si mund ta kthejmë botën në një varrezë bërthamore, se si mund t’i pushtojë ushtria jonë në më pak se një ditë, si duhet të rivendosim kufijtë, në mos të BRSS, atëherë me patjetër të Perandorisë Ruse, se si gjithçka i përket Nënës Rusi, dhe më pas ne habitemi kur fqinjët tanë na dëgjojnë,na besojnë dhe protestojnë për këtë”.

Herën e fundit, në vitin 1940, ne nuk bëmë asgjë dhe u ulëm në qoshe, me shpresën se gjithçka do të kalonte natyrshëm. Kjo nuk ndodhi, dhe Stalini erdhi plot zhurmë, dhe shkaktoi një tragjedi në vendet tona që nuk do të harrohet kurrë. Prandaj ne e dëgjojmë atë që thotë Rusia dhe e besojmë. Deri më tani, nuk na është dhënë asnjë arsye për të kundërtën. (Foreign Policy)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kristaps andrejsons pushtimi rus rusia ukraina kristaps andrejsons pushtimi rus rusia ukraina

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin