LIVE UPDATES
Aktualitet

Vështirësia për të siguruar informacionin gjatë pandemisë, institucionet refuzojnë të përgjigjen ose e japin të cungua

20 July 2020, 21:08 Nga DOSJA
Vështirësia për të siguruar informacionin gjatë

TIRANË -Institucionet publike e vështirësuan akoma më shumë gjatë pandemisë dhënien e informacioneve për gazetarët. Në kulmin e shqetësimit të qytetarëve nga koronavirusi dhe kërkesave të gazetarëve për të dhëna zyrtare, Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, apo institucione të tjera, shpesh refuzojnë të japin infomacionin e kërkuar, ose e ofrojnë atë të cunguar, siç vihet në dukje në materialin e përgatitur për Zërin e Amerikës nga gazetari i “Faktoje”, Marjo Brakaj.

“Në disa prej sektorëve më të rëndësishëm që janë në përballje të parë me pandeminë, kryesisht me shëndetësinë dhe me fondet publike, që i akordohen emergjencës, me mënyrën se si reagon dhe si vepron pushteti vendor, mungesa e informacionit është e theksuar, burokracia në kuptimin më klasik të fjalës është jo vetëm penguese, por edhe sorollatëse dhe nuk jepet e nuk vihet në dispozion informacioni i kërkuar” – shprehet kryetari i Unionit të Gazetarve Shqiptarë, Aleksandër Çipa.

Këshilltarja ligjore pranë Qendrës Europiane për Lirinë e Shtypit me bazë në Leipzig, në Gjermani, Flutura Kusari argumenton se periudha e pandemisë në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë është shfrytëzuar nga qeveritë për të centralizuar informacionin, apo bllokuar atë.

“Gjatë pandemisë, qeveria e z. Rama apo përfaqësues të tjerë qeveritarë kanë qenë shumë pak transparent. Në vend që të organizoheshin konferenca të rregullta për shtyp, në vend që gazëtarëve t’iu ofrohej mundësia për të bërë pyetje, por edhe t’u ofroheshin dokumenta të cilat dëshmojnë se simenaxhohet pandemia, kemi parë të kundërtën.Kemi parë që dokumentet e kërkuara nga organizatat joqeveritare, përfshirë “Faktoje”, nuk janë dhënë duke shfrytëzuar shpeshherë ose heshtjen administrative ose duke mos dhënë fare përgjigje”, shprehet zonja Kusari.

Ndonëse kryeministri Edi Rama apo Minstrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në dalje të ndryshme publike vijojnë të kërkojnë transmetimin e informacionit të verifikuar nga burime zyrtare, vetë institucionet shtetërore refuzojnë ta jepnin atë. Nga 35 “Kërkesa për informacion” të dërguara nga organizata mediatike “Faktoje”, institucionet u përgjigjën vetëm në 6 raste brenda afatit ligjor dhe në 2 raste, pas ankimimit te Komisioneri për të Drejtën e Informimit. Ligji për të drejtën e informimit i miratuar në tetor të vitit 2014, ashtu si edhe shumë ligje të tjera, konsiderohet i mirë në parim, por nuk zbatohet nga institucionet publike. Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi thotë se zyra e tij ka marrë shumë ankesa për të drejtpn e informimit.

“Ligji për të drejtën e informimit së bashku me ligjin për konsultimin publik konsiderohen ligje që ndriçojnë skutat e errëta të administratës publike. Në përgjithësi ligji është zbatuar mirë, por duhet të kemi një gjë në konsideratë se ne, qoftë edhe për mentalitet të administratës sonë vijmë nga një administratë e mbyllur, ku çdo gjë që është zyrtare, konsiderohej e mbyllur, kur në fakt çdo gjë, pikërisht pse është zyrtare, duhet të jetë e hapur, transparente. Ky është një revolucion që duhet të ndodhë në mentalitetin tonë, të çdo qytetari në radhë të parë, por veçanërisht në administratën publike” – shprehet Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi.

Përfaqësues të komunitetit të gazetarëve pohojnë se vështirësitë në marrjen e informacionit prej institucioneve vazhdojnë, e në rastet kur përgjigjen, të dhënat nuk janë ato që kërkohen.

“Ka pasur ankesa jo vetëm nga organizata ose gazetarë që përdorin të drejtën e informimit për të mbledhur informacion, pro edhe nga organizata të tjera të shoqërisë civile, që kanë kërkuar informacion nga Ministria e Shëndetësisë për aspekte të pandemisë, ose të sistemit shëndetësor që lidheshin direkt me përgjigjen që ato kishin ndaj pandemisë “Covid-19”. Ka pasur ankesa nga Organizata e të Drejtave të Pacientëve se Ministria e Shëndetësisë nuk i jepte informacion për numrin e resipratorëve që ndodheshin në vend në fillimin e pandemisë”, shprehet Besar Likmeta nga rrjeti investigativ BIRN.

“Ne si Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, shpesh dhe përsëritshëm kemi ankesa. Në mënyrë të veçantë për periudhën e pandemisë jo vetëm që janë shtuar por janë bërë edhe më të theksuara”, thotë zoti Çipa.

Përkundër përpjekjeve të gazetarëve dhe të shoqërisë civile, për të bërë gazetari dhe infomim cilësor, shpesh qëndron mungesa e vullnetit politik, thekson zonja Kusari nga Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit

“Në fund të fundit, e drejta për informim varet kryekëput nga vullneti politik, Në qoftë se ka vullnet politik për transparencë e drejta në informim do të respektohet, por nëse nuk ka vullnet politik, siç është rasti i Shqipërisë, për fat të keq gazetarët do të vuajnë dhe do ta kenë shumë të vështirë qasjen në informacione publike”, argumenton zonja Kusari.

Në kulmin e nevojës për transparencë e njëherazi detyrimit ligjor, institucionet publike në Shqipëri duket se po shfrytëzojnë gjendjen e krizës shëndetësore për të mos dhënë informacion.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet e drejta e informimit institucionet nuk japin informacion e drejta e informimit institucionet nuk japin informacion

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin