"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Vetëvrasja në komisariat, Policia e Shtetit: Hetimet i ka në dorë AMP-ja
4 May 2022, 19:24Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë me dije se është ngritur një grup i posaçëm në lidhje me hetimin e ngjarjes së ndodhur këtë pasdite në Kavajë, ku 31-vjeçari Ilvi Meta u vetëvar në qeli. Në një njoftim zyrtar, bëhet me dije se veprimet hetimore po kryhen nga një grup i posaçëm hetimor i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Policia e Shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi.
Reagim i Policisë së Shtetit
Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku në dhomat e sigurisë u gjet pa shenja jete, shtetasi I. M., i dyshuar si i vetëvarur, i cili ishte ndaluar mesditën e sotme, informojmë se: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka dërguar menjëherë në Komisariatin e Policisë Kavajë, një grup inspektimi, të përbërë nga specialistë të Departamentit të Sigurisë Publike dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë.Veprimet hetimore po kryhen nga një grup i posaçëm hetimor i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Policia e Shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar dhe e interesuar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
KUKËS- Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme në Kukës. Mësohet se epiqendra e tërmetit është në fshatin Xhuxhë dhe magnituda është 3.4 e shkallës Rihter.Nga ...
MILOT- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Lezhë. Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy fëmijë, ndërkohë që janë përfshirë 3 m...
TIRANË- Fenomeni i injektimeve të botox, filler apo ndërhyrjeve estetike në fytyrë për t’u dukur më të bukur apo korrigjuar ndonjë rrudhë moshe është hapur...
TIRANË- Drejtoresha e Kërkimeve Arkeologjike, Belisa Muka refuzoi të përgjigjej lidhur me rolin që do të ketë institucioni që ajo drejton, në marrëveshjen ...
KAVAJË– Ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë pasdite ne sotme pritet të shoqërohet me arrestime efektivësh. Mësohet se Drejtori i Policisë së Qarkut t...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar ndaj raportit të Reporterëve Pa Kufij në lidhje me lirinë e medias në Shqipëri. Gjatë një ...