LIVE UPDATES
Aktualitet

Vetingu/ Kolë Hysenaj shpreson të fusë “sarajet e Korçës” në thesin e Rilindjes. 10 arsye që e penalizojnë

14 April 2021, 13:27 Nga DOSJA
Vetingu/ Kolë Hysenaj shpreson të fusë “sarajet e

Nga Boldnews.al

Prokurori i Tiranës, Kolë Hysenaj, do të përballet sërish këtë të Enjte me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pas një seance dëgjimore të parë, të zhvilluar në Shtator 2020, ku u përball me një seri të gjatë gjetjesh problematike në të tre kriteret e rivlerësimit-pasuri, integritet

Trupa e drejtuar nga Pamela Qirko, me relatore Firdes Shuli dhe anëtar Olsi Komicin vendosi të shtyjë për shtatë muaj seancën me prokurorin Hysenaj, pa dhënë shpjegime publike mbi këtë vendim.

Megjithatë, referuar gjetjeve të raportuara në seancën e parë, prokurori Kolë Hysenaj, me shumë mundësi, pritet të largohet nga sistemi i drejtësisë.

Bazuar në të dhënat e Komisionit të Pavarur dhe Kualifikimit (KPK), por edhe në informacionet e siguruara më herët nga “Boldnews.al”, për prokurorin Hysenaj rezultojnë të paktën 10 arsye, të cilat mund të ndërpresin karrierën e tij si prokuror.

Problemet me pasurinë dhe integritetin

Prokurori Kolë Hysenaj është njohur, më së shumti, për blerjen dhe më pas investimin në një vilë luksoze në qendër të Korçës, me burim vetëm me të ardhurat nga puna në sistemin e drejtësisë.
Ky investim, në një zonë tejet të shtrenjtë në qytetin jug-lindor, e vendos prokurorin Hysenaj në një prej më të pasurve në sistemin e drejtësisë, aq më tepër që burim fillestar financiar për pasurinë e tij kanë qenë vetëm të ardhurat nga paga.

Prokurori Kolë Hysenaj deklaron se, deri në vitin 2016, kishte kursyer rreth 18 milionë lekë të reja, me burim të ardhurat e tij, fitimet nga një bar-kafe e vogël në emër të bashkëshortes, si edhe transaksione me pasuri të luajtshme e të paluajtshme të kryera ndër vite.
Por, KPK konstatoi se prokurori nuk i kishte deklaruar këto kursime ndër vite. Hysenaj këmbënguli se atij i duheshin njohur këto likuiditete. Por, në një rast të ngjashëm, në procesin e rivlerësimit të ish-prokurorit Fatmir Lushi, dy shkallët e Vetingut nuk i konsideruan deklarimet e tij për kursime, përsa kohë ato nuk ishin deklaruar.

Prokurori Hysenaj ka deklaruar se ka blerë një tokë në Bërxull të Tiranës, për shumën 11 milionë lekë të reja. Sipas tij, toka me sipërfaqe 2 mijë metra katrorë është blerë me kursimet, të cilat nuk i kishte të deklaruara në formularët e pasurisë.
Tashmë që KPK dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit kanë vendosur si standart që kursimet e padeklaruara nuk quhen, me shumë mundësi ky investim i prokurorit Hysenaj do të konsiderohet pa burime të ligjshme financiare.

Prokurori Hysenaj rezulton se ka blerë në fshatin Fikas të Tiranës një sipërfaqe toke prej 1 mijë metra katrorë, me vlerë 390 mijë lekë, ndërkohë që shitësi e kishte blerë vetë më herët për një shifër shumë më të lartë, 1 milion lekë.
Subjekti Hysenaj sqaroi se e kishte blerë më lirë këtë tokë, pasi shitësi kishte probleme dhe i duheshin paratë.

Mbi këtë tokë, Hysenaj ka ndërtuar një shtëpi 1-katëshe, për të cilën ka deklaruar se ka shpenzuar 1.9 milionë lekë, duke iu referuar kostove të Entit Kombëtar të Banesave.
Katër vjet më vonë, ai deklaron se e ka shitur tokën dhe këtë shtëpi për 135 mijë euro ose rreth 8 herë më shtrenjtë se sa ishte vlera e blerjes dhe ndërtimit, një transaksion që duket se nuk ka bazë logjike në tregun e pasurive të paluajtshme.

Prokurori Kohë Hysenaj ka nënshkruar kontratë për shitjen e tokës në Fikas dhe ndërtesës mbi të në vitin 2012, duke shënuar në kontratë se “çmimi është likujduar në vend”.
Por, të dhënat e siguruara nga KPK treguan se pagesa për këtë transaksion me vlerë 135 mijë euro ishte bërë më shumë se një vit më vonë. Pra, më së paku, prokurori Hysenaj ka kryer kontratë fiktive.

Ai u shpjegua se, pavarësisht shënimit në kontratë, pagesa për shitjen i është dorëzuar më vonë, për shkak të raporteve të mira që kishte me blerësin.

Ndërkohë, KPK konstatoi se ai kishte marrë një kapar në vlerë 35 mijë euro nga blerësi, i cili ishte kthyer më pas, ndërkohë që kishte nënshkruar me vullnetin e tij të lirë se ishte paguar plotësisht që në momentin e hartimit të kontratës.

Për relatoren e çështjes, këto lloj transaksionesh ishin “të palogjikshme”.

Prokurori Kolë Hysenaj ka deklaruar se ka blerë një automjet, në vlerën 500 mijë lekë, ndërkohë që shitësi, vetëm një javë më parë, e kishte blerë për 21 mijë dollarë amerikanë.
Pasi u konstatua se çmimi që prokurori kishte paguar për mjetin ishte 4 herë më i ulët se sa ishte blerë nga shitësi pak më herët, Hysenaj deklaroi se makina kishte difekte dhe prandaj ishte ulur vlera. Argumenti nuk e bindi trupën e KPK-së.

Dy vjet pas blerjes së mjetit për 500 mijë lekë, prokurori Kolë Hysenaj deklaroi se e shiti atë rreth 5 herë më shtrenjtë, 22 mijë euro. Të gjitha këto veprime u konsideruan të dyshimta nga relatorja Firdes Shuli.

Prokurori Hysenaj dyshohet për kontakte të papërshtatshme me një avokat, si edhe me një prej biznesmenëve që kishte nën hetim në një çështje për rimbursimin e Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar.
Prokurori, i cili nuk ndjek hetimet për krimin ekonomik, deklaroi se raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ishte i pavërtetë në këtë pikë, megjithëse nuk shpjegoi se përse ai ishte ngarkuar për të zhvilluar këtë hetim.

DSIK ka ngritur gjithashtu dyshimet se prokurori Kolë Hysenaj ka ndërhyrë në dokumentat e një dosjeje penale, duke ndryshuar datat dhe numrat e protokollit të disa shkresave.
Ai i kundërshtoi këto konstatime të DSIK, duke pretenduar se një “dorë e padukshme” ka ndërhyrë në sistemin e të dhënave policore, duke shtuar informacione të dyshimta ndaj tij.

“Shërbim politik”

E, megjithatë, prokurori Kolë Hysenaj duket se shpreson të kalojë procesin e Vetingut, nëpërmjet “dorës së ngrohtë” të Rilindjes në qeveri.

Ai u ka shërbyer më së miri zyrtarëve të lartë qeveritarë, përfshirë ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ministren aktuale të Infrastrukturës, Belinda Balluku, njëkohësisht edhe motra e Pamela Qirkos, kryesuese e procesit të Vetingut për prokurorin Kolë Hysenaj.

Kolë Hysenaj ishte prokurori kryesor i çështjes “Geron”, në të cilën u mundua maksimalisht të ruante imazhin e Fatmir Xhafajt, i cili ishte ministër i Brendshëm kur pati akuza publike se vëllai i tij, Agron (Geron) Xhafaj vijonte aktivitetin kriminal të trafikut të narkotikëve.

Hysenaj, në hetimet e nisura për Geronin, devijoi hetimet, duke akuzuar publikuesit e të dhënave për vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili tashmë është i burgosur si trafikant në Itali.

Po ashtu, Hysenaj ishte prokurori i çështjes penale kundër ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i akuzuar për falsifikim të formularit të Dekriminalizimit.

Në momentin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta shkarkonte nga detyra, Kajmaku emëroi shefin e tij të kabinetit si pasues në krye të Bashkisë së Vorës.

Ky veprim acaroi shumë të plotfuqishmen politike të Partisë Socialiste në Vorë, në atë kohë, Belinda Balluku.

Acarimi i Ballukut duket se nxiti prokurorin Hysenaj që të kërkonte arrestimin e Kajmakut, një veprim i paprecedentë për raste të tjera të ngjashme.

Tashmë, pas këtyre “shërbimeve” të dukshme politike, me shumë mundësi, prokurori Kolë Hysenaj shpreson të marrë në këmbim mbështetjen nga trupa e Vetingut, e drejtuar nga Pamela Qirko. Marrë nga Reporter.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kole hysenaj vettingu per kole hysenajn kole hysenaj vettingu per kole hysenajn

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin