LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Vettingu/ Xhafaj kritik: Komisionerë nga KPK e KPA kanë punuar me 2 standarde

10 February 2022, 13:23 Nga DOSJA
VD-Vettingu/ Xhafaj kritik: Komisionerë nga KPK e KPA kanë punuar me 2

TIRANË– Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ishte kritik për punën e komisionerëve të KPK-së dhe KPA-së në fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend. Xhafaj nisi fjalimin e tij duke thënë se kur u prezantua në fillim ideja për skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk e kishin menduar se do të kishte të tilla rezultate. Duke shtuar se koa u dha të drejtë për nevojën e pastrimit nga sistemi për të korruptuarit, Xhafaj tha se kanë dëgjuar akuza nga më të ndryshmet.


“Në korrik të 2015-ës prezantova për herë të parë në media idenë e skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i emëruar si komponent të reformës në drejtësi, por s’e kishim menduar këtë gjë. Koha na ka dhënë të drejtë. Koha na ka dhënë të drejtë dhe për domosdoshmërinë e pastrimit të sistemit të korruptuar. Nga kjo foltore e përtej saj kemi dëgjuar lloj e lloj akuzash. Ata që s’i kuptoj realisht janë ata që gjenden në këtë sallë. Vettingu ka pasur konsensus të plotë politik. Aneksi kushtetues dhe ligji për vettingun iu është nënshtruar komisionit të Venecias 5 herë. Disa prej kolegëve të opozitës thonë se; ‘ligji është votuar pa votat tona’. Ligji i është nënshtruar gjykimit të Kushtetueses së kohës dhe më pas nga Venecia dhe Gjykata e Strasburgut. Ligji në fuqi është hartuar si projekt legjitim. Nëse nuk e keni kurajon për t’ju kërkuar ndjesë qytetarëve, të paktën heshtni. Disa prej jush se kanë dashur vettingun në politikë. Opozita zgjodhi rrugën e gabuar, iu shmang seancave për Legjislacionin. Apo siç veproi në 2017-ën kur hyri në çadër. Vota e sotme prej jush për ndryshimin kushtetues, është veprim i duhur. Jam i vetëdijshëm që në procesin e zbatimit jo gjithçka shkon sipas ligjit. Duhet përgjegjshmëri dhe koordinim. 

Me tone të larta, Xhafaj pohon se kanë bërë zgjedhje të gabuara në KLGJ e KLP, duke votuar dhe dhënë përgjegjësi personave që nuk u takonin. Duke thënë se duhet të ndihen të turpëruar, deputeti listoi problemet që janë hasur në këto institucione.

‘Raportohet se ka probleme me ritmin, me vonesa dhe zvarritjen e qëllimshme të disa prej tyre. Ashtu sikundër ka akuza për cënim të paanshmërisë, për disa komisionerë të veçantë për gjykimin me dy standarde, cënim të paanshmërisë dhe objektivitetit, nënshtrim ndaj presioneve e tjerë.’-tha ndër të tjera Xhafaj.

Deputeti shtoi se ka disa komisionerë për efekt hakmarrje dhe shantazhi ka pasur për to kallëzime penale të cilat janë mbajtur prej muajsh pa veprime dhe përmes tyre tentohet të ndikohet në vendimarrje të caktuara. Ai shtoi se ONM mund e duhej të luante një rol shumë më proaktiv në gjykimin e ndëshkimin e praktikave të kësaj forme.

‘Vërtetë sot po miratojmë një nen të thjesht për zgjatje afati, por kemi humbur një shans të mirë për të treguar mbështetje ndaj këtij procesi. Ishte momenti që pas 5 vitesh proces, të dëshmojmë se e duam këtë proces. Ne e kemi për detyrë që t’ju japim zë qytetarëve, përtej sherrnajave. Edhe sot vështirë të ndahemi nga kjo partiake që kemi. Duhet të ndihemi të turpëruar për disa nga zgjedhjet e bëra. Ne jemi të vërtetë me qasjen tonë. Është fakt që ne të gjithëve këtu, duhet të na bëjë të skuqemi për zgjedhjet e gabuara që kemi bërë, edhe në KLGJ e KLP. Ne këtu kemi votuar për ta, ndaj duhet të njihemi të turpëruar për zgjedhjet që kemi bërë. Duke njohur këtë përgjegjësi dhe duke reflektuar ne i japim akoma dhe më shumë besueshmëri procesit. Raportohet se ka probleme me ritmin, me vonesa dhe zvarritjen e qëllimshme të disa prej tyre. Ashtu sikundër ka akuza për cënim të paanshmërisë, për disa komisionerë të veçantë për gjykimin me dy standarde, cënim të paanshmërisë dhe objektivitetit, nënshtrim ndaj presioneve e tjerë. ONM duhet të luante një rol më shumë proaktiv në këtë drejtim. E vlerësoj shqetësues faktin që për disa komisionerë për efekt hakmarrje dhe shantazhi janë iniciuar kallëzime penale që mbahen prej muajsh pa veprime dhe përmes tyre tentohet të ndikohet në vendimarrje të caktuara. ONM mund e duhej të luante një rol shumë më proaktiv në gjykimin e ndëshkimin e praktikave të tilla. E vlerësoj shqetësues faktin që për disa komisonerë për efekt hakmarrje e shantazhi janë inicuar kallëzime penale që mbahen prej muajsh pa veprime e tentohet të ndikohet në vendimmarrje të caktuara. Komisionerët kanë bërë një punë voluminozë në një presion, duke i njohur këto merita shumicës prej tyre në KPK, komisioneri publik dhe veçanërisht në KPA nuk kemi pse të mos pranojmë se disa ndër ta nuk e kanë merituar këtë përgjegjësi dhe me mungesën e ndershmërisë kanë kërcënuar vlerat e këtij procesi. Ky është fakt. Ne të gjithë këtu të dy krahëve duhet të na bëjë që të skuqemi për zgjedhjet e gabuara që kemi bërë kur kemi shtypur butonin për ta. Gabim që e kemi bërë edhe me disa zgjedhje në KLP dhe KLGJ dhe që mesa po shoh edhe sot vështirë të ndahemi. Ne këtu, ju, kemi votuar për ta, i kemi zgjedhure, ndaj duhet të ndjehemi të turpëruar për disa nga zgjedhjet që kemi bërë. Duke njohur këtë përgjegjësi dhe duke reflektuar ne jemi të vërtetë me qasjen tonë ndaj këtij procesi dhe akoma më shumë i japim besueshmëri procesit.

Të nderuar kolegë padyshim që përgjegjësia kryesore na mbetet ne maxhorancës dhe na votuan për një mandat të 3. Lipset që të bëjmë akoma më shumë për një proces vettingu më të lartë. Procesi ka shfaqur dhe probleme, siç është ritmi apo vonesat e pajustifikuara, apo zvarritjen e qëllimshme për disa të tjerë. Ka akuza dhe për disa komisionerë, apo dhe ndikim me dy standarde. ONM duhet të luante një rol me aktiv në gjykimin e këtyre praktikave. Për disa komisionerë, janë iniciuar kallëzime penale që mbahen peng dhe tentohet qe të ndikohet në vendimmarrje të caktuara. Këto dukuri meritojnë që të analizohen. Në vlerësimin tim bordi ndërkombëtar i këtij proces do të duhej që të ishte më aktiv, por pa ONM nuk do të ishte ky proces. Janë duke luajtur rol kyç në mbajtjen e standardeve. Duhet të jemi mirënjohës dhe shoqërisë civile. Besoj te reforma në drejtësi. Është koha për të rikthyer drejtësinë e mohuar. Por është koha për të reflektuar edhe ne të gjitha krahët në këtë sallë. Ata që e duan siç e kishin dje, ta harrojnë se i vdekur nuk ngjallet më, veçse në ëndrra. Ata që e duan si dje, me keqardhje ju them se nuk paskan kuptuar asgjë. Por më mirë vonë se kurrë.

LAJMI KRYESOR: Vettingu në Kuvend!Berisha sherr me Salianjin:Ne opozitë,ju bashkëqeverisni me Ramën

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike fatmir xhafaj seance plenare 10 shkurt 2022 fatmir xhafaj seance plenare 10 shkurt 2022

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin