"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
VIDEO/Aksident i rëndë në Berat, mjeti rrëshqet nga rruga e bie në përrua
27 December 2021, 08:51Nga DOSJA
BERAT – Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Paftal-Mbreshtan, ku mësohet se një makinë ka rrëshqitur nga rruga dhe ka rënë në në përrua.
Mjeti është përmbysur në vendin e quajtur Kthesa e Përroit, ndërsa raportohet se makina po përshkonte rrugën në zbritje të fshatit Mbreshtan.
Ka qenë një banor i zonës, i cili ka lajmëruar menjëherë ambulancën dhe policinë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, një 33-vjeçar me inicialet V.T. nga fshati Paftal, i cili është dërguar në Spitalin rajonal të Beratit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Mendohet shkaku për aksidentin të kenë qenë kushtet e vështira atmosferike.
SHQIPËRI – Përkeqësimi i kushteve të motit në orët e para të ditës së sonte, 27 dhjetor, ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik të Operatorit të Siste...
VLORË – Moti i keq dhe reshjet e shiut gjatë natës kanë krijuar problemet e para në qytetin e Vlorës, ku Autoriteti Portual atje njofton se për shkak...
GJIROKASTËR – Shirat e rrëmbyer përgjatë 24 orëve të fundit, kanë krijuar probleme seriozore në furnizimin e energjisë elektrike në disa zona në Gjir...
DURRËS – Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë bërë që disa lagje dhe rrugë të qytetit të Durrësit të jenë nën p...
GJIROKASTËR – Probleme si pasojë e motit të keq ka pasur edhe në Gjirokastër dhe në fshatrat përreth saj, ku raportohet se është krijuar situatë e vë...