"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
VIDEO- Çmimi i naftës, qytetarët: S’ia dalim dot, do shesim makinat
11 February 2022, 14:38Nga DOSJA
BERAT– Qytetarët e Beratit kërkojnë që shtetit të marrë masa për rritjen e çmimit të karburanteve, pasi sipas tyre kjo po shton varfërinë. Shumë drejtues mjetesh po mendojnë të shesin makinat, për shkak se nuk përballojnë dot shpenzimet për shkak të kostove të hidrokarbureve. Në një prononcim për Syri TV, ata shprehen se nëse deri më tani kishin ndërmend të dilnin me makinë për ndonjë rrugë, tashmë do të maten pak më shumë. Ata shtojnë se rritja e çmimit të naftës nuk është në proporcion me pagat, të cilat janë të ulëta.
“Nusen e kam të sëmurë, dua të lëviz të shkoj në spital, rrogat janë të ulëta,”- thotë një prej tyre.
“Shumë keq me të keq, do heqim makinat,”- shton një tjetër.
“Po ja do matemi mirë, nëse dilnim për një rrugë, tani do dalim njëherë në disa rrugë,”- thotë qytetari tjetër.
Së fundmi, në vendin tonë ka pasur një rritje të çmimit të naftës, që po kap thuajse 200 lekë të reja, ndërsa sipas ekspertëve rritja e çmimeve të produkteve të shportës, kushton 5000 lekë më shumë për familjet shqiptare. Shifra këto që nuk kanë asnjë rimbursim nga shteti. Në muajt e ardhshëm pritet që çmimi i naftës të rritet akoma më shumë.
(F.m/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Prokurorët belgë kanë më shumë se tre ditë në Tiranë duke mbledhur të dhëna për dosjen Toyota Yaris. Hetimet për çështjen kanë nisur që në vitin 2018. Pr...
VLORË– Dyshime për shtëpi bari në Vlorë. Policia ka dalë në terren dhe po ushtron kontrolle në disa zona. Mësohet se policia ka pasur dyshime të fort...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një mesazh që daton më 20 qershor 2018, i cili pretendohet se ka informuar kryedemokratin Lulzim Basha për ...
TIRANË– Sot, Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin për një nga të akuzuarit për vrasjen e Azem Hajdarit, ish-truprojën e ish-kryeministrit Sali Berisha....
TIRANË – Prokurorët belgë po grumbullojnë të dhëna për disa dosje lidhur me aktivitetet e grupeve kriminale shqiptare në Belgjikë dhe vendin tonë. Më...