LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur arrestohet pedofili në Tiranë, priste takim me 13-vjeçaren

25 January 2022, 20:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Momenti kur arrestohet pedofili në Tiranë, priste takim me

TIRANË– Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin skandaloz të pedofilit që ngacmonte seksualisht përmes telefonit një vajzë të mitur 13-vjeçare. Stop infiltroi një agjente që shtirej sikur ishte 13-vjeçarja dhe vazhdoi komunikimet me pedofilin. Stafi i emisionit Stop, në bashkëpunim edhe autoritetet, mblodhi prova dhe investigoi për pedofilin. Ai quhet Musa Çerpja 59 vjeç, i divorcuar vite më parë, banues në Durrës dhe me origjinë nga Peshkopia, por punon si çoban në një fshat të Tepelenës. Ky person, Musa Çerpja, ka precedentë të shumtë penalë dhe i dënuar e arrestuar disa herë.

Ai ka qenë i dënuar dhe shoqëruar disa herë për disa vepra penale. Në vitin 2016 është ndaluar nga prokuroria e krimeve të rënda për zbulimi i të vërtetës. Në vitin 2017, është arrestuar në Tiranë për llogari të Prokurorisë Sarandë për vjedhje. Në vitin 2018 është arrestuar në Tiranë për vjedhje dhe ka vuajtur dënimin në burgun 313. Në vitin 2021 është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës për veprën penale keqpërdorim i thirrjeve telefonike ndaj një shtetaseje. Në vitin 2021 është arrestuar në Tiranë për ngacmim seksual ndaj personave të mitur më shumë se një herë.

Emisioni Stop, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, Forcat Operacionale të Tiranës dhe Policinë e Tiranës, inskenuan një takim mes pedofilit dhe të infiltruarës së emisionit “Stop”. Musa Çerpja erdhi në Tiranë, siç mendonte se kishte lënë takim me vajzën e mitur për të kaluar natën. Takimi ishte organizuar në sheshin “Skënderbej”. Por përveç vajzës së infiltruar të Stop, aty kanë qenë edhe Forcat Operacionale të Policisë Tiranë, të cilët mbanin nën vëzhgim të gjithë situatën.

Musa Çerpja shkoi në pikëtakim për t’u takuar me vajzën, por në atë moment u arrestua në flagrancë nga forcat e policisë. Psikologia Valbona Treska thotë se persona të tillë, të cilët kanë edhe precedentë penalë, duhet të mbahen vazhdimisht në vëzhgim.

“Në momentin që kemi të bëjmë me një person që ka kaq shumë precedentë penal dhe kaq shumë problematika në gjithë historikun e tij, në vazhdën e historikut të tij, do të thotë që është një person që as nuk është trajtuar ndonjëherë siç duhet, as nuk ka qenë në vëmendje siç duhet, është lënë vazhdimisht që nga problematika të kalojë në një problematikë tjetër dhe pastaj nuk është ndonjë çudi që deri në këto sjellje me anë të ngacmimeve me telefonata ka gjetur një mënyrë për të ngacmuar të mitur dhe të vijmë deri në këto situata ku jemi, kështu që ajo çfarë i vihet theksi është që nuk e kemi pasur në vëmendje fare jo vetëm këtë individ, por ka plot individë si puna e personit që juve referoni që janë sot pjesë e komuniteteve tona, që dihen që kanë precedent penal, siç kemi pasur dhe rastin e Fierit. Kështu që dihet që kanë precedent penal, por askush nuk kthen vëmendjen për të kuptuar se si duhet të funksionojë ky individ, ku duhet të jetë i referuar, kush duhet ta mbajë nën vëzhgim, nuk bëhet fjalë vetëm për policinë që duhet ta mbajë nën vëzhgim, se ndonjëherë mendojmë që vetëm policia është ajo që është gardiani, po bëjmë fjalë edhe për bashkitë, edhe për njësitë e mbrojtjes së fëmijëve brenda njësive bashkiake që duhet të funksionojnë siç duhet se jo gjithmonë funksionojnë siç duhet, kështu që janë të gjithë aktorët, është i gjithë zinxhiri që bëhet bashkë për t’i mbajtur në vëmendje këta individë që mos të kemi këto problematika”, tha Valbona Treska, kryetare e shoqatës së psikologëve.

Sipas Valbona Treskës, për monitorimin e personave me precedent të ngjashëm, duhet që të gjitha institucionet, jo vetëm policia, të bëjë mbikëqyrjen e tyre.

“Këta persona, edhe në momentin që e vuajnë dënimin e tyre, dalin rikthehen dhe janë po pjesë e këtyre komuniteteve ku kishin bërë pjesë ose mund të ndërrojnë banesën. Shkojnë në një vend tjetër që nuk janë të njohur dhe vazhdojnë njësoj me të gjithë mënyrën e tyre të funksionimit. Kështu që nëse nuk i kemi në vëmendje, se gjithë institucionet nuk bëjnë punën e duhur, do kemi pafund raste dhe nuk është çudi që raste të tilla t’i diskutojmë me njëri-tjetrin pafund në studio televizive apo në emisione investigative. Duhet secili të bëjë punën e tij, mos t’ia kërkojmë punën vetëm prindërve. Prindërit duhet të bëjnë edukimin e tyre, mos ja kërkojmë vetëm shkollës që ka një pjesë të tyre, jo vetëm policisë, jo vetëm bashkive, janë të gjithë bashkë dhe duhet të kemi dhe qendra rehabilitimi që nuk i kemi sot në Shqipëri për persona të tillë. Edhe në momentin që vuajnë dënimin me burg, ka një shërbim psikologjik brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, por vlerësojmë që nuk është mjaftueshëm për të rehabilituar rast pas rasti të gjithë personat që kanë problematika të shëndetit mendor. Personi duhet mbajtur nën vëzhgim dhe në momentin që mbahet nën vëzhgim janë shumë më të njoftuar të gjithë, edhe policia, edhe personi që është administratori i zonës është në dijeni të situatës, edhe shkollat që janë të asaj zone janë në dijeni. Domethënë duhet një rijetësim i dhënies së informacionit, mos ngelet informacioni kaq sekret dhe mos ngelet informacioni pa informacion dhe ai personi ndërron banesën dhe askush nuk e kupton që ka shkuar nga Kavaja është transferuar në Elbasan edhe nuk dihet më se ku është”, u shpreh Valbona Treska, kryetare e shoqatës së psikologëve.

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet musa çerpja pedofile ne tirane policia e tiranes musa çerpja pedofile ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin